Topi – Lohan diskutohen dekretet e Gjykatës Kushtetuese dhe ndarjen e pushteteve
Tiranë- Procedurat ligjore të emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe ligji i legalizimeve, kanë qenë tema të takimit mes presidentit Bamir Topi
Tiranë- Procedurat ligjore të emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe ligji i legalizimeve, kanë qenë tema të takimit mes presidentit Bamir Topi dhe ambasadorit të delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë Helmut Lohan, paraditen e djeshme. Në njoftimin për shtyp të presidencës thuhet se mes presidentit Topi dhe Ambasadorit Lohan është diskutuar dhe janë shkëmbyer mendime për reformat e ndërmarra, për ndarjen dhe ekuilibrimin e pushteteve si edhe ruajtjen e përmbushjen e standardeve të nevojshme për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe europiane. E megjithatë reforma në drejtësi dhe sistemi zgjedhor kane qenë gjithashtu në qendër të takimit të djeshëm ashtu sikurse është diskutuar edhe për procedurat e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës së Lartë, një çështje shumë e diskutueshme ditët e fundit. Takimi me kreun e shtetit shqiptar ashtu si edhe me shumë politikanë të tjerë është edhe nga ana e Lohan, dje është zhvilluar lidhur me ndarjen dhe ekuilibrimin e pushteteve, forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike. Gjithashtu Topi ka informuar ambasadorin Lohan, në kuadër të hartimit të raportit vjetor të Bashkimit Europian për Shqipërinë. Zyrtarisht është konfirmuar se në këtë takim është biseduar edhe për krizën e 5 dekreteve të presidentit për Gjykatën e Lartë, të cilat kanë vënë në një pozicion jo komod presidentin ne marrëdhënie me kuvendin dhe kryeministrin Berisha.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj