Faqja e Pare | Politike | Braçe: Kuvendi i korruptuar, në 20 muaj janë 12 ligje antikushtetuese të miratuara nga Topalli

Braçe: Kuvendi i korruptuar, në 20 muaj janë 12 ligje antikushtetuese të miratuara nga Topalli

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

“Kuvendi është kthyer në një shtëpi korrupsioni, ku duart e pista kanë hapur procesin ligjbërës duke detyruar dhe ligje që vranë njerëz, ku ligjet blihen nga lloj - lloj horrash klientë të Sali Berishës, që bëjnë para të paligjshme, Kuvendi

 

është kthyer në një lavatriçe të parave të lloj - lloj horrave klientë të Sali Berishës të cilët përmes parlamentit, votimeve të blera në të, po marrin të mira publike, liçensa, toka pa 1 Euro, të drejta biznesi, favore të paligjshme pa kufi”.   

“Data 9 dhe 12 ishin propozimet tona dje në sallën e Kuvendit që kryetarja e Kuvendit refuzoi t’i votonte në mënyrë të dhunshme sipas rregullave dhe sipas procedurave të miratuara dhe të pranuara bashkarisht sesa në Kuvend. Rregullorja thotë se secili nga deputetët në parlament ka të drejtë të bëjë propozime në sallën e Kuvendit për kalendarin dhe programin e punës dhe ato votohen hapur në Kuvend. Zonja Kryetare dje shkeli dhunshëm pikërisht këtë garant të rregullores”. 

“Të gjitha provat, dëshmitë e përditshme të atyre që mbetën gjallë nga vrasja e paramenduar nga Berisha në Gërdec, të çojnë nga Sali Berisha dhe familja e tij. 

Sali Berisha nuk mund të fshihet më as pas të arrestuarve të shtabit, as pas 4 zyrtarëve që vetë u krijoi mundësinë të vjedhin para publike përmes tragjedisë së Gërdecit. Sali Berisha, personalisht duhet të hetohet për veprimet e mosveprimet e tij në qeveri për Gërdecin, familjarët e tij për lobimin dhe administrimin në Gërdec. Ndaj ne kërkojmë që më datë 12, Kuvendi të hapë rrugë me votim Prokurorisë për Mediun, me qëllim thellimin e konkretizimin e hetimeve për Berishën e familjen e tij”.   
 

Tiranë- Nënkryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Erion Braçe ka dënuar dje sjelljen e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli lidhur me mosrespektimin që ajo po i bën Kushtetutës së vendit dhe rregullores së parlamentit. Sipas tij Partia Socialiste vlerëson se Kuvendi është i korruptuar dhe ligjet po bllokohen nga persona të dyshimtë, klientë të Berishës. "Kryetarja e Kuvendit nuk është më simbol i mbrojtjes se Kushtetutës. Në kuvend po aplikohet standardi dyfishtë në emërimin apo votimin e anëtareve të institucioneve te pavarura", deklaroi dje përpara mediave, nënkryetari i grupit kuvendor socialist. Sipas Braçes, në kuvend janë kaluar me shpejtësi votimet për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa po mbahen peng emrat e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Më tej Braçe ka vijuar se socialistët kërkojnë nga Kuvendi që më 12 qershor nga kuvendi t'i hapë rrugë nëpërmjet votimit kërkesës së prokurorisë për të hetuar për Gërdecin, pas së cilit qëndron Berisha dhe familja e tij. 

Erion Braçe: 

Dua të shpreh vlerësimin e deputetëve të PS lidhur me seancën e djeshme në Kuvend si dhe trajtimin kriminal që Sali Berisha e Jozefina Topalli po i bëjnë çështjeve jetike: hapjes rrugë të hetimeve për krimin shtetëror të shekullit në Gërdec dhe emërimit të anëtarëve të Gjykatës së lartë

Që në fillim dua të shpreh shqetësimin tonë të thellë, që Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në një Geto të padenjë për një vend evropian, ku nuk ka liri, liri fjale, mendimi, liri votimi të garantuar përmes fshehtësisë, rregulla të pranuara e të zbatuara të njëjta për të gjithë, nuk ka debat, konsultë me faktorë interesi, nuk ka dëgjesë e më në fund nuk ka as kontroll parlamentar. Madje është kufizuar e drejta kushtetuese e deputetëve për iniciativë ligjore.

Përkundrazi, Kuvendi është kthyer në një shtëpi korrupsioni, ku duart e pista kanë hapur procesin ligjbërës duke detyruar dhe ligje që vranë njerëz, ku ligjet blihen nga lloj - lloj horrash klientë të Sali Berishës, që bëjnë para të paligjshme, Kuvendi është kthyer në një lavatriçe të parave të lloj - lloj horrave klientë të Sali Berishës të cilët përmes parlamentit, votimeve të blera në të, po marrin të mira publike, liçensa, toka pa 1 Euro, të drejta biznesi, favore të paligjshme pa kufi. 

I zënë me këtë aktivitet të denjë për shtëpi korrupsioni, Kuvendi po bllokon reformat jetike për vendin, po qëllon transparencën, po bllokon institucionet që duhet të godasin korrupsionin, po kthehet në instrumentin kyç të kapjes së shtetit, çdo institucioni të pavarur e enti rregullator, në ekonomi, energji, telefoni, sigurime, prokurime, administratë publike, nga militantë politik, po kthehet në varrmihësin e pushteteve të pavarura apo në shuarjen e pavarësisë mes Presidentit, Kryeministrit, Parlamentit, gjykatave, medias. 

Kjo shtëpi korrupsioni tashmë ka një përgjegjës dhe kjo është Jozefina Topalli, e cila edhe dje mori një përgjegjësi të tillë duke pohuar qartë se kuvendi është AJO. 

Pikërisht, është përgjegjësia e saj, antikushtetutshmëria e Kuvendit. Ajo nuk mund të jetë simbol i Kushtetutës: në 20 muaj janë 12 ligje antikushtetuese të shpallura të tilla nga Gjykata Kushtetuese të miratuara nga Topalli, madje disa me shpejtësinë e dritës dhe nën nxitjen e parave të pista. 

Është përgjegjësia e saj, standardi i dyfishtë aplikuar direkt nga ajo për kryetarin e gjykatës kushtetuese, për anëtarë të saj, prokurorin e përgjithshëm, madje edhe për anëtarë të KKRT.

Berisha dhe Topalli po kryejnë krim, tani, çdo ditë, që pengojnë hetimin për krimin e shekullit të shtetit në Gërdec.

Topalli nuk po dorëzon Mediun sepse siguria e Mediut, heshtja e Mediut, dëshmia e Mediut është jetike, pasi ai dorëzon Berishën. Është Sali Berisha autori kryesor, përfituesi direkt nga ai krim i përbindshëm, familjarisht. 

Të gjitha provat, dëshmitë e përditshme të atyre që mbetën gjallë nga vrasja e paramenduar nga Berisha në Gërdec, të çojnë nga Sali Berisha dhe familja e tij. 

Sali Berisha nuk mund të fshihet më as pas të arrestuarve të shtabit, as pas 4 zyrtarëve që vetë u krijoi mundësinë të vjedhin para publike përmes tragjedisë së Gërdecit.

Sali Berisha, personalisht duhet të hetohet për veprimet e mosveprimet e tij në qeveri për Gërdecin, familjarët e tij për lobimin dhe administrimin në Gërdec. 

Ndaj ne kërkojmë që më datë 12, Kuvendi të hapë rrugë me votim Prokurorisë për Mediun, me qëllim thellimin e konkretizimin e hetimeve për Berishën e familjen e tij. 

Së dyti bllokimi i dekreteve të presidentit për emërimin e 5 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë është flagrant, antikushtetues, i qëllimte në kapjen politike të Gjykatës së Lartë.

Pra, Jozefina Topalli e Sali Berisha duan pjesëmarrje politike dhe sundim mbi Gjykatën e Lartë.

Në mënyrë të përsëritur, kjo është lufta e Sali Berishës me gjykatësit e Gjykatës së Lartë. 

Njësoj si ne 1996 me Zef Brozin dhe gjykatën e tij, që me dhunë u vu nën diktatin politik. 

Në mënyrë të përsëritur, ky është masterplani i Sali Berishës dhe Jozefina Topallit, për garant në Gjykatën e Lartë, Gjykatë e cila do të gjykojë edhe Gërdecin, vrasjen e paramenduar të 26 shqiptarëve mes të cilave edhe gra shtatzëna me fëmijë në bark. 

Pavarësia e Gjykatës së Lartë është jetike për sistemin e drejtësisë dhe garantit të Demokracisë në këtë vend. 

Precedenti i mosbotimit të dekreteve të gjykatësve në Kuvend, i përsëritur nga Topalli e Berisha është faj, produkti i tij, varësia politike e gjykatësve nga Berisha për nevoja të tij personale është krim kushtetues i patolerueshëm. 

Ndaj ne kërkojmë që më datë 9, Dekretet e presidentit të votohen në Kuvend si garant për pavarësinë e Gjykatës së Lartë dhe gjithë sistemit të drejtësisë.   

A ndikon ky moment në bashkëpunimin me mazhorancën për reformën në drejtësi? 

Ky moment po rrezikon demokracinë në vend. 

Në rast se nuk firmosen afatet çdo bëhet? 

Jo siç vëmë afate ne. Data 9 dhe 12 ishin propozimet tona dje në sallën e Kuvendit që kryetarja e Kuvendit refuzoi t’i votonte në mënyrë të dhunshme sipas rregullave dhe sipas procedurave të miratuara dhe të pranuara bashkarisht sesa në Kuvend. Rregullorja thotë se secili nga deputetët në parlament ka të drejtë të bëjë propozime në sallën e Kuvendit për kalendarin dhe programin e punës dhe ato votohen hapur në Kuvend. Zonja Kryetare dje shkeli dhunshëm pikërisht këtë garant të rregullores. 
 

Si do të veprojë më tej PS, në rast se nga Topalli do të vijohet në këtë mënyrë? 

Jemi në shqyrtim të asaj që do të jetë reagimi ynë në rast të refuzimit kriminal , në vijimësi të Jozefina Topallit për të zbatuar rregulloren dhe Kushtetutën e këtij vendi. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
5.00
Powered by ANA Creative