Dade: Faktori shqiptar të ngrihet mbi dasitë partiake e të përfaqësojë aspiratat e shqiptarëve në Maqedoni
Tiranë- Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste, Arta Dade ka shprehur dje shqetësimin në lidhje me aktet
Tiranë- Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste, Arta Dade ka shprehur dje shqetësimin në lidhje me aktet e dhunës që për shoqëruan zgjedhjet në Maqedoni. Ajo kërkoi qe forcat politike shqiptare të përfaqësojnë aspiratat për integrim dhe te frenojnë militantet që mund të cënojnë të ardhmen e Maqedonisë. “Faktori shqiptar duhet te ngrihet mbi dasitë partiake e të përfaqësojë aspiratat e shqiptareve në Maqedoni. PSSH sërish shpreh shqetësimin për incidentet e përsëritura gjatë fushatës zgjedhore dhe dënon dhunën e shënuar dje gjatë mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Maqedoni”, tha ajo. Më tej Dade shprehu bindjen se socialistët shprehin bindjen, se forcat politike në Maqedoni udhëhiqen nga parimi universal, se në një shoqëri demokratike, dhuna për të qëndruar në pushtet apo për të marrë pushtetin është e papranueshme. “Ne inkurajojmë udhëheqësit e forcave politike, të dënojnë aktet e dhunës dhe të angazhohen që kjo të mos rishfaqet në ato zona ku do të ketë përsëritje të zgjedhjeve. Faktori shqiptar duhet të ngrihet mbi dasitë partiake dhe të përfaqësojë realisht aspiratat e shqiptarëve për një Maqedoni demokratike dhe të integruar në Bashkimin Europian dhe në NATO. Ata duhet të frenojnë militantët e tyre ekstremiste për të mos rënë pre e provokacioneve që kërkojnë ta mbajnë shqiptarët në qerthullin e konfliktualitetit”, vijoi ajo. Duke folur lidhur me çfarë ka ndodhur në Maqedoni ditën e dielë, sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në PS, tha se këto akte kompromentojnë integritetin e zgjedhjeve dhe krijon vonesa për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Europian. Lidhur me këtë Dade nënvizoi se “PSSH kërkon që forcat politike të shqiptarëve të Maqedonisë të vazhdojnë të luajnë rolin e tyre konstruktiv, pavarësisht në qeverisje apo opozitë, duke konsoliduar vlerat demokratike dhe rolin që faktori shqiptar luan në rajon me vizionin e qartë të integrimit të rajonit në familjen e vlerave euroatlantike”.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj