Ndoka: Sulmet ndaj PDK-së bëhen në zyrat e shtetit
Tiranë- Sulmet ndaj Partisë Demokristiane bëhen në zyrat e shtetit dhe vijnë për shkak të mosmarrëveshjeve politike të momentit apo xhelozive
Tiranë- Sulmet ndaj Partisë Demokristiane bëhen në zyrat e shtetit dhe vijnë për shkak të mosmarrëveshjeve politike të momentit apo xhelozive, megjithatë ju kërkoj që të bashkëpunoni me përfaqësuesit e partive të koalicionit në çdo njësi vendore. Këtë deklaratë ka bërë dje kreu i kësaj force politike parlamentare gjatë një mbledhjeje të asamblesë me të zgjedhurit vendorë. ”Për shkak të xhelozive të mosmarrëveshjeve politike të momentit ka ndodhur shpesh që politika të bëjë presion të shkarkojë apo të ndryshojë të emëruarit tonë në qeverisjen vendore. Kjo bëhet me një urdhër, bëhet nga zyrat dhe ne shpesh i mësojmë këto lajme nga mediat”, ka deklaruar Ndoka. Sipas tij demokristianët pavarësisht se çfarë ka ndodhur apo çfarë flitet duhet të jenë korrekte dhe të kryejnë detyrat e tyre në drejtimin e pushtetit vendor. “Këshilla dhe kërkesa ime për të gjithë të zgjedhurit vendorë demokristianë është që ju duhet të tregoni vullnet të palëkundur për bashkëqeverisje me partitë e koalicionit qeveritar në komunat dhe bashkitë ku veproni. Ky bashkëpunim nuk duhet te vihet asnjëherë ne dyshim as në rastet kur në gazeta lexoni sulme verbale të ndonjë politikani aleat kundër nesh apo kur një zyrtar i papërgjegjshëm aleat ju bën presione verbale për të marre votën tuaj”, tha kreu i PDK-së.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
Digg



Komente (2 vendosur):
Vendosni komentin tuaj