Kërkesë Zyrtare drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Zonja Jozefina Topalli të shpallet Kryeprokurore e Shqipërië… madje jemi që jemi, ta bëjmë edhe Ministre të Drejtësisë... edhe të Brendshme, që t’i biem shkurt kësaj pune.
Duke pasur parasysh këmbënguljen e vazhdueshme të Kryetares së Kuvendit për të mos e konsideruar rend të ditës të shumëpriturin imunitet të Zotit Fatmir Mediu, edhe pse deputetët përfaqësues të vullnetit të popullit shqiptar vazhdojnë ta kërkojnë dhe të insistojnë në rëndësinë që hetimi i të sipërpërmendurit ka në zbulimin e fajtorëve të tragjedisë kombëtare të Gërdecit, tragjedi që vrau plot njëzetë e gjashtë shtetas shqiptarë, plagosi qindra të tjerë e shkatërroi jetën e mijëra njerëzve, presupozojmë se Zonja Topalli e ka gjetur zgjidhjen supreme të çështjes e ia do të merret vetë me këtë punë.I kujtojmë Zonjës Topalli se Republika e Shqipërisë e ka një Kryeprokurore, e cila për më tepër erdhi plot zjarr e shkëndija, dhe se Zonja Topalli duhet ta respektojë pushtetin e tretë, dhe ta lërë hetuesinë të bëjë punën e vet. Rrjedhimisht, që të gjithëve të na jepet mundësia të dëgjojmë e mbetemi gojëhapur me zgjidhjen që Zonja Topalli do t’i japë Gërdecit dhe demokracisë shqiptare, vendosëm të kërkojmë zyrtarisht shpalljen e saj si Kryeprokurore. E kemi seriozisht vërtetë! Duke qenë gjithashtu se historikisht përqendrimi i pushtetit brenda një dore të vetme ka dhënë rezultate jashtëzakonisht të mira në Shqipëri, mendojmë se, për ta zgjidhur një herë e mirë këtë punën e drejtësisë, ta shpallim Zonjën Topalli dhe Ministre të Drejtësisë, madje madje dhe të Brendshme. Kështu, ajo do ketë në dorë dhe hetimin, dhe vendosjen e gjyqtarëve, dhe policinë. Dhe kështu Shqipëria do jetë një shtet me demokraci dhe ndarje të pushteteve të ko-nso-li-du-a-ra!Me shumë respekt, dhe me besimin se Kuvendi do ta marrë seriozisht kërkesën tonë serioze, e cila i jep përfundimisht zgjidhje çështjes së Gërdecit dhe imunitetit të Zotit Fatmir Mediu. Forumi Rinor Eurosocialist ShqiptarVlereso artikullin



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj