Faqja e Pare | Politike | FRESSH ne proteste para Parlamentit

FRESSH ne proteste para Parlamentit

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Anëtarë të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar kanë shpërndarë dje përpara parlamentit fletë ku kanë shprehur shqetësimin e tyre

Tiranë- Anëtarë të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar kanë shpërndarë dje përpara parlamentit fletë ku kanë shprehur shqetësimin e tyre për situatën e rëndë të ndotjes së ajrit dhe për rrezikun që i kanoset hapësirave të gjelbërta dhe pyjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë. “Pasi mushkëritë e vendit tonë po sëmuren gjithnjë e më rëndë dhe madje po zhduken, duke na kthyer në një popull që në vend të marrë frymë e të thithë ajrin e pastër dhe të ndryshimit, po kthehet në një pacient, që mbase pas disa kohësh do të ketë nevojë të jetojë me bombulat e oksigjenit me vete”. Në deklaratën për shtyp të FRESSH thuhet: “Një “meritë” të jashtëzakonshme për këtë ka ministri i Mjedisit, Zoti Lufter Xhuveli, një ministër, gjatë legjislaturës të së cilit, jemi njohur me fenomene të reja dhe alarmante, sikurse janë ato të djegies së hektarëve të tërë të tokave e pyjeve, të përmbytjes dhe daljes së lumenjve nga shtratet, me pasojë shkatërrimin e agrikulturave, si dhe të ndotjes së liqeneve ku shkarkohen inerte, apo mbetje të ngurta e toksike, e deri te papastërtitë e deteve e plazheve, me pasojë sëmundje të rënda infektive, që ndihen në mënyrë direkte mbi kurrizin e pushuesve shqiptarë dhe të atyre të huaj. E pra, përballë kësaj situate, ai ka treguar paaftësinë e tij për të parandaluar e për të ndërhyrë në zgjidhjen e problemeve, duke krijuar një imazh të zymtë për Shqipërinë, si një vend, i cili ato pasuri të mëdha natyrore që ka, nuk i shfrytëzon në dobi të qytetarëve, por në interes të pushtetarëve. Mesazhi që të rinjtë eurosocialistë kanë shpërndarë në ditën ndërkombëtare të Mjedisit ka qenë: “Zoti Xhuveli nuk është në gjendje të ushtrojë funksionin për të cilin populli e ka zgjedhur, atë për t’i garantuar të gjithë shqiptarëve një mjedis më të mirë dhe të shëndetshëm. Ai nuk mund të vazhdojë dot më ta bëjë edhe për shumë kohë këtë detyrë, pasi në memorien tonë kolektive, do të mbetet një ministër, i cili për herë të parë dhe të fundit që është parë në publik, mbahet mend të ketë mbjellë dy pemë në një shkollë të kryeqytetit. Pra ky ka qenë mjedisi që Xhuveli na ka dhuruar: ai i dy pemëve. Por ndërkohë që ai mbolli dy pemët e vetme të 4-vjetëve të tij si turist, në shumë zona të vendit, shumë rrënjë të tjera u shkulën dhe vendin e tyre e zunë tymrat dhe ndotjet e panumërta të mjeteve motorrike, të cilat vendet e Bashkimit Evropian i kanë mbyllur prej dekadash në garazh, ndërsa vendi ynë i merr dhe kjo e bën edhe më të keqe cilësinë e ajrit, pasi Xhuveli nuk ka mundur t’i japë vendit një ligj, ku të minimizohet ndotja e mjedisit nga helmet e naftës Eurodiesel 1 dhe të Mercedesave 240-tësh, të cilat janë karikatura më e mirë e Shqipërisë së varfër që ai e Berisha, sëmurin çdo ditë e më shumë”. 
Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative