Faqja e Pare | Politike | Withers: Elita politike e këtij vendi të marrë përgjegjësinë në luftën kundër korrupsionit

Withers: Elita politike e këtij vendi të marrë përgjegjësinë në luftën kundër korrupsionit

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Ambasadori amerikan në Shqipëri, Xhon L. Withers ka qenë prezent në bërjen publike të përfundimeve të një sondazhi të kryer nga IDRA dhe të financuar nga USAID. Duke iu referuar sondazhit “Përceptime dhe Përvoja me Korrupsionin në 2008”, Withers ka kërkuar nga politikanët, që të japin shembullin të parë në luftë këtij fenomeni që sipas ambasadorit amerikan është bërë një pengesë serioze në sektorë të rëndësishëm të zhvillimit të vendit.

Withers: Elita politike e këtij vendi të marrë përgjegjësinë në luftën kundër korrupsionit 

Tiranë- Ambasadori amerikan në Shqipëri, Xhon L. Withers ka qenë prezent në bërjen publike të përfundimeve të një sondazhi të kryer nga IDRA dhe të financuar nga USAID. Duke iu referuar sondazhit “Përceptime dhe Përvoja me Korrupsionin në 2008”, Withers ka kërkuar nga politikanët, që të japin shembullin të parë në luftë këtij fenomeni që sipas ambasadorit amerikan është bërë një pengesë serioze në sektorë të rëndësishëm të zhvillimit të vendit.  

Në Shqipëri unë kam folur mbi një numër çështjesh. Shumica e tyre kanë qenë tema të gëzueshme për mua: ftesa e Shqipërisë për anëtarësim në NATO, pavarësia e Kosovës, dhe pak për kulturën dhe historinë shqiptare. Tema e sotme fatkeqësisht nuk është një nga ato temat e gëzueshme; tema e sotme është korrupsioni.

Sot ne po publikojmë rezultatet e një sondazhi mbi korrupsionin, kryer nga Instituti i Drejtor Pashës. Sondazhi mat si perceptimin ashtu edhe përvojat e qytetarëve me korrupsionin. Të rejat fatkeqësisht nuk janë të mira. Sipas sondazhit, 92% e shqiptarëve thonë se korrupsioni është i përhapur në zyrtarët publikë dhe ka një rënie prej tetë pikësh krahasuar me vitin e kaluar. Raporti tregon se nuk ka përparim në treguesit e ryshfetit. Afërsisht 70% e njerëzve të intervistuar thanë se kanë paguar një ryshfet për trajtim mjekësor. Rreth 60% kanë shumë pak besim te sistemi gjyqësor. Në një raport 3 me 1, shqiptarët nuk mendojnë se gjyqtarët janë të paanshëm kur kryejnë gjykime.

Drejtori Pasha do t’ju japë më shumë hollësi dhe një analizë të plotë të raportit pak më vonë kështu që nuk do të vazhdoj më në këtë linjë, por, këto shifra tregojnë se Shqipëria ka një problem serioz me korrupsionin. Korrupsioni prek të gjitha pjesët e shoqërisë shqiptare – ekonominë, mundësitë e investimit, imazhin e Shqipërisë jashtë.

Por, nuk dua të vazhdoj të rendis shifra; dua të flas pak mbi atë se si korrupsioni prek njerëzit e zakonshëm. Në shumë biseda me qytetarë shqiptarë, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin, kam parë se pothuajse çdo person ka pasur histori që flisnin për korrupsionin. Më lejoni t’ju përmend vetëm pak prej tyre.

Njëri më tregoi për fëmijë të vegjël që janë duke mësuar abetaren dhe u thuhet nga mësuesja e tyre ditën para Ditës së Mësuesve, “Thuaju prindërve që nuk dua lule nesër!” Çfarë lloj mësimi është ky për një shtatë vjeçar? Çfarë i mëson kjo një shtatë vjeçari? Çfarë modeli i jepet për të ardhmen?

Persona të ndryshëm më kanë treguar për doktorë që nuk shohin kartelën e pacientit apo nuk e regjistrojnë fare vizitën, por bëjnë pyetje mbi të ardhurat dhe gjendjen financiare. Nëse përgjigjet tregojnë se pacienti është i varfër, ai nuk merr trajtim mjekësor. Nëse pacienti është i pasur, doktori bën llogari sa të lartë mund t’ia vërë tarifën.

Shumë njerëz më kanë treguar për vështirësitë e tyre për t’u pajisur me dokumente bazë si patenta, certifikata lindjeje apo tituj pronësie. Ata më tregojnë se si iu duhet të presin me orë të tëra, ndonjëherë edhe me ditë apo javë të tëra, për të marrë dokumente bazë për veten e tyre, kjo në rast se nuk janë të gatshëm të japin 200, 500 apo 1,000 lekë që të kalojnë pa radhë.

Njerëzit shprehin zemërim të madh për faktin se policia u bie daulleve me krenari për një rast korrupsioni të zyrtarëve të lartë, por pastaj javët kalojnë, muajt kalojnë dhe sesi ndodh që akuzat lehtësohen, që disa çështje pushohen, që asnjë nuk ndëshkohet. Tani, më lejoni të jem më i qartë: korrupsioni nuk është një problem vetëm shqiptar; korrupsioni ekziston kudo. Ka shumë korrupsion edhe në vendin tim, në SHBA – nëse merr në dorë çfarëdo gazete do të shohësh reportazhe mbi raste korrupsioni. Por, përbërësi kryesor nuk është  nëse korrupsioni ekziston, por si mund t’i përgjigjemi.

Një nga gjërat që më duken shqetësuese është se shumë herë kur flas me miqtë e mi shqiptarë dhe i pyes, “Më treguat gjithë këto histori për korrupsionin. Po çfarë mund të bëhet për të?” Dhe ata përgjigjen duke ngritur shpatullat dhe përgjigjen, “Të lutem, Ambasador, këtu nuk jemi në SHBA por në Shqipëri.”

Unë nuk e pranoj këtë përgjigje.

Shqiptarët e vlerësojnë ndershmërinë po aq shumë sa popujt e tjerë në botë dhe popujt që unë njoh. Shqiptarët e urrejnë korrupsionin. Ata e urrejnë faktin që një pakicë njerëzish të korruptuar prishin sistemin në tërësi.

Dhe në veçanti nuk më pëlqen nënkuptimi në atë përgjigje se korrupsioni është një simptomë e kulturës shqiptare; nuk është kështu. Çdokush që e njeh popullin shqiptar e di se ai është një shkelje e kodit etik dhe moral të shqiptarëve.

Kultura shqiptare e vendos ndershmërinë dhe integritetin mbi çdo gjë tjetër. Për shqiptarët një fjalë e dhënë është një fjalë e mbajtur. Dhe parimi i Besës, virtyti klasik i shqiptarëve, është një lidhje që nuk mund të thyhet. Pra, e përsëris, gjithkush që mendon se korrupsioni është i natyrshëm për shqiptarët, e ka gabim; korrupsioni është dhunim i asaj çka do të thotë të jesh shqiptar.

Atëherë, çfarë mund të bëhet?

Më lejoni të flas mbi dy tema të veçanta. E para, trajtimi i korrupsionit është një përgjegjësi e nivelit të lartë. Elita politike e këtij vendi duhet të marrë përgjegjësinë në luftën kundër korrupsionit në mënyrë domethënëse, jo thjesht nëpërmjet fjalimeve dhe fjalëve. Dhe, kur them elita politike, më lejoni të jem i qartë: Nuk po e drejtoj gishtin kah qeveria, apo opozita, apo ndonjë grup i caktuar politik, apo individ; e gjithë elita politike duhet të marrë përgjegjësinë. Dhe kjo do të thotë që udhëheqësit politikë duhet të denoncojnë aktet e korrupsionit edhe kur këto kryhen prej kolegëve të tyre.

Nuk duhet të përdorin ndikimin për të mbrojtur miqtë apo të afërmit dhe nuk duhet të përdorin pushtetin politik për të ndryshuar rrjedhën e drejtësisë. Elita politike e Shqipërisë duhet të udhëheqë përmes shembullit të vet. Një hap i rëndësishëm i drejtpërdrejtë që mund të ndërmerret është ndryshimi i ligjit për imunitetin, i cili mbron zyrtarët e lartë në gjykata, në parlament, dhe në poste të tjera nga procedimi. Ata duhet të jenë po aq përgjegjës ligjërisht sa çdo qytetar shqiptar. Me fjalë të tjera, askush nuk duhet të ketë imunitet nga procedimi për akte të jashtëligjshme.

Dhe, udhëheqja politike e Shqipërisë duhet të fuqizojë institucionet që kërkojnë të bëjnë drejtësi; të fuqizojë prokurorët që vihen pas kriminelëve dhe të bëjnë të qartë që kushdo qoftë i dyshuar, pavarësisht nga pasuria, pavarësisht nga lidhjet familjare, pavarësisht nga lidhjet politike, do t’i nënshtrohet procedimit.

Më lejoni të përmend një shembull të asaj që dua të them: ishte kënaqësi që në raportin më të fundit për të drejtat e njeriut, për vitin 2007, nuk pati raportime për dhunë kundër gazetarëve. Megjithatë, ditën përpara se raporti të bëhej publik, një anëtar i parlamentit, Tom Doshi, rrahu një gazetar sepse ky bëri pyetje të vështira. Raporti për të drejtat e njeriut vitin tjetër nuk do t’i japë Shqipërisë notë kaluese në këtë kategori. Është premtuar një hetim i rastit, por nuk është dëgjuar më tepër. Nuk mund të gjykoj nëse Z. Doshi ishte fajtor apo i pafajshëm në atë që bëri, por pyetja ime është: A do të ketë dëgjim të barabartë të të dyja palëve? Gjithashtu, ngre pyetjen: Çfarë po bën media? Media ka rol të rëndësishëm, sidomos në mbrojtjen e një anëtari të vet. Me sa kam dijeni, asnjë gazetë nuk e raportoi këtë incident deri disa ditë pasi kish ndodhur; pyetja ime është: a po e ndjek media rastin tani? Dhe, a nuk është detyra e tyre ta ndjekin këtë çështje?

Tema e dytë që dua të diskutoj është përgjegjësia publike. Me këtë, dua të them qytetarët që shohin korrupsion apo janë viktima të korrupsionit, duke protestuar, duke e kritikuar, duke denoncuar raste të korrupsionit, duke kërkuar më shumë nga udhëheqja e vendit për të bërë diçka për korrupsionin. Profesionet mund të vendosin rregull brenda vetes; profesionet mund të ndihmojnë në eliminimin e korrupsionit brenda radhëve të veta.

Për shembull, nëse asgjë nuk i ndodh mjekut që merr rryshfet, njollosen emrat e qindra mjekëve që shpëtojnë jetë.

Nëse asgjë nuk i ndodh gjyqtarit që përdor një “Tuareg” që kushton 30,000 euro, njollosen emrat e të gjithë gjyqtarëve që japin vendime të ndershme dhe të drejta çdo ditë.

Nëse asgjë nuk i ndodh policit që njofton kriminelin përpara operacioneve të policisë, e gjithë trupa policore prej 15,000 oficerësh njolloset dhe dobësohet.

Nëse asgjë nuk i ndodh zyrtarit që një ditë gdhihet i pasur, e gjithë administrata publike njolloset dhe dobësohet.

Unë nuk e pranoj përgjigjen që korrupsionit nuk i bën dot gjë.

Askush nuk mund të më bindë që të ashtu-quajturit “të fortë” në këtë vend të jenë më të fuqishëm se sa mijëra prindërit që duan shkollim të denjë për fëmijët e tyre, apo se sa të rinjtë si ju që duan të jetojnë këtu në një shoqëri të lirë, të hapur dhe të ndershme.

Dëgjova historinë e një drejtoreshe spitali në një qytet verior, e cila mësoi që infermieret kërkonin ryshfet për t’u treguar pacientëve ku ishin zyrat e mjekëve. Ajo thjesht vendosi shenja treguese që tregonin si shkohej në zyrat e mjekëve dhe kjo arriti të pakësonte ryshfetet.

Dëgjova për një agjenci që lëshon dokumente të caktuara që i dha fund problemit të njerëzve që nuk mbanin radhë duke paguar ryshfet, duke vendosur një sistem takimesh me orar: çdo person arrinte në një kohë të caktuar, takonte zyrtarin përkatës dhe nuk paguante ryshfet.

Cila është rëndësia e marrjes së përgjegjësisë nga qytetarët? Më lejoni të lexoj citimin e një shqiptari shumë të respektuar, At Anton Harapi, i cili, përpara se të ekzekutohej në vitin 1947, tha, “A e dini se çdo ndërtese i vihen themelet n’dhe? Edhe n’vorr në hyjshim, duhet t’jemi gurt e themelit t’asaj binaje t’cilën sot e quejm Shqipni.”

Zonja dhe zotërinj, korrupsioni nuk është lojë; është luftë.

Ka një dhe vetëm një arsye për fjalët e mia sot këtu: dhe ajo është sepse unë e di që mund ta fitoni këtë luftë, sepse qeveria ime do që ju ta fitoni këtë luftë, dhe sepse çdo shqiptar do që të fitojë.

Ju faleminderit shumë.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (3 vendosur):

lluani carraleva U. S. A. ne 08 May, 2008 02:19:22
avatar
z.John Withers Ndere e respekt per ate koment qe dhate me larte,si dhe Ju jeni Shpresa me e madhe e Popullit Shqiptar te shume vuajtur , te izoluar e te varferuar me Shekuj nga Regjimet e ndryshem Barbare e Kriminale,si dhe gjate Tranzisionit nga Regjimi Enverist ne ate ,,Demokratike'' te brishte e me vlera te uleta ku Popullata perjetoj Tragjedi te renda,Kriminalitete,Vrasje te ndryshme si dhe Revolta Popullore,i cili Shteti u shkaterrua, ku shkaktaret kryesor ishin Kreret Partiake, dhe Partit Politike, si Popull i lashte Ballkanik dhe Europian,ku Populli Europian e vleresoi Popullin Shqiptar,prandajz.Withers ndihmoni Popullin nga Drejtuesit me te larte Shteterore te cilet jane me Dekada te Korruptuar,Hajdute Partiak,Mafiose e Kriminel te ndryshem per nje te ardhmen me te mire te Popullit. Me nderime
Dhimiter Xhoga ne 08 May, 2008 02:30:08
avatar
E lexova me shume vemendje e laps ne dore kete fjale "testament udhezues" me zemer bere, nga i nderuari Ambasador i SH.B.A.-se z.XHON L. Withers, ne sondazin e bere nga IDRA, financuar nga USAID,me teme: "Perceptime dhe Pervoja me korupsionin ne 2008"
Si i moshuar qe jam, tu them me sinqeritet me befasoi, me ate persosmeri ne te gjitha sa shkruan si te ishte nje nga kreret udheheqes te vertete te vendit tone ne vite. Nuk jam profesionist ne fushat qe ai trajton po , me qartesine dhe saktesine qe ai ben ne te, gozhdon dhe me te mirin ekonomist apo politikan tonin.
Kjo me ben, qe te shkruaj keto dy fjale sa falenderuese per te nderuarin Ambasador, aqedhe, per t'u
thene "taneve",(te mbedhejve aktualisht)a e kane lexuar dhe po jo ta inxizojne e me te te gdhihen e ngysen, se eshte udherrefyes tepe i qarte.
Me falni z. Ambasador(po ju ra ne dore) per gjithcka, ndoshta jo shprehur mire, sa dhe ju lexues, po jam me "halle gjyshi", si ne emigracion e "detyruar",(koha qe jetojme aktualisht), pas femijeve e pikerisht ne Kanada, qe duhet falenderuar per sa po ben per ne emigrantet mbare shqiptare.
Faleminderit gazetes "Zeri Popullit" ne faqet e se ciles e lexova permes kompjuterit.
Toronto 9 maj 2008 Dhimiter Xhoga (Mesues pensionisr)
Kosta Nikolla ne 08 May, 2008 06:42:53
avatar
Titulli i shkrimit eshte gabim.

Ai duhet te jete "elita" politike eshte pergjegjse per korrupsionin dhe shaktrimin e Shqiperise.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative