Faqja e Pare | Politike | Leskaj: Korrupsioni është rritur, ndërsa besimi tek qeveria ka rënë maksimalisht

Leskaj: Korrupsioni është rritur, ndërsa besimi tek qeveria ka rënë maksimalisht

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Korrupsioni dhe transparenca kanë qenë dy nga kartat me të cilat, PD dhe kryeministri erdhën në pushtet, përveç premtimeve


Korrupsioni dhe transparenca kanë qenë dy nga kartat me të cilat, PD dhe kryeministri erdhën në pushtet, përveç premtimeve të boom- it ekonomik dhe rritjes së cilësisë së jetës së njerëzve.

Sondazhi i lançuar dje nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim i financuar nga USAID, hedh dritë mbi dështimin total të kësaj maxhorance.

Nga një vështrim i të dhënave rezulton se :

-Korrupsioni është në rritje

-Eshtë rritur piazza e korrupsionit, pra është rritur korrupsioni në nivelet e larta.

-Ka rënë besueshmëria ndaj qeverisë edhe te të djathtët

-Është ulur transparenca e qeverisë dhe e Parlamentit

Ajo që dua të vë në dukje lidhet me faktin që ky sondazh është bërë përpara ngjarjes tragjike të Gërdecit, e cila është dëshmia më e pastër e korrupsionit shtetëror, që hodhi në erë jetë njerëzish e prona po edhe e mungesës së totale të transparencës.

Pra, situata sot është edhe më keq se në kohën kur është kryer sondazhi.

Gjithsesi për t’u kthyer te gjetjet e këtij sondazhi ajo që bie në sy, është fakti se vazhdon të mbetet i lartë perceptimi mbi nivelin e korrupsionit në vend dhe në disa aspekte ka përkeqësim të situatës, në raport me vitin 2006 dhe vitin2005.

Sot 40 % e të intervistuarve mendojnë se korrupsioni ndërmjet zyrtarëve publikë është rritur.

Ka përkeqësim të situatës korruptive lidhur me nxjerrjen e dokumentave zyrtare dhe me trajtimet mjekësore po këto nuk janë të vetmet.

Problemi i dytë që lidhet me perceptimin publik ndaj korrupsionit është fakti se asnjëherë nuk ka qenë kaq e ulët besueshmëria ndaj qeverisë për luftën ndaj korrupsionit.

Sipas këtyre të dhënave sot publiku ka më pak besueshmëri se sa kishte në vitin 2005, lidhur me ndihmën që mund të japë qeveria në luftën ndaj korrupsionit.( nga 41.5 në 41% )

Dhe kjo është e kuptueshme. Si mund të besoj publiku ndaj një kryeministri që mban në detyrë një drejtues të implikuar në një krim e që është në arrest shtëpie. Dhe ky nuk është I vetmi rast.

Ka një të dhënë shumë interesante në këtë sondazh që lidhet me besueshmërinë. Ka rënie të besueshmërisë te njerëzit me bindje të djathta.

Pra ata që e kanë votuar qeverinë e PD nuk e besojnë më. 57. 5 % e të djathtëve të intervistuar, nuk i besojnë qeverisjes qendrore dhe kjo shifër është 20% më e lartë se në vitin 2006. Pra, besueshmëria ka rënë 20% në një vit te të djathtët pa le te publiku në përgjithësi.

Të gjitha të dhënat e sondazhit provojnë se qeveria ka dështuar në luftën ndaj korrupsionit, madje as nuk e ka patur seriozisht luftën ndaj tij.

Problemi është se këtë kosto qeveritare e paguajnë shqiptarët, të cilët për shkak të korrupsionit kanë sot më pak punë, më pak shërbime, çmime dhe tarifa më të larta e të papërballueshme.

Lidhja mes korrupsionit dhe varfërisë është shumë e qartë.

Eshtë kjo arsyeja që edhe në këtë sondazh 60.4% e të intervistuarve e quajnë të keqe ose shumë të keqe, situatën e përgjithshme ekonomike.

Dhe këta që jetojnë më keq sot janë më shumë se në vitin 2005 ( jo pak po 27% më shumë).

83 % e të intervistuarve sot konsiderojnë problemin e tyre më të madh papunësinë, varfërinë, inflacionin dhe kjo është tronditëse.

Shihni raportin e KLSH sa u kushton shqiptarëve korrupsioni qeveritar.

6 miliard lek dem ekonomik e financiar për vitin 2007.

Në se paratë që rezultojnë të abuzuara sipas raportit të KLSH, nuk do ishin abuzuar, sot do kishim 10 mijë vende pune më shumë .

Që do të thotë se 10.000 familje mund të jetonin më mire. Ose

100 mije familje te varfra do përfitonin gati tre here me shume Ndihmë Ekonomike, për te zbutur varfërinë ekstreme ne qytet dhe ne fshat. ose

Sikur këto fonde te ishin mirë menaxhuar 105 mije persona me aftësi te kufizuar, mund te përfitonin dyfishin e pagesës qe marrin sot.

Me këto para mund te ishin ndërtuar rreth 4 mije apartamente sociale, me 60 metra katrore, për të varfrit e njerëzit ne nevoje.

Opozita ka te drejtën legjitime të pyesë: Ku kane shkuar këto fonde? Kush i ka përfituar?

Në fakt ky është regjimi më kleptokrat që ka njohur ky vend, që jo vetëm nuk luftoi korrupsionin po e shtoi atë.

Dy muaj më parë kur kam ngritur problemin e nevojës së sistemit antikorrupsion, një koleg ngriti një diskutim kundërshtues mbi këtë çështje, mbas një jave ndodhi Gërdeci që tregoi se në të vërtetë qeveria kishte ngritur një sistem po që ishte sistem korruptimi.

Nuk është rastësor fakti që të gjitha raportet edhe ndërkombëtare e konsiderojnë korrupsionin problem serioz për Shqipërinë e vetmja që nuk dëgjon është qeveria.

Në fund dy fjalë për transparencën e cila edhe sipas këtij sondazhi rezultoi një dështim tjetër i qeverisë ose një gënjeshtër e madhe e programit qeveritar dhe vet Kryeministrit.

Të gjitha Institucionet përfshirë dhe parlamentin, kanë marrë më pak se 50 pike në vlerësimin e publikut lidhur me transparencën dhe janë më poshtë se c’ kanë qene në vitin 2005.

50 është kufiri i pikëve kaluese, ndërsa Qeveria ka marrë vetëm 38 pikë ose ka zbritur dhe 7 pikë të tjera në raport me vitin 2005 kur shpalli nismat e transparencës së madhe qeveritare.

Besoj se çdo koment mbi demagogjinë qeveritare për luftën ndaj korrupsionit dhe transparencën është i tepërt.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (1 vendosur):

Merturi ne 09 May, 2008 07:13:15
avatar
Ju te majtet duhesh ti hiqnit oksigjenin Berishes kur deklaroi per simbiozen dhe nuk e denoncoi.Kerkesa e llogarise ndaj tije per rastin konkret ishte fitorja e pare ne lufte kundra korrupsionit.Kjo do te tregonte se luften kundra korrupsoinit po e ben e majta ne opozite dhe jo pushtetaret qe erdhen per kete qellim ne pushtet me 2005.Ju,te majtet treguat paaftesi per ti hequr oksigjenin Berishes.Ketu qendron berja e politikes se dobet e juaja,ndaj te djathtes,ne interres te popullit te pa pune.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative