Faqja e Pare | Politike | Leskaj: Qeveria vetëm retorika boshe dhe mungesë rezultatesh në luftën kundër krimit të organizuar

Leskaj: Qeveria vetëm retorika boshe dhe mungesë rezultatesh në luftën kundër krimit të organizuar

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka dalë dje në një konferencë për shtyp duke trajtuar përpara mediave një sërë çështjesh që shqetësojnë sot jo vetëm opozitën por të gjithë shqiptarët

 

Leskaj: Topalli të fusë urgjent në seancë votimin e imunitetit të Mediut  
 

Tiranë- Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka dalë dje në një konferencë për shtyp duke trajtuar përpara mediave një sërë çështjesh që shqetësojnë sot jo vetëm opozitën por të gjithë shqiptarët. Fillimisht ajo ka folur në lidhje me nismën e fundit të  Komisionit Europian në drejtim të hapave që duhen ndërmarrë nga qeveria shqiptare për  liberalizimin e vizave, duke e përshëndetur. Sipas saj grupi parlamentar i Partisë Socialiste e konsideron Udhëzuesin për liberalizimin e vizave mes vendeve të BE dhe Shqipërisë, si një dokument tepër të rëndësishëm për hedhjen e hapave të domosdoshme të parashikuara në të. "Grupi i PS-së shpreh keqardhjen që qeveria nuk përmbush dot standardet", ka theksuar numri një i socialistëve kuvendorë. Sipas saj, qeveria nuk ka përmbushur standardet për të mundësuar liberalizimin e vizave, ndërsa pajisja me kartat e identitetit po vonon. "Ndajmë të njëjtin mendim me Oli Rehn se krimi i organizuar mbetet problematik", u shpreh Leskaj. Gjithashtu në daljen e saj përpara mediave ka kërkuar edhe trajtimin e çështjes së imunitetit të ish- ministrit të Mbrojtjes, duke u shprehur se ka kërkuar në lidhje me këtë edhe një takim me kryetaren e kuvendit. Leskaj tha se ka kërkuar një takim me kryetaren e Kuvendit për çështjen e imunitetit të deputetit Mediu, që të futet në seancën e nesërme plenare.  

Valentina Leskaj:  

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste përshëndet nismën e fundit të  Komisionit Europian në drejtim të hapave që duhen ndërmarrë nga qeveria shqiptare për  liberalizimin e vizave.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste e konsideron Udhëzuesin për liberalizimin e vizave mes vendeve të BE dhe Shqipërisë, si një dokument tepër të rëndësishëm për hedhjen e hapave të domosdoshme të parashikuara në të. 

Ne e shohim atë si një instrument që nxit realizimin e reformave të domosdoshme për thellimin e demokratizimit të vendit, forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe  korrupsionit.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste shpreh keqardhjen  që Qeveria Shqiptare ende nuk po tregon gadishmërinë dhe vullnetin e duhur përmes hapave konkretë për të përmbushur detyrimet  e sanksionuara  në dokumentin e lartpërmendur si dhe në MSA.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, shpreh  në mënyrë të veçantë shqetësimin e saj për vonesat e pajustifikuara në realizimin e  prodhimit të kartave të identitetit dhe të pasaportave biometrike si dy nga elementet bazë për përmbushjen e detyrimeve të parashtruara jo vetëm në këtë udhëzues por edhe në të gjitha thirrjet dhe deklaratat që ka bërë BE, pasi këto të dyja i hapin udhë liberalizimit të vizave.

Ne gjykojmë se retorika boshe dhe mungesa e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar nuk ndihmon aspak në realizimin e objektivave madhore të Shqipërisë.

Ne ndajmë të njëjtin vlerësim me Komisionerin Olli Ren se krimi i organizuar është një ndër pengesat kryesore për realizimin e  projektit të madh të liberalizimit të vizave me BE dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë.

Krahasimet qesharake, që bëjnë qeveritarët, sipas të cilave Shqipëria ka më pak krim se sa vendet perëndimore, nuk bëjnë gjë tjetër veçse përdoren për të mbuluar situatën e krimit dhe njëherësh i tregojnë komunitetit ndërkombëtarët që qeveria nuk ka vullnet dhe nuk ka ndërmend ta luftojë atë përsa kohë që përpiqet të gjejë argumenta për të justifikuar statistikat e krimit.

Janë një sërë raportesh që vijnë nga institucione kombëtare e ndërkombëtare siç është ai i OKB, BE dhe së fundmi  i Prokurorisë së Përgjithshme, në lidhje me krimin e organizuar të cilat janë të drejtpërdrejta dhe ngarkojnë me përgjegjësi strukturat shtetërore. 

Raporti i fundit i Prokurorisë së Përgjithshme mbi Situatën e Krimit në Shqipëri, konfirmon dhimbshëm faktin se krimi i organizuar dhe veçanërisht ai i pastrimit të parave është në rritje.

Ky fakt hedh poshtë gjithë pretendimet e qeverisë për efikasitet në luftën kundër krimit.

Mbulimi i gjendjes reale nga ana e qeverisë dhe strukturave të saj përbën një taktikë të rrezikshme që bllokon e vonon korrigjimet e nevojshme të cilat janë emergjente për tu bërë.

Një politikë e tillë minon besimin e qytetarëve të shtetit dhe dëmton rëndë interesat e tyre.

I kërkojmë maxhorancës qeverisëse që të ndërmarrë sa më shpejtë hapa konkrete për ndryshimin e situatës, ndërkohë që edhe Kuvendi duhet gjithashtu t’i përgjigjet me masa kësaj situate.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste shumë shpejt do të dalë me disa propozime në funksion të përmirësimit të situatës, që shqiptarëve të mos u privohet mundësia e lëvizjes së lirë për shkak te paaftësisë së Qeverisë.

Problemi i dytë që doja të adresa në këtë konferencë lidhet me çështjen e imunitetit të ish- ministrit të mbrojtjes z. Fatmir Mediu. Dua t’ju bëj me dije që sapo i kam kërkuar kryetares së Kuvendit, znj. Topalli në të cilin do t’i parashtroj kërkesën e PS që çështja e heqjes së imunitetit të zotit Mediu të futet në seancën e ditës së nesërme në mënyrë që çështja e imunitetit të mos bëhet pengesë apo një motiv për të bllokuar punën e Prokurorisë dhe të mos pengojë zbardhjen e të vërtetës. Në fakt është për të ardhur keq që kjo situatë absurde e vonesës në heqjen e imunitetit dhe ndërhyrjeve në institucionet e pavarura, ka shqetësuar edhe institucionet ndërkombëtare, ka shqetësuar edhe partnerët tanë strategjik ndërkombëtar dhe  i ka detyruar siç detyroi Ambasadorin e SHBA, një mik i madh i vendit tonë, të dalë dje me një deklaratë për shtyp që ka të bëjë si me çështjen e bllokimit le të themi të procesit, ashtu edhe më respektimin e institucioneve të pavarura. Shpresoj qe Kryetarja ti përgjigjet kërkesës tonë.

                              PYETJE

 

Ju përmendët më lart fjalën retorikë, po në këtë luftë që po bën PS për tu anëtarësuar në BE a nuk mund të thuhet se është një retorikë përsa kohë që ende nuk janë plotësuar reformat standarde?  

Unë besoj që është koha për tu bërë një rezolutë, dhe nuk e besoj se ka të bëjë me retorikë, pasi ne në këtë rezolutë propozojmë që parlamenti dhe të gjitha forcat politike që janë në parlament të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe të kontribuojnë. E thashë pak më parë që ne shumë shpejt do të bëjmë disa propozime konkrete për të rritur efiçencën e parlamentit, në mënyrë që edhe parlamenti të marrë një rol lidhur me luftën ndaj krimit të organizuar në Shqipëri. 

Ka patur një deklaratë nga kryetarja Topalli sot në mëngjes përsa i përket çështjes së mandatit të Mediut, pasi sipas saj Këshillit po punon për të hartuar raportin përfundimtar. Çfarë do ti kërkoni ju asaj në lidhje me këtë gjatë takimit që pritet të keni më zonjën Topalli?  

Unë e bëra të qartë dhe po e përsëris se arsyeja e takimit me zonjën Topalli ka të bëjë me insistimin tonë që të futet sa më shpejt në seancë kërkesa për heqjen e imunitetit të Zotit Mediu. Ky është qëndrimi që kanë mbajtur dhe do të mbajnë edhe përfaqësuesit e PS, deputetët tonë në Këshillin për Rregulloren dhe Imunitetet.  

Lidhur me mocionin për kryetaren e Kuvendit ç’mund të na thoni? A ka arritur grupi i ekspertëve në PS të gjejë kushtet e mundshme që mund të çojnë në mocion shkarkimi për kryetaren e parlamentit? 

Lidhur me mocionin nga kryetares dua t’ju them sot që natyrisht që ka një grup. Çdo gjë në kohën e duhur dhe sot është momenti për tu fokusuar, dhe sot do të fokusohemi në çështjen e imunitetit. Na duket gjëja më emergjente çështja e imunitetit të zotit Mediu. Përsa i përket mocionit për zonjën Topalli, çdo gjë do të jetë në kohën e duhur, por ka një grup lidhur me këtë.  

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative