Faqja e Pare | Politike | E djathta në Komisionin e Sigurisë miraton dërgimin e trupave në Çad, opozita kërkon sqarime qeverisë për shitjen e armëve atje

E djathta në Komisionin e Sigurisë miraton dërgimin e trupave në Çad, opozita kërkon sqarime qeverisë për shitjen e armëve atje

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare është përfshirë nga debatet dje në momentin e diskutimit të dërgimit të disa trupave paqeruajtëse në Çad


Tiranë- Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare është përfshirë nga debatet dje në momentin e diskutimit të dërgimit të disa trupave paqeruajtëse në Çad. Në momentin kur komisioni ka marrë në shqyrtim aktin normativ për dërgimin e këtyre trupave, si komision përgjegjës, opozita ka kërkuar sqarime nga qeveria për këtë. “Akt Normativ nr. 3 datë 28.05.2008 „Për dërgimin në Republikën e Çadit dhe në Republikën e Afrikës Qëndrore si kontribut i Republikës së Shqipërisë, të një kompanie të Forcave të Armatosura, për të marrë pjesë në operacionin „EUFOR TCHAD/RCA“ të Bashkimit Europian“, ky ka qenë akti për të cilin kanë debatuar deputetët. Mbledhja e djeshme është shoqëruar nga debatet, pasi opozita kërkoi sqarime lidhur me dërgimin e trupave në këtë vend, madje kanë kërkuar që të marrin sqarime nga dy ministra për këte çështje. Kështu, mazhoranca ka miratuar vetëm me votat e saj në komision aktin normativ per dergimin e nje kompanie ushtarake ne Çad dhe Afrike Qendrore. Opozita e quajti vendimin të njëanshëm duke hedhur akuza të rënda kundrejt strukturave ushtarake. Deputetit Pirro Lutaj tha se Shqipëria i ka shitur një sasi të madhe armesh në Çad formacioneve te ndryshme ushtarake. "Nuk mund të çojmë djemtë tanë në Çad për t'i vrarë me armët tona. Duhet të shohim se çfarë kontributi ka dhënë ushtria jonë për Çadin", tha ai. Gjate debatit edhe pjesëtarë të mazhorancës kundërshtuan miratimin e këtij akti normativ pasi kërkonin që në komision të ishte prezent për shpjegime vetë ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa dhe jo drejtori i Zyrës Juridike në këtë ministri. Ka qenë edhe deputeti demokristian Jak Ndokaj i cili është larguar pikërisht për këtë fakt duke theksuar se prezenca e ministrit është e domosdoshme. Megjithatë në p
ërfundim të debateve mazhoranca miratoi me 5 vota pro këtë akt normative në një komision qe ka 14 anëtare. Tashme akti normativ pritet të kalojë në seancën plenare të së hënës për t'u miratuar dhe për të hyrë përfundimisht në fuqi. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (1 vendosur):

Petrit Ferhati ne 26 October, 2008 02:13:38
avatar
Po te me jepej mundesia dhe mua qe ndodhem ne Itali do te shkoja, jo vetem per te kontribuar fizikisht, por ne nje fare menyre dhe per te fituar finaciarisht pasi dhe ketu ne nje fare menyre nuk eshte me pak se lufta me kete pune qe bejme ne. Lusim qe nje dite te na krijohet mundesia te punojme ne vendin tone pasi sipas meje ka aq shume per te bere, qe po ta thuash te verteten nuk kemi bere akoma as 15% te kapacitetit qe i kerkohet vendit tone.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative