Islami: Me ndryshimet kushtetuese kanë fituar shqiptarët, jo politika
Tiranë- Sekretari për çështjet zgjedhore ne Partinë Socialiste të Shqipërisë, Kastriot Islami, ka folur dje në lidhje me komentet
Tiranë- Sekretari për çështjet zgjedhore ne Partinë Socialiste të Shqipërisë, Kastriot Islami, ka folur dje në lidhje me komentet dhe deklaratat e fundit të bëra nga politika në lidhje me ndryshimet kushtetuese, që sipas tij nuk kanë pse të diskutohen më tashmë, sepse janë miratuar me shumicën e votave dhe kanë kaluar të gjitha hallkat që duhen. Islami tha dje në seancë se “doja të shpjegoja pse dola të them dy fjalë lidhur me çështjen e reformës që ka bashkuar në mënyrë trasversale një mazhorancë të konsiderueshme mbi 97 % pra 20 për qind mbi atë mazhorancë kushtetuese që duhet për të bërë reforma. Dhe për fatin e keq ka identifikuar një minorancë të përkohshme antireformë më të vogël se 12 për qind apo 17 deputetë. Dhe kjo është arsyeja që unë mendoj se për vetë historinë të këtyre 17 vjetëve me ndërhyrjen ndërkombëtare, pa pasur nevojën e një presioni ndërkombëtar, klasa politike shqiptare dhe një mazhorancë e konsiderueshme është maturuar për të kryer reforma të tilla siç është reforma zgjedhore apo konsolidimi i sistemit politik në funksion të proceseve integruese. Kjo është arsyeja që unë edhe para disa ditësh kamë thënë se për herë të parë brenda këtyre 17 vjetëve funksionon ajo që është gjuajtur fitimi nga të gjitha palët, jemi në rezultat mbi 87%. Kanë fituar jo vetëm 87 % e deputetëve dhe politikës por po të mendojmë gjithë elementët e kësaj reforme kanë fituar shqiptarët. Shikoj se ka një tendencë për ta çuar këtë më tej në mënyrë spekullative. Në qoftë se në parlamentin shqiptar nuk arrij të kuptoj se si me një veprim antikushtetues ndoshta dhe korruptiv kërkohet të mbrohet kushtetuta ndërkohë që ajo u miratua nga një mazhorancë maksimale tejet kushtetuese. E gjithë kjo lëvizje me sa duket është spekulative, politike, lëvizje që tregon gjendej të vështirë dhe panik e shoqëruar dhe me mllef që vjen në parlamentin shqiptar”. Duke treguar një anektodë përpara deputeteve, socialisti Islami e ka mbyllur fjalën me frazën “ndonjëri që vazhdon me mllef ka lindur i vdekur në politikë”.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj