FRESSH: Berisha të mos bëjë demagogji me fëmijët e rrugës
Tiranë- Pas shfaqies cinike dhe propagandistike të 1 Qershorit, kur njerëz te veshur me pushtet shtireshin sikur ishte një ditë e lumtur dhe e gëzueshme për të gjithë, Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar ishte e vetmja organizatë
Tiranë- Pas shfaqies cinike dhe propagandistike të 1 Qershorit, kur njerëz te veshur me pushtet shtireshin sikur ishte një ditë e lumtur dhe e gëzueshme për të gjithë, Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar ishte e vetmja organizatë e cila preku në thelb realitetin trishtues të cilin Kryeministri Berisha e ka thelluar për këtë kategori fëmijësh. Nëpërmjet një deklarate për shtyp FRESSH i indinjuar shprehet se “Spektakli i djeshëm i Kryeministrit, na bën me turp”. “Duhet t’i kujtojmë Berishës se fëmijët Romë vërtet janë lënë në harresë nga institucionet e tij, por për fat të keq ka dhe shumë fëmijë të tjerë, të cilët detyrohen të punojnë për të nxjerrë bukën e gojës, e jo të shkojnë në bankat e shkollave, sepse qeveria e tyre edhe pse thotë se i ka shumë përzemër, nuk u garanton minimumin e nevojshëm jetik. Demagogu i madh Berisha thotë se i kemi të gjitha resurset për të ndihmuar këto shtresa” thekson FRESSH duke u shprehur gjithashtu i kënaqur që pas 3-vitesh gjumi letargjik më në fund arriti të zgjoi “Ariun” Berisha. Sipas këtij forumi partiak, kryeministri Berisha nuk ka asgjë të vërtetë në atë që thotë se do të bëjë fëmijët sidomos për faktin se ai u kujtua për ta vetëm tashmë kur për ditët e tij në qeverisje ka nisur numërimi së prapthi. “Me lojën e tij të vjetër ku cdo gjë cilësohet priorotet, por në fakt cdo gjë është interes, këtij Kryeministri i janë bërë kaq shumë prioritete saqë fëmijët kanë ngelur në vendin e fundit të axhendës së tij imagjinare”, përfundon në deklaratën për shtyp FRESSHVlereso artikullin



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj