Topalli presion Ina Ramës: Më sill dokumente të tjera për imunitetin e Mediut
Tiranë- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, duket se nuk ka ndërmend të ndalet pavarësisht thirrjeve të pafundme të politikës shqiptare
Tiranë- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, duket se nuk ka ndërmend të ndalet pavarësisht thirrjeve të pafundme të politikës shqiptare në lidhje me hapjen rrugë të hetimeve të Gërdecit, nëpërmjet trajtimit të imunitetit të ish- ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu në Kuvend. Një gjë të tillë e tregon më së miri edhe veprimi i djeshëm i saj, ku nëpërmjet një letre drejtuar kryeprokurores i kërkon kësaj të fundit materiale shtesë përsa i përket hetimit për Mediun, pra për heqjen e imunitetit të tij. Kështu duket se Kuvendi dhe Prokuroria janë futur në një fazë të re përplasjesh lidhur me dokumentat zyrtarë për ngjarjen e Gërdecit. Në emër të Këshillit për Imunitetet, të cilin ajo e drejton, Topalli thotë në letrën e saj se Këshilli ka gjetur të pabazuar pretendimin e organit te akuzës se në çështjen e Gërdecit nuk janë përfshirë Forcat e Armatosura. Duke ju referuar deklaratave në bëra në Këshill nga ish-ministri Mediu se ka rreth 30 dokumenta zyrtare qe faktojnë të kundërtën e këtij konkluzioni të Prokurorisë, Topalli thotë së është në detyrimin e organit të akuzës t'i paraqesë Parlamentit dokumentat e plotë që provojnë pretendimin e akuzës se Forcat e Armatosura janë anashkaluar nga ish- ministri Mediu në çështjen e Gërdecit, ç’ka përbën edhe një nga shtyllat kryesore të kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të zotit Mediu. Topalli ka renditur 9 kërkesa për dokumenta që përfshijnë Shtabin e Përgjithshëm, duke nisur nga praktika shoqëruese të urdhrit të ministrit Mediu deri tek komunikatat ditore për lëvizjen dhe transportimin e municioneve për në Gërdec, nëpërmjet të cilave informoheshin disa institucione shtetërore. Madje kërkesa e saj është që Ina Rama të marrë masa që dokumentat të sillen në një kohë sa më të shkurtër, në mënyrë që parlamenti të mos vonojë marrjen e vendimit për kërkesën e heqjes së imunitetit të ish ministrit të Mbrojtjes.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj