Faqja e Pare | Politike | Qemal Minxhozi: Bulqiza, një Gërdec në rritje nga papërgjegjshmëria qeverisëse

Qemal Minxhozi: Bulqiza, një Gërdec në rritje nga papërgjegjshmëria qeverisëse

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste në zonën e Matit Qemal Minxhozi ka akuzuar drejtpërsëdrejti Qeverinë si përgjegjësi të tragjedive

 

Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste në zonën e Matit Qemal Minxhozi ka akuzuar drejtpërsëdrejti Qeverinë si përgjegjësi të tragjedive pafund në minierat e Bulqizës. Reagimi i Minxhozit ka qenë i vazhdueshëm në lidhje me këtë shqetësim, por për fat të keq, nga na e qeverisë nuk ka patur asnjë reagim veçse një indiference totale pavarësisht se atje po humbin jetë shumë minator. Dhe lidhur me këtë gjë mund të themi se minatori 53 vjeçar që humbi jetën dy ditë më parë në minierën e Bulqizës është aktakuza më e fortë për qeverisjen e momentit. Sipas deputetit socialist e vetmja detyrë që di të bëjë mirë kjo qeveri pasi i vret shtetasit e saj, u shpreh Minxhozi, janë organizimet dhe paratë për funerale. “Dje pasdite humbi jetën një minator tjetër në Bulqizë. Brenda harkut kohor të një viti kalendarik mesatarisht në çdo tre javë, një kryefamiljar, një prind, një vëlla goditet për vdekje në minierat apo stoqet sipërfaqësore të mbetjeve të kromit”, tha ai. Kështu plot 15 minatorë janë përcjellë me dhimbje të thellë në banesën e fundit nga familjarët e tyre. Gjithsecili mediton se kush e ka radhën tani? Në të njëjtin intensitet vale shtohet numri i viktimave të kromit me indiferencës e qeverisë.  Duke vijuar më tej me deklaratën e bërë dje përpara medias, socialisti Minxhozi tha “shtrohet pyetja se sa të tjerë duhet të vdesin që qeveria të marrë masa për të siguruar jetën e njerëzve që ata të mos goditen tragjikisht?!”. Por sipas tij këto thirrje shkojnë në vesh të shurdhët, pasi kjo ka ndodhur deri dje kur humbi jetën minatori i 15 brenda pak muajsh. “Si është e mundur të lejohen ende metoda shfrytëzimi të mineraleve pa patur as kushtet më minimale të disiplinës dhe të sigurisë të fronteve të punës?! Edhe sa minatorë të tjerë duhet të vdesin që qeveria të ndalojë shfrytëzimin pa kritere minimale, profesionale të vendburimeve të kromit nga firmat përgjegjëse me licencë apo pa licencës?! Edhe sa të tjerë duhet të vdesin që policia dhe prokuroria të vënë para përgjegjësisë shkaktarët e kësaj gjendje kaotike?!”- i është drejtuar Minixhozi me disa pyetje përfaqësuesve të qeverisë. “Nuk e kuptoj se sa funksionon shteti me aksesorët e tij në fuqi. Ajo që po ndodh sot në Bulqizë nuk i le asgjë mangët tragjedisë së Gërdecit ndoshta me të vetmin ndryshim që në Gërdec humbën jetën 26 vetë për dy tre javë ndërsa në Bulqizë e Batërr humbën jetën 15 vetë në harkun kohor të një viti. Me këto ritme dhe me këtë indiferencë shtetërore Gërdeci i Bulqizës po i afrohet dhe do t’ia kalojë Gërdecit të Tiranës”, tha ai. Gjithashtu Minxhozi e ka quajtur të tmerrshëm faktin që Berisha ka heshtur dhe nuk ka ndërmarrë asnjë masë në lidhje me tragjedisë e njëpasnjëshme që po ndodhin në Bulqizë. Si është e mundur që Kryeministri nuk shkon për të promovuar nismën e tij në Bulqizë dhe të japë shpjegime se sa e sigurt është jeta në Bulqizë, si po luftohet atje, si po lëvizin ryshfetet politike dhe ekonomike për të marrë një licencë, se si më mungesë të shtetit është kryekanuni dhe jo rrallë herë dhe kallashi¸nënvizoi Minxhozi. Gjithashtu në lidhje me gjithë këto çështje dhe shqetësime të ngritura për çfarë ndodh në vazhdimësi në zonën e Matit, Minxhozi ka theksuar se qeveria duhet të japë llogari për çfarë po ndodh atje, dhe pikërisht për këtë “kam depozituar kërkesën time për interpelancë urgjence me kryeministrin Berisha për ti kërkuar atij shpjegime që ti thotë kuvendit dhe popullit arsyet të neglizhencës plotësisht të verifikueshme të tij dhe të qeverisë që ai drejton lidhur me situatën mesjetare të punës në Bulqizë dhe në minierat e tjera të vendit”, përfundoi ai.     

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
2.67
Powered by ANA Creative