Malaj: Kryeministri demagogjik përballë shqiptarëve të zhgënjyer prej premtimeve të pambajtura
Tiranë- Socialistët i kanë quajtur demagogji deklaratat e kryeministrit Sali Berisha mbi liritë ekonomike ne vend. Ish- ministri i Financave, Arben Malaj në një konferencë
Tiranë- Socialistët i kanë quajtur demagogji deklaratat e kryeministrit Sali Berisha mbi liritë ekonomike ne vend. Ish- ministri i Financave, Arben Malaj në një konferencë për shtyp i konsideroi të pavërteta deklaratat e shefit të qeverisë së Shqipëria është vendi më lirinë fiskale më të lartë në Europë. Sipas tij dy elementë të lirisë ekonomike që pengojnë zhvillimin e vendit tonë, janë pikërisht: indeksi i lirisë nga korrupsioni dhe e drejta e pronës. Kështu, duke folur lidhur me deklaratat e kreut të ekzekutivit që Shqipëria është vendi me lirinë fiskale më të lartë në Europë, Malaj ka qartësuar se kryeministri po mundohet të fshehë dështimet me tregues të cilëve ose nuk i kupton impaktin ose i deformon për demagogji paraelektorale. “Liria fiskale e Shqipërisë nuk është më e ulëta në Europë dhe nuk është shndërruar në përfitime për ekonominë dhe qytetarët shqiptarë. Liria fiskale është më e lartë edhe në disa ish- republika ruse, dhe është më e ulët në disa prej vendeve më të zhvilluara evropiane”, tha ai. Sipas deputetit socialist liria ekonomike e Shqipërisë për vitin 2008 sipas raportit të institucioneve ekonomike ndërkombëtare është përkeqësuar. “E dyta, dy elementë të lirisë ekonomike që pengojnë më shumë zhvillimin e vendit siç janë liria nga korrupsioni dhe të drejtat e pronës janë në nivelet më të ulëta dhe nuk janë përmirësuar gjatë 3 vjetëve të qeverisjes së Partisë Demokratike”, vijoi Malaj. Sipas ish- ministrit të financave dështimi në luftën ndaj korrupsionit është dështimi më i madh e më konkret i qeverisë Berisha, perceptimi i shqiptarëve në studimin e fundit duket se është i saktë dhe real. Çdo angazhim i qeverisë për të mos i pranuar këto shifra dhe këtë perceptim publik, e përkeqëson akoma më shumë qeverisjen e vendit. “Korrupsioni elitar, kapja e shtetit, keqpërdorimi politik i administratës publike dhe fiskale janë rrënjët e këtij korrupsioni që rëndon akoma më shumë jetën e përditshme të shqiptarëve”. Më tej ai ka shtuar se shqiptarët e kanë mbështetur anëtarësimin në NATO me rreth 90%, Kryeministri në vend të tureve demagogjike duhet të luftojë kundër korrupsionit, të ulë demagogjinë dhe të rrisë rezultatet reale ndaj kësaj lufte. “Shqiptarët janë sot më të zhgënjyer, janë sot më të varfër, dhe po shpresojnë gjithnjë e më pak tek qeveria dhe politika”, përfundoi Malaj.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj