Berisha presion deputetëve të PD: Jo mocionit për Topallin, ose ju çoj në zgjedhje. Mustafaj: Berisha harron që Topi nuk është më nënkryetar i PD
Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike kësaj rradhe është treguar tepër i ashpër me deputetët e tij përsa i përket mundësisë së rrjedhjes së votave
Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike kësaj rradhe është treguar tepër i ashpër me deputetët e tij përsa i përket mundësisë së rrjedhjes së votave në një mocion të mundshëm kundrejt kryetares së Kuvendit. Berisha duke e ndjerë kësaj here të rrezikuar seriozisht Topallin, ka zgjedhur rrugën e presionit me deputetët e tij, duke thënë se në rast se do të ketë rrjedhje të mundshme të votave në mocionin për Topallin, ai ka për t’i çuar në zgjedhje të parakohshme. Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka bërë të qartë se është i gatshëm të çojë vendin në zgjedhjen rast se nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike do të ketë mbështetje për mocionin kundër Topallit, duke e konsideruar këtë gjest votëbesim për qeverinë. E megjithatë që në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar demokrat, kanë nisur debatet e ashpra në lidhje me këtë, pasi deputetë që njihen se janë kundër Berishës. Përplasja Presidencë-Kuvend shton polemikat brenda selisë blu. Deklarata e hapur e kreut të Qeverisë, Sali Berisha kundër dekreteve të Presidentit të Republikës por dhe kërcënimet e tij për deputetët demokratë nuk kanë frenuar këta të fundit që shprehin mendimin kundër. Deputeti i PD-së, njëkohësisht ish-ministër i Jashtëm Besnik Mustafaj ka kritikuar deklaratat e Berishës kundër Presidentit Topi. Mustafaj i kujtuar Berishës se tashmë Bamir Topi është President dhe jo nënkryetar i Partisë Demokratike. “Berisha duhet ta kuptojë qartë tashmë se Bamir Topi është president i Republikës dhe nuk është më nënkryetar i PD-së dhe nuk ka asnjë arsye se nëse vet Presidenti Topi gabon, ai vet duhet ti kërkonte takim dhe të diskutonin për kandidaturat eventuale dhe të këshilloheshin”, - tha anëtari i kryesisë së selisë blu. Sipas tij Berisha ka mandatin e kryetarit të Grupit Parlamentar, ka mandatin e Partisë Demokratike dhe duhet të shkonte tek Kryetari i Shtetit. “Berisha duhet të shkonte tek ai dhe të bënte gjithë ato punë që atij i nevojitej. Kjo për mua do të thotë se në të dyja anët nuk ka ecur diçka mirë”, - theksoi Mustafaj



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj