Faqja e Pare | Politike | KQZ rrëzon iniciativën e LSI: Jo referendumit kushtetutes

KQZ rrëzon iniciativën e LSI: Jo referendumit kushtetutes

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image Komisioni Qendror Zgjedhor

Tiranë- Me 8 vota kundër dhe vetëm një votë 1 pro Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rrëzuar paraditen e djeshme kërkesën e Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës

 

Tiranë- Me 8 vota kundër dhe vetëm një votë 1 pro Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rrëzuar paraditen e djeshme kërkesën e Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës për organizimin e referendumit popullor kundër ndryshimeve kushtetuese. Sipas vendimit të KQZ-së kërkesa e Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës ku përfshihet dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim është e pabazuar në Kushtetutë. LSI mori iniciativën për të realizuar një referendum popullor në lidhje me ndryshimet kushtetuese të cilat u miratuan me votat e maxhorancës dhe të socialistëve më 21 prill të këtij viti. Iniciativa u përkrah dhe nga analistë të cilët formuan Komitetin për Mbrojtjen e Kushtetutës. Komiteti i ashtuquajtur për Mbrojtjen e Kushtetutës kishte paraqitur një kërkesë për t'u pajisur me formularin tip për mbledhjen e firmave, për mbajtjen e një referendumi të përgjithshëm qe do të shfuqizonte ligji 9904. Anëtaret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e konsideruan se ka një pengese për fillimin e procedurave fillestare nga ana e këtij komisioni. Sipas anëtarëve ligji 9904 nuk është një ligj i zakonshëm, por një ligj qe ka ndryshuar Kushtetutën. Ndaj referendumi për një ligj që ka sjellë ndryshime ne Kushtetute, është nje referendum kushtetues. Kështu, në bazë të Kushtetutës, amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit kur këtë e kërkon 1/5 anëtarëve të Kuvendit, pra 28 deputete. Në një rast të tillë kodi zgjedhor parashikon si kompetent për fillimin e procedurave fillestare, Sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit. "Kemi një procedurë fillestare totalisht jashtë KQZ-së. Komisioni është jashtë juridiksionit të vet", u shpreh kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata. 
 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative