Faqja e Pare | Politike | Rama: Korrupsioni rëndon mbi qeverinë Berisha

Rama: Korrupsioni rëndon mbi qeverinë Berisha

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Rama: Do të kontribuojmë në të gjitha reformat e masat e nevojshme në luftën kundër korrupsionit në vend


Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama ka folur dje në lidhje me raportin e publikuar dy ditë më parë për korrupsionin në Shqipëri. Sipas liderit socialist alarmi për nivelin e korrupsionit gjithnjë në rritje në vendin tonë, është edhe më i tmerrshëm kur vjen nga një përfaqësues i lartë në Shqipëri, siç është Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Ëithers. Pavarësisht gjendjes së tmerrshme të nivelit të korrupsionit në vendin tonë, kreu socialist ka siguruar të gjithë se partia që ai drejton do të kontribuojë në të gjitha reformat e masat e nevojshme në luftën kundër korrupsionit në vend poshtë, deklarata e plotë e liderit socialist lidhur me raportin e fundit të korrupsionit në Shqipërisë, bërë publik dy ditë më parë.

 Edi Rama:  

 Dua të përshëndes e falënderoj publikisht përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ambasadorin John Ëithers, për gjithçka tha dje mbi gjendjen e korrupsionit në vendin tonë, shkaqet e përkeqësimit të kësaj plage, pasojat dhe masat që duhen marrë.

Ndoshta asgjë nga ato që tregon studimi i komentuar prej ambasadorit Ëithers nuk është e re për ne, që e kemi thënë vijimësisht se në Shqipëri korrupsioni nuk po luftohet dhe se në shumë aspekte ai po hyn më thellë në damarët e shtetit e po rëndon më shumë në kurriz të vendit e të qytetarëve shqiptarë.

Por e thënë prej dikujt që nuk është palë në skenën politike dhe që përfaqëson këtu aleatin e madh strategjik të shqiptarëve në përpjekjen për demokratizimin, modernizimin e integrimin e Shqipërisë në Botën e Lirë, kjo e vërtetë shumë shqetësuese merr peshë të veçantë.

Ne jemi absolutisht dakord me pikëpamjen se e gjithë klasa politike duhet të bëjë shumë më tepër në luftën kundër korrupsionit dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë për të gjitha reformat e masat e nevojshme, në nivelin kushtetues e ligjor, po edhe në atë etik ku politika shqiptare jep një shembull të patolerueshëm me gjuhën, sjelljen e veprimet e shumëkujt ndër përfaqësuesit e saj.

Por ritheksojmë se përgjegjësia kryesore për këtë rritje të rrezikshme galopante të ndikimit të korrupsionit në sjelljen e shtetit ndaj qytetarit i takon atyre që qeverisin dhe rinënvizojmë se kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e tij e kanë mbështetur direkt dhe indirekt korrupsionin, duke u betuar me fjalë kundër tij e duke u bërë, me vepra të dënueshme e mosveprime të pajustifikueshme, sponsori i tij gjeneral.

Nën këtë qeveri kanë ndodhur ngjarjet më të rënda me motiv korrupsionin, nga grabitja e fondeve të rrugës Durrës – Kukës, ku në emër të patriotizmit ka ikur në drejtim të paditur një fond i barabartë me shumën e nevojshme për të ndërtuar edhe Rrugën e Arbërit, tek ndërhyrja e paligjshme për ndryshimin e kushteve të tenderit të kartave të identitetit në mes të garës, ku nuk cënohet vetëm xhepi i shqiptarëve po kërcënohet edhe e drejta e votës, dhe deri tek shpërthimi vullkanik i gangrenës së Gërdecit, ku korrupsioni mori jetë njerëzish, shkatërroi shtëpi, prona e pasuri, rrënoi shpresën e ardhmërinë e mijëra familjeve të ndershme.

Nën këtë qeveri një njeri i arrestuar vazhdon të drejtojë sistemin e tatimeve të republikës, gjë që nuk tregon se Sali Berisha respekton të drejtën e prezumimit të pafajësisë, po se kryeministri ynë është simboli i një politike të vjetër të fjalëve të ndara nga veprat, të interesave personale e klanore, të paaftësisë e të dështimeve sistematike.

Nën këtë qeveri ka humbur shpresa, ka marrë revan varfëria e papunësia, është dhjetrafishuar kostoja e jetesës  dhe është bërë i papërfillshëm çmimi i jetës.

Kësaj qeverie të dalë nga politika e vjetër e dasive artificiale për të garantuar pushtetin e një klani ne do t'i japim fund me një bashkim të ri, përtej kufijve të vjetër të partive, me çdo shqiptar e shqiptare, socialistë e demokratë të ndershëm, të cilët duan një Shqipëri të punës së ndershme e të politikës së re në luftë me varfërinë, papunësinë, injorancën, dhunën, korrupsionin.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (4 vendosur):

plaga55@aol.com ne 09 May, 2008 05:43:54
avatar
Ne korrieri 28/4/2008
Sale Berish te ka mesuare,o spiun i qelbur (zogaj)cili Senator ose kongresmen apo Departamenti amerikan!, te paska-thene ty fare-buri;"amerikanet pro kufizimit te imunitetit te deputetve shqiptare" shteti Amerika askapatur dhe as to te kete respekt per deputetet e kuvendit te krye spiunit Sali-Nano...Ti spiun-zogaj me parate e shqiptarev brodhe ne per (kasino e ne dritat e kuqe) dhe ato parate qe depozitove Ti dhe shoket e tu,me emer -pseodonime, patjeter u " bllokuan" dhe nese do te keshe (koh) tjeter here per te vizituare ameriken, atje ne burge me zezaket ata to te trekojne si e ke psedonimin tani...."Dhe ambasadori amerikan ne Tiran, do ta ketheje pergjigjen...

Te gjitha pasurit, edhe plackat te "trupit" te deputeteve dhe te qeveritarve , te 18 viteve to tu kofiskohen dhe keto "leket" to t'i ndahen "popullit pa dallim" Mjere familjaret e qeveritarve te Berishes, do te presin radhen ne per dyerte e (BURGUT" Ne se ata sjane ne (burg-familjaret e Sales ME TRASTA NE DORE DO TE NGELEN NE BURGUN E BURRELIT)... Berisha thote se:"pagat nga muaji korrik do te (Rriten) 3,1per qind."..Kurse populli packa se hidhet nga dritaret,"qeveria e Berishes i vret...Tirana 80% per qind, buke me liste! O Berish qeverija e spiunve, "Ne besojme se: "shume shpejt dhe shpejt perpara muajit korrik qeverija e juaje dhe partit e Ramizit do te jene (BURG)"
Merturi per Berish Dain ne 09 May, 2008 06:38:49
avatar
Kurrizi i nji ftyre pa ftyre qe ka Berisha nuk pyet fare mbi rendesin e krimit.Ai shkarkohet apo nulezohet me dy fjale.Nuk di gje.Kjo shprehje eshte bere direktive e qeveritarve te djathet te cilet te pergjigjen flake per flake per tu shkarkuar a po nulezuar nga pergjegjesia e puneve te kryera pa mend.Ketyre pushtetarve i ka erdhur koha jo te nulezohen po te futen thelle ne toke qe nulezimi te jet sa me i efektshem.
POSTJERI TROKET ne 09 May, 2008 07:36:19
avatar
Mja-mja me keto fytyra te shemetuara, me fytyra-spiune-serbe...Mire thote ky zotnoja me larte, kurse un them se burgu eshte shume pak per Salin dhe berishistet ata duhet ti varesh, patjeter duhet nje Avni Rustemi, duhet bere si ceberi "TRIMI MYZEQAR NE HIMAR" JAPRA UNGJALL (Avniu) Muzeqe...
Sokol Halili ne 14 May, 2008 08:21:59
avatar
Nuk besoj se gjuha e urrejtjes eshte gjuha e Edi Rames, i cili po ben ate qe se kane bere politikanet shqiptare ne keta 18 vite-opoziten konstruktive. Prandaj edhe komentuesit duhet te ndjekin te njejten linje...perndryshe i japin sinjale kontradiktore votuesit.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
3.00
Powered by ANA Creative