Faqja e Pare | Politike | Berisha sulm Topit për dekretet e Gjykatës së Lartë, ndërhyn në marrëdhëniet parlament- president

Berisha sulm Topit për dekretet e Gjykatës së Lartë, ndërhyn në marrëdhëniet parlament- president

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Kreu i ekzekutivit ashtu si edhe herë të tjera kur ka sulmuar institucionet e pavarura kushtetuese, nuk i ka kursyer dje sulmet

 

Tiranë- Kreu i ekzekutivit ashtu si edhe herë të tjera kur ka sulmuar institucionet e pavarura kushtetuese, nuk i ka kursyer dje sulmet kundrejt presidentit të vendit. Duke u munduar që të mbrojë kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, ndaj së cilës është duke u diskutuar një mocion ditët e fundit, kreu i ekzekutivit, ka hedhur akuza kundrejt Topit, duke ndërhyrë në këtë mënyrë në marrëdhëniet mes presidentit dhe Kuvendit. Kështu Berisha ka mbajtur për herë të parë qëndrim për debatin mbi dekretet e presidentit për 5 anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe vënien në lëvizje të opozitës për mocion kundër kryetares së parlamentit Jozefina Topalli. Pavarësisht se një qëndrim të tillë, kreu i PD, njëkohësisht kryeministër e ka mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat pas largimit te medias nga mbledhja. Mësohet se kryeministri Berisha u ka thënë deputetëve demokrate se ne vendimin për dekretet e presidentit mazhoranca duhet të udhëhiqet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që kërkon konsultimin e Presidentit me Kuvendin për anëtarët e Gjykatës së Lartë. "Nuk ka ndodhur kurrë - është shprehur kryeministri Berisha me tone kritike ndaj presidentit Topi - dhe kjo është hera e pare, që një president të mos konsultohet më parë me mazhorancën dhe opozitën për dekrete të tilla. Pra Berisha la të kuptohet qartazi se propozimet e presidentit Topi shkojnë kundër kriterit të mazhorancës, kriter i cili, siç është shprehur kryeministri nuk lejon qe persekutorët te ngrihen ne përgjegjësi. Gjithashtu Berisha ka autorizuar kryetarin e grupit, Astrit Patozi t'i kërkojnë takim presidentit Topi për të sqaruar zyrtarisht pozicionin e mazhorancës lidhur me këtë çështje. 
 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative