Faqja e Pare | Politike | Braçe: Qeveria po përdor shtetin për të mbrojtur veten, të kapur në krim kundër qytetarit

Braçe: Qeveria po përdor shtetin për të mbrojtur veten, të kapur në krim kundër qytetarit

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Dy ditë më parë, Kryeministri i vendit, Sali Berisha, për herë të parë, vendosi të japë një përgjigje për çështjen e zhdukjes

Dy ditë më parë, Kryeministri i vendit, Sali Berisha, për herë të parë, vendosi të japë një përgjigje për çështjen e zhdukjes së shqiptarit, rezident në Shqipëri Remzi Hoxha.

Për herë të parë, ish Presidenti në kohën e krimit dhe kryeministri në kohën e fshehjes së krimit, mori një qëndrim zyrtar.

Në gjykimin tonë, Kryeministri mori një qëndrim cinik - të padenjë pre babai, një qëndrim të papërgjegjshëm në raport me ligjin - prej zyrtari, një qëndrim mjeran të denjë - prej fajtori, një qëndrim dredhues - të denjë prej vrasësi, një qëndrim të frikshëm - prej një kryeministri burracak që mendon e vepron si t'i shmanget DREJTESISE.

Në gjykimin tonë, Kryeministri Berisha, më parë por edhe dje, vendosi të jetë në anën e krimit shtetëror, kundër qytetarit, në anën e shtetit vrasës kundër qytetarit viktimë.

Në gjykimin tonë, kryeministri Berisha, më parë por edhe dje, vendosi të jetë në anën e atyre që pengojnë drejtësinë, shantazhojnë e kërcenojnë atë, kundër funksionimit të saj në mënyrë të pavarur e të drejtë.

Në gjykimin tonë, kryeministri Berisha, më parë por edhe dje, vendosi të na tregojë se ai ka vendosur shtetin në favor të krimit, në mbrojtje të krimit, madje me të rendit, atij që përdor shtetin për të vrarë e zhdukur shqiptarët patriotë, të ndershëm e fisnik në qëllimet e tyre, si Remzi Hoxha.

Prej shumë muajsh, por më shumë nga dje, ne shqiptarët, nuk kemi më qeveri që të na shërbejë, shtet që të na mbrojë, vend, atdhe ku të jetojmë të sigurt.

Prej shumë muajsh, por më shumë nga dje, ne shqiptarët, kemi qeveri kliente tek drejtësia si askush me parë, qeveri nën akuzë si askush më parë, qeveri që i shërben vetes në banken e akuzës, jo qytetarit, madje kunder qytetarit që e ka votuar.

Jo për shkelje të rregullave dhe etikes në punë, por për KORRUPSION DHE VRASJE.

Ne sot kemi një Ministër të Jashtëm nen hetim penal për shpërdorim detyre e korrupsion.

Ne sot kemi një Ministër të Mbrojtjes nën hetim, për një mal akuzash ngritur sërish nga PROKURORIA.

Ne sot kemi një Ministër Drejtësie, i cili u dorëheq pas një përgjimi brenda qeverisë për një tjetër rast intimidimi mes zyrtarësh e familjarësh politik në tentative për KORRUPSION.

Ne sot kemi një ministër Transporti, ex ministër i Brendshëm, të cilin e thërasin dëshmitar nëpër gjyqe ku akuza nuk është me e lehta por më e rënda, ajo e vrasjes.

Në sot kemi një kryeministër, me bilancin më tragjik përsa i përket korrupsionit: 26 të vrarë, 300 të plagosur, dhe kjo vetëm në një rast.

Ne sot nuk kemi një qeveri shërbimi, por një qeveri që e ka kthyer korrupsionin në mënyrë qeverisje dhe mënyrë jetese.

Pikërisht, kjo Qeveri duhet luftuar!

Sepse kjo Qeveri, po përdor shtetin për të mbrojtur veten, të kapur në krim. Në krim të përbindshëm kundër qytetarit.

Sepse kjo Qeveri, po përmbys shtetin, moralin e tij, "ligjin si të njëjtë për të gjithë" pavarësisht statusit të tij politik.

Sali Berisha, po vendos në këtë vend një standard tejet kriminal, model, sipas të cilit, po të jesh në qeveri, me qeverinë, mund të vrasësh, vjedhësh, përdhunosh, pasurohesh dhe përsëri të mbron Sali Berisha.

Sali Berisha, po vendos në këtë vend një standard të dytë tejet kriminal, model, sipas të cilit, po të punosh për Sali Berishën, të zbatosh urdhrin e tij, të mbrosh politikën e tij edhe antishqiptare, mund të bësh çdo gjë, të vrasësh, vjedhësh e pasurohesh, dhe përsëri të mbron Sali Berisha.

Ky nuk është shteti YNE, ky nuk është shteti i 92 % të shqiptarëve. Kështu funksionon MAFIA/JO QEVERIA! Mbi të gjitha një QEVERI DEMOKRATIKE.

Të nderuar kolegë, Remzi Hoxha ishte një shqiptar, madje një shqiptar i madh, nga ata që vunë e përdorën çdo gjë për çlirimin e Kosovës, që herët, kundër Milosheviçit dhe makinës së tij makabër.

Për këtë e vranë. Shqiptarët që ushqenin Milosheviçin.

Në këtë krim shtetëror Sefgjini është "koburja njerëzore". Për këtë e akuzon Prokuroria.

Historia e këtyre ditëve kërkon një përgjigje:

Kush e shkrepi koburen mbi Remzi Hoxhën!

Motivi, ka dalë në dritë: media e nxori: Takimi Berisha-Milosheviç.

PS: Ana më e dukshme e korrupsionit të qeverisë, monopolizimi i punëve publike

Tiranë- Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, ka denoncuar dje nga kryesia e Kuvendit, korrupsionin e qeverisë së Sali Berishës dhe monopolizimin që po i bën kjo qeveri Punëve Publike në vend. Pas publikimit të raportit të fundit, ndërtuar mbi të dhënat e një sondazhi të sponsorizuar ndërkombëtarisht, për korrupsionin, ka rezultuar se 92 % e shqiptareve të pyetur, thonë se korrupsioni është shumë i përhapur, gjë që dëshmon se qeveria po e kthen korrupsionin në mënyrë jetese. Sipas raportit, niveli i korrupsionit në perceptimin e shqiptarëve, është 13 % më i lartë se një vit më parë, gjë që dëshmon se Qeveria po kthen korrupsionin në mënyrë qeverisje. “Në fakt ky nuk është më perceptim por realiteti, por për fat të keq reagimi ndaj tij është inegzistent, i vetmi reagim qeveritar është në drejtim të pengimit të drejtësisë”, ka deklaruar Braçe duke vijuar se kjo është marrëdhѱnia e fortë e Qeverisë me korrupsionin, tashmë e institucionalizuar vertikalisht në hierarkinë shtetërore, dhe e shtrirë horizontalisht në të gjitha institucionet e shtetit. “Paratë publike të shqiptarëve, paratë e kredive të marra nga institucionet e huaja financiare, janë elementi kyç në këtë marrëdhënie të fortë të qeverisë së Sali Berishës me korrupsionin- tha ai duke vijuar më tej se - monopolizimi i punëve publike, pra ndërtimi i monopoleve në ndërtim, sektorin që merr fiunancimet me të mëdhaja publike, është ana më e dukshme e korrupsionit”. Për më keq, këto monopole po bien në duart e kompanive me problematike të rajonit, në fokus të goditjes së organeve represive në vendet e tyre të origjinës. Shmangia e konkurencës, garave, prishja deri shmangia e rregullave të konkurimit, degjenerimi në procedura fiktive, është elementi i dytë më i dukshëm i korrupsionit. Lidhur me këtë Braçe ka dhënë dy shembuj konkretë të korrupsionit galopant në vendin tonë, të qeverisë më publiët publike.

Rasti “SCT”

“Qeveria lajmëroi dy ditë më parë se nënshkroi marrëveshje me SCT për ndërtimin e terminalit të pasagjerëve në Durrës. Kjo pas një tenderi të stërzgjatur, jo transparent e shumë të dyshimtë. Kjo ndodhi siç ne ju paralajmëruam në shkurt. Që nga shkurti SCT, statusi i saj në Slloveni nuk ka ndryshuar, ajo mbetet e dyshuar, nën hetim penal për evazion fiskal, marrëveshje kartelore, ryshfete, pastrim parash”, tha Braçe. Prova që ia ka paraqitur përpara mediave ka qenë një pamje filmike të të cilën drejtori i kësaj kopanie është arrestuar dhe po shoqërohej nga policia në shkurt dhe është nën hetim. “Qeveria shqiptare ka vendosur një marrëdhenie të fortë, të dyshuar si korruptive me këtë kompani, duke i dhënë thuajse pozitë monopol në punët publike: 1) Milot-Skuraj; 2) Skuraj-Rrubik; 3) Terminali i Durrësit; 4) E para në Bypass Fier; 5) E para në lotin e II të Levan – Tepelenë”. Sipas Braçes mbi të gjitha vlerat me të cilat ajo ka konkurruar janë 10-15 % më të vogla se fondi limit dhe me diferenca shumë të mëdha nga kompanitë e tjera.

Rasti “Roughton International”

Një tjetër rast korrupsioni i pastër është ai kur më datë 5.5.2008, qeveria ka patur procedurën për të përzgjedhur konsulentin për menaxhimin e projektit të Rrëshen- Kalimash. Vlera 1,7 milrd USD pa TVSH. “Sipas informacioneve tona, ky tender është shpallur dhe 2 herë të tjera, por është anuluar për mungesë konkurencë. Arsyeja është se prej më shumë se 6 muaj këtë punë e kryer një kompani Britanike, e përzgjedhur pa garë të hapur”. Lidhur me këtë nënkryetari i grupit kuvendor socilat ka paraqitur edhe prova duke thënë treguar në faqen zyrtare të firmës, ku pavarësisht tenderit të fundit të Qeverisë, ajo thotë se po kryen këtë punë ne Shqipëri. “Siç thotë kjo punë konsiston në asistimin e DPRR në menaxhimin e kontratave dhe mbi të gjitha në ruajtjen e projektit brenda kostove. Qeveria tashmë, ka pranuar shtesë kontrate në mbi 34 %, ose mbi kosto 142 mln euro të tjera. Kjo është një tjetër dëshmi se Rreshen-Kalimash tashmë po përdoret nga kushdo për të bërë para, pasuri në kurriz të shqiptarëve e taksave të tyre”.

Nisur nga sa më sipër, socialistët i kërkojnë Prokurorisë, të verifikojë në mënyrë urgjente faktet, veçanërisht hetimet penale ndaj SCT. “KLSH të nisë procedurat e kontrollit të specializuar për procedurat e ndjekura të paktën në 4 objekte. Prokuroria të shtrijë hetimet dhe mbi këtë tender të ri e që lidhet me Rrëshen-Kalimash”, përfundoi Braçe. .

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (2 vendosur):

plaga55@aol.com ne 09 May, 2008 05:41:57
avatar
Ne korrieri 28/4/2008
Sale Berish te ka mesuare,o spiun i qelbur (zogaj)cili Senator ose kongresmen apo Departamenti amerikan!, te paska-thene ty fare-buri;"amerikanet pro kufizimit te imunitetit te deputetve shqiptare" shteti Amerika askapatur dhe as to te kete respekt per deputetet e kuvendit te krye spiunit Sali-Nano...Ti spiun-zogaj me parate e shqiptarev brodhe ne per (kasino e ne dritat e kuqe) dhe ato parate qe depozitove Ti dhe shoket e tu,me emer -pseodonime, patjeter u " bllokuan" dhe nese do te keshe (koh) tjeter here per te vizituare ameriken, atje ne burge me zezaket ata to te trekojne si e ke psedonimin tani...."Dhe ambasadori amerikan ne Tiran, do ta ketheje pergjigjen...

Te gjitha pasurit, edhe plackat te "trupit" te deputeteve dhe te qeveritarve , te 18 viteve to tu kofiskohen dhe keto "leket" to t'i ndahen "popullit pa dallim" Mjere familjaret e qeveritarve te Berishes, do te presin radhen ne per dyerte e (BURGUT" Ne se ata sjane ne (burg-familjaret e Sales ME TRASTA NE DORE DO TE NGELEN NE BURGUN E BURRELIT)... Berisha thote se:"pagat nga muaji korrik do te (Rriten) 3,1per qind."..Kurse populli packa se hidhet nga dritaret,"qeveria e Berishes i vret...Tirana 80% per qind, buke me liste! O Berish qeverija e spiunve, "Ne besojme se: "shume shpejt dhe shpejt perpara muajit korrik qeverija e juaje dhe partit e Ramizit do te jene (BURG)"
postjeri TROKET ne 09 May, 2008 06:39:58
avatar
Mja-mja me keto fytyra te shemetuara, me fytyra-spiune-serbe...Mire thote ky zotnoja me larte, kurse un them se burgu eshte shume pak per Salin dhe berishistet ata duhet ti varesh, patjeter duhet nje Avni Rustemi, duhet bere si ceberi "TRIMI MYZEQAR NE HIMAR" JAPRA UNGJALL (Avniu) Muzeqe...

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
5.00
Powered by ANA Creative