Mediu: Kuvendi të votojë që sot për imunitetin tim
Tiranë- Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka marrë dje fjalën në Kuvend teksa debatohej në lidhje me heqjen e imunitetit të tij.
Tiranë- Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka marrë dje fjalën në Kuvend teksa debatohej në lidhje me heqjen e imunitetit të tij. Ai i kërkoi kryetares së Kuvendit që të votohej që dje për heqjen e imunitetit të tij, si deputet i Partisë Republikane për t'i hapur rrugë hetimeve të prokurorisë, pretendimet e të cilës, ai i quan të pabaza dhe tendencioze. "Unë jam gati ta dorëzoj që sot imunitetin dhe kërkoj që të votohet që sot heqje e imunitetit tim", u shpreh Mediu. Ish ministri theksoi se ai nuk ka patur kurrë lidhje me Delijorgjin, ndersa u shpreh se disa kolege te tij ndodhen ne pozita krejt të tjera me këtë emër. Ndërkohë deputeti Ngjela deklaroi se maxhoranca nuk voton për heqjen e imunitetit të Mediut, pasi i frikësohet skandaleve. Pas kësaj Topalli është munduar të justifikohet duke thënë se brenda një kohe te shkurtër të zhvillohet seanca e shumëkërkuar, por duke vazhduar me idenë se pasi te realizohet ky vullnet, deputetet duhet te nisin të punojnë për ligjin për imunitetet.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj