Kuvend, shumica miraton me dhunë kartoni, e vetme ligjin për legalizimet
Tiranë- Mbrëmja e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, ka shënuar edhe një debat të ashpër mes shumicës dhe opozitës,
Tiranë- Mbrëmja e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, ka shënuar edhe një debat të ashpër mes shumicës dhe opozitës, në momentin e kalimit në seancë të ligjit të shumëkontestuar të legalizimeve. Me votim krejtësisht të papritur dhe jashtë rendit të ditës, mazhoranca e djathtë në Kuvend ka miratuar ndryshimet në ligjin për legalizimet, ligj që vetëm pak javë më parë është kthyer për rishikim nga Presidenti i Republikës duke mos e dekretuar. Vetëm pak minuta përpara përfundimit të seancës së pasdites të së hënës në sallën e kuvendit ka mbërritur kryeministri Sali Berisha, gjë që nuk pritej pasi ai prej kohësh nuk paraqitet në seancë duke iu shmangur përballjes me opozitën, për shkak të një sërë çështjesh që e majta kërkon shpjegime dhe ai të marrë përgjegjësitë si kreu i ekzekutivit. Menjëherë pas mbërritjes së tij në sallën e Kuvendit, kryetarja e parlamentit Topalli ka njoftuar fillimin e votimit për ligjin e legalizimeve. Një veprim i tillë ka shkaktuar jo pak reagim në radhët e opozitës e cila ka kundërshtuar miratimin e ligjit në këtë mënyrë, pasi ky ligj nuk ishte në rendin e ditës e veç kësaj, ajo çka ishte më e rëndësishmja se deputetët nuk kishin në tryezën e tyre asnjë material për këtë ligj. Debate të ashpra ka patur në këtë moment mes përfaqësuesve të opozitës dhe kreut të qeverisë në Kuvend. E megjithatë pavarësisht kundërshtimeve ligji për legalizimet mori 71 vota pro dhe 15 kundër. Kjo shënon një tjetër përplasje të ashpër mes mazhorancës dhe opozitës, pasi e djathta nuk merr parasysh propozimet dhe thirrjet për bashkëpunim, duke miratuar me dhunën e kartonit ligje që janë në interes të saj, të disa personave dhe duke mos marrë parasysh propozimet dhe vërejtjet e grupeve të interesit apo të opozitës kuvendore.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
Digg



Komente (6 vendosur):
Per ket bumbashirin qe na mbet'ne dere.
Nuk kuptoj c'po ndodh me Shqipetaret
qe me duket se po dalin nga binaret!.
Cakerqejf e qafe per qafe me skamjen e mjerimin
Dhe modern njeheresh mes alkoolit e tymit.
Burra gra nene hije lozin kuvendojne
C'arkaike bota ku njerezit punojne!.
Sa te kemi djem e niper emigrant
do pime kafene, do kthejme dhe filxhane.
Perse ankohen ca? Shqiperia ecen!
Po ndertohen rruge ndertohen Gerdecer.
Le te bjere shi rrekete te bucasin
Ne prap tek kafeja - politiken ngasim.
Burra gra nene hije lozin kuvendojne
Kjo lloj Qeverie valle sa do rroje?
Perse s'i bejme pyetjen vehtes: c'jemi ne?
Njezet vjet te nderojme ca thas me pleh?
Njezet vite mbushur turpe e skandale
Mbeti Shqipja e gjore peng e Bajraktareve!.
Me FatoSalinjte e vjeter te PARTISE
* do mund t'i kthejme ndere Shqiperise?
Mere populli im plehun hidhja tokes
Mjaft u bere qepaze ne sy te botes.
Bota na pranon ne krahe te rinovuar
Dhe jo me ca historira me qene te terbuar
Shqiperia neser ka shansin te zgjedhe
Dhe skarcot e kohes ne kosh ti hedh.
Dhe qe nga Evropa prap do kendojme
Burrat nene hije lozin kuvendojne...
Vendosni komentin tuaj