PS ngre grup pune për mocionin ndaj Topallit
Tiranë- Partia Socialiste është drejt finalizimit të procedurave për hartimin e mocionit për shkarkimin e kryetares së kuvendit, Jozefina Topalli
Tiranë- Partia Socialiste është drejt finalizimit të procedurave për hartimin e mocionit për shkarkimin e kryetares së kuvendit, Jozefina Topalli. Mëngjesin e djeshëm sekretariati i Partisë Socialiste dhe kryesia e grupit parlamentar vendosi të ngrejë një grup pune për shqyrtimin e kushteve mbi bazën e të cilit do hartohet mocioni i shkarkimit për Topallin. Sipas të dhënave për mocionin do të përdoren dokumentet e prokurorisë për hetimin e ngjarjes së Gërdecit, si dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Që para dy ditësh Partia Socialiste formuloi akuza të rënda ndaj kryetares së kuvendit, sipas të cilave e ka kthyer këtë institucion në gjykatë speciale dhe se ka bllokuar kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të ish ministrit të Mbrojtjes, i cili kërkohet të hetohet nga organi i akuzës për ngjarjen e Gërdecit, si dhe dekretet e presidentit për emërimin e 5 anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Mësohet gjithashtu se në grupin e punës së partisë më të madhe të opozitës lidhur me hartimin e mocionit për shkarkimin e kryetares së kuvendit bëjnë pjesë anëtarët socialistë të komisionit të Ligjeve.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj