Faqja e Pare | Politike | Ruçi: Opozita nuk i bashkohet shkeljes së rregullores, respektoni procedurat parlamentare

Ruçi: Opozita nuk i bashkohet shkeljes së rregullores, respektoni procedurat parlamentare

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Kreu i Asamblesë Kombëtare të PS, njëkohësisht deputet i kësaj force, Gramoz Ruçi, ka folur dje në lidhje dekretet e presidentit

 

Tiranë- Kreu i Asamblesë Kombëtare të PS, njëkohësisht deputet i kësaj force, Gramoz Ruçi, ka folur dje në lidhje dekretet e presidentit dhe mosfutjen e tyre në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit të Shqipërisë. Lidhur me këtë Ruçi, duke marrë fjalën vetëm për shpjegim vote, pasi votoi kundër miratimit të Kalendarit, duke e parë si të vetmen mënyrë për të folur në Kuvend tha se: “Grupi i PS ka kërkuar thjesht dhe vetëm të zbatosh rregulloren. Të njoftosh parlamentin, të futesh në rendin e ditës dhe të zbatohen afatet për shqyrtimin e tyre. Votova kundër se ju interpretuat vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pretendoni se presidenti nuk është konsultuar për emrat që ka propozuar. Presidenti mund të thërriste këdo por jo juve, kryetarët e grupeve kryetarët e komisioneve faktorë dhe aktorë në gjithë këtë sallë, por nuk është i detyruar të thërriste ju”. Më tej Ruçi vijoi “votojini dekretet dhe hidhini poshtë, pasi nuk bëhemi as avokatë të presidentit dhe as të kandidaturave që ka sjellë presidenti. Atëherë në rast se është kështu, presidentin siç e zgjodhët votojeni dhe hiqeni, por ne si opozitë jemi për të funksionuar demokracia parlamentare. Ne jemi thjesht të respektuar procedurat dhe thjesht për të dhënë fjalën tonë. Ku fle lepuri? Lepuri fle që ju ja dhatë votat atij burri që ta kishit atje, por tani ju ka dalë jashtë gardhit, dhe doni ta fusni në gardh. Bëni ç’të doni na daç lëreni jashtë apo në daç futeni, por respektoni procedurat parlamentare”, theksoi Ruçi.  

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative