Xhon Withers: Parlamenti të trajtojë urgjent çështjen e imunitetit parlamentar për t’i hapur rrugë hetimit
“Qeveria amerikane do të shihte e zhgënjyer dhe e alarmuar çfarëdo përpjekjeje për t’ia nënshtruar këtë hetim çfarëdo ndikimi të jashtëm
“Qeveria amerikane do të shihte e zhgënjyer dhe e alarmuar çfarëdo përpjekjeje për t’ia nënshtruar këtë hetim çfarëdo ndikimi të jashtëm. Është detyra kushtetuese e Prokurores së Përgjithshme, dhe jo ajo e ndonjë organi tjetër të qeverisjes, që të kryejë punën e saj pa pasur ndërhyrje. Që të ndodhë kjo, është e domosdoshme që Parlamenti të trajtojë në mënyrë të menjëhershme çështjen e imunitetit parlamentar”
Tiranë- Lidhur me debatet e ndryshme që kanë lindur për hetimet e tragjedisë së Gërdecit, dhe me pengesat që po hasin këto hetime, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Withers, ka zhvilluar një takim me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama. Sipas një njoftimi për shtyp të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Prokurorja e Përgjithshme informoi Ambasadorin mbi aspektet publike të një serie hetimesh në vazhdim, përfshi në mënyrë specifike atë të Gërdecit. “Ambasadori e siguroi Prokuroren e Përgjithshme që Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbetet në mënyrë të përhershme e përkushtuar ndaj një hetimi të paanshëm e të gjithanshëm, të bazuar plotësisht mbi fakte ligjore. Qeveria e Sh.B.A. nuk do të paragjykojë përfundimin e ndonjë procedimi ligjor, por pret që vetëm faktet do të jenë përbërësi kritik për të përcaktuar gamën dhe natyrën e hetimit”, thuhet në deklaratë. Kështu, nga ana e Ambasadorit është nxitur edhe njëherë hetim i paanshëm dhe në të njëjtën kohë është kërkuar që të mos ketë ndërhyrje nga ndikimet e jashtme në hetime, sepse kjo do t’i bënte vetëm keq hetimit. “Qeveria amerikane do të shihte e zhgënjyer dhe e alarmuar çfarëdo përpjekjeje për t’ia nënshtruar këtë hetim çfarëdo ndikimi të jashtëm. Është detyra kushtetuese e Prokurores së Përgjithshme, dhe jo ajo e ndonjë organi tjetër të qeverisjes, që të kryejë punën e saj pa pasur ndërhyrje. Që të ndodhë kjo, është e domosdoshme që Parlamenti të trajtojë në mënyrë të menjëhershme çështjen e imunitetit parlamentar”, vijon më tej deklarata. Gjithashtu Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ka deklaruar se “Qeveria dhe populli amerikan do të jenë thellësisht të shqetësuar nëse ndonjë faktor, parti, apo udhëheqës politik bën deklarata apo ndërmerr veprime që, në ndonjë mënyrë, do të përfshinin ndonjë axhendë politike në çka duhet të jetë një hetim i paanshëm dhe i pavarur, bazuar mbi sundimin e ligjit”, përfundon deklarata.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj