Faqja e Pare | Politike | Gjinushi: Qeveria do Gjykatën e Lartë për të mbuluar skandalet e Durrës- Kukës dhe të Gërdecit

Gjinushi: Qeveria do Gjykatën e Lartë për të mbuluar skandalet e Durrës- Kukës dhe të Gërdecit

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Kreu i Partisë Socialdemokrate e ka quajtur të paprecedentë sulmin që kreu i ekzekutivit është duke i bërë presidentit dhe presionin që ai po ushtron mbi institucionet

 

Tiranë- Kreu i Partisë Socialdemokrate e ka quajtur të paprecedentë sulmin që kreu i ekzekutivit është duke i bërë presidentit dhe presionin që ai po ushtron mbi institucionet e pavarura, duke e argumentuar se ky sulm ka qëllimin në vetvete mbrojtjen e Berishës. Sipas Gjinushit “Gjykata e Lartë i duhet  qeverisë  për të mbuluar skandalet e tragjedinë e rrugës   Durrës- Kukës dhe atë te Gërdecit”. Deklaratën kreu i socialdemokratëve e ka bërë gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues Kombëtar. Në përfundim të kësaj mbledhje ai dha disa opinione në lidhje me çështjet e ndryshme politike të momentit “nuk ka President që mund të bashkëjetojë normalisht dhe institucionalisht me kryeministër Sali Berishën”, tha ai duke shtuar se zgjedhja e Presidentit nuk ishte zgjidhje e krizës, pasi kriza e ka emrin qeveri, e ka emrin keq-qeverisje  dhe ajo zgjidhet vetëm me largimin e kësaj shumice dhe qeverisë së saj. “Sali Gërdeci do President pa dinjitet; deputet pa imunitet; ministra të korruptuar e drejtorë të implikuar në vrasje e zhdukje”. Numri një i socialdemokratëve ka përshëndetur mbështetjen që po i jepet institucioneve të pavarura nga Komuniteti Ndërkombëtar, Departamenti i Shtetit dhe përfaqësitë e BE si dhe tha se “urojmë që ky qëndrim i z.Topi për t’i dhënë Presidencës pavarësinë dhe dinjitetin e kërkuar kushtetues të kthehet në realitet”. Gjithashtu në daljen e tij dje para medias Gjinushi ka lajmëruar se “Partia Socialdemokrate shpall fillimin e fushatës elektorale, pra përgatitjes se saj për zgjedhjet parlamentare te 2009. PSD do të konkurrojë në çdo qark, sipas ligjit te ri, me listën e saj duke synuar rezultat dinjitoz. Taktikat zgjedhore do të varen nga Kodi Zgjedhor”.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (1 vendosur):

Petrit Ferhati ne 09 October, 2008 05:31:16
avatar
Partia Socialiste nuk ka kohe te tepert te prese ne stacione apo te degjoje mendimet e (vyera) as te Gjinushit, Metes, Ambientalistet, PDJ apo Aleanca te tjera fantazme. Keto kujtohen per PSne kur duan ndonje pasazh.... Jo se dhe keto kerkojne kosto qe PSja do i heqe nga vetja saje. Keta lloje nuk jane bashudhetare por mina me sahat.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
4.25
Powered by ANA Creative