Faqja e Pare | Politike | Moisiu e Mejdani: Me bllokimin e dekreteve, Topalli po i atribuon vetes kompetenca që s’ja lejon kushtetuta dhe ligji

Moisiu e Mejdani: Me bllokimin e dekreteve, Topalli po i atribuon vetes kompetenca që s’ja lejon kushtetuta dhe ligji

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Sjelljen e kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, e cila ka bllokuar dekretet e presidentit për emërimin e pesë anëtarëve të Gjykatës së Lartë e kanë quajtur anormale

 

Tiranë- Sjelljen e kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, e cila ka bllokuar dekretet e presidentit për emërimin e pesë anëtarëve të Gjykatës së Lartë e kanë quajtur anormale, madje e kanë dënuar edhe dy ish- presidentët e vendit, Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani. Ish- presidenti Mosiiu në lidhje me këtë çështje është shprehur se “nuk më duket absolutisht normale. Këtu kryetarja e parlamentit po i atribuon vetes disa kompetenca të cilat nuk ia jep as Kushtetuta as ligji asgjë. Dekretet e Presidentit janë dekretet e kryetarit të shtetit dhe pavarësisht se jemi republikë parlamentare, nga parlamenti rrjedhin të gjitha institucionet kryesore të shtetit duke filluar nga presidenti. Por me krijimin e këtyre institucioneve, ata kanë kompetencat e tyre kushtetuese dhe ligjore. Pra nuk mundet në asnjë mënyrë që të sorollaten dekretet e presidentit në atë mënyrë. Më vjen keq ta them që një dekret i imi i vitit 2005 ku është emëruar si anëtare e gjykatës kushtetuese, gjyqtarja Gjenovefa Gaba akoma nuk ka marrë përgjigje nga parlamenti dhe kjo është përgjegjësi e gjithë politikës shqiptare jo vetëm mazhorancës por dhe opozita e cila e ka ditur këtë gjë dhe ka ngelur në heshtje ose ka hedhur ndonjë fishekzjarr në të rrallë. Këto janë gjëra që tregojnë se shteti ynë është akoma larg të qenit shtet ligjor”, tha ai. Anormale e ka quajtur veprimin e Topallit edhe ish- presidenti tjetër Rexhep Mejdani i cili pyetur se si i duken procedurat që po ndjek parlamenti lidhur me dekretet e presidentit u shpreh se “unë do të thoja që gjithnjë është e nevojshme një bashkërendim institucionesh në këtë rast unë nuk e kuptoj ku qëndron thelbi i problemit. Me sa kam parë unë nga mediat kandidaturat janë tepër serioze”, tha ai. 
 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative