Faqja e Pare | Politike | Dokle- Topallit: Po ushtroni diktaturë mbi institucionet

Dokle- Topallit: Po ushtroni diktaturë mbi institucionet

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë Namik Dokle, e ka dënuar dje sjelljen e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, lidhur me moskalimin e dekreteve të presidentit për emërimin e pesë anëtarëve të Gjykatës së Lartë

 

Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë Namik Dokle, e ka dënuar dje sjelljen e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, lidhur me moskalimin e dekreteve të presidentit për emërimin e pesë anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Mes debatesh të shumta që kanë përfshirë seancën e pasdites në momentin kur po diskutohej kalendari i punimeve, Dokle i ka kërkuar Topallit se “s’duhen ngatërruar kompetencat e kuvendit me të kryetares së Kuvendit, se kryetarja ka vetëm 4 apo 5 paragrafe ndërsa e gjithë rregullorja është për kuvendin. Ju lexoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese por ajo s’ka bërë korrigjim në afatin e komisioneve ndaj brenda 7 ditësh duhet të sillnit raportin në Kuvend pra nga data 12 që kanë ardhur dekretet e para të kreut të shtetit” tha ai. Dhe për pasojë në Kuvend dje sipas Dokles duhet të ishin votuar anëtarët e Gjykatës së Lartë. Duke iu referuar mungesës së dekreteve në Kuvend dhe sjelljes së Topallit, Dokle ka vlerësuar kryetaren e Kuvendit dhe po ushtron diktaturë mbi institucionet dhe një gjë e tillë është e patolerueshme.  
 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
5.00
Powered by ANA Creative