PS: Topalli po merr atribute që nuk ja jep ligji duke bllokuar dekretet e presidentit për Anëtarët e Gjykatës së Lartë
“Problemet e brendshme, problemet që keni me presidentin e vendit nuk mund t’i zgjidhni në kurriz të institucioneve të shtetit”
Tiranë- Një çështje që ka qenë në qendër të vëmendjes së debateve të seancës së djeshme kuvendore, ka patur të bëjë edhe me dekretet e presidentit të Republikës lidhur me emërimin e 5 anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Në momentin e diskutimit të punimeve trejavore të Kuvendit, të miratuara në Konferencën e kryetarëve, Leskaj i ka kërkuar Topallit futjen në rendin e punimeve të Kuvendit dekretet e presidentit. Duke sjellë edhe njëherë në vëmendje të deputetëve çështjen e këtyre dekreteve lidhur me emërimet në Gjykatën e Lartë socialistët i janë drejtuar Topallit duke i thënë se ajo ka marrë atribute që nuk ja jep ligja. “Në të gjitha rastet pra dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që ju e citoni dhe në rastin e Kushtetutës, që duhet pëlqimi Kuvendit edhe në rastin e rregullores së Kuvendit, këto atribute i ka Kuvendi jo Kryetarja. Ju ende nuk i keni çuar dekretet në Komisionin e Ligjeve, është Komisioni I Ligjeve që vendos në se kandidaturat I plotësojnë kushtet ligjore, jo Kryetarja dhe po ju citoj nenin 111, “Zgjedhja në organet kushtetuese ose të krijuara me ligj dhe dhënia e pëlqimit”, pika 3 e cila thotë që: “ me paraqitjen e kandidaturave, Kryetari i Kuvendit ia kalon ato komisionit përkatës, i cili vendos nëse kandidaturat i plotësojnë kushtet ligjore brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës, si dhe pika 6 thotë që: Në rastet kur në Kushtetutë parashikohet dhënia e pëlqimit nga Kuvendi, Kryetari i Kuvendit ia kalon kërkesën Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili brenda 7 ditëve shqyrton nëse kandidaturat i plotësojnë kriteret ligjore. Kuvendi shqyrton kërkesën për dhënien e pëlqimit në seancë plenare brenda dy javëve nga data e paraqitjes së raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe, nëse kërkohet nga të paktën një kryetar grupi parlamentar, zhvillohet debat për të”. Sipas Leskajt dekretet kanë ardhur i pari në 12 Maj dhe i dyti në 22 Maj dhe ende nuk kanë kaluar në komision të Ligjeve. Askush nuk e ka mohuar rolin substancial të Kuvendit po të Kuvendit jo të Kryetares”, nënvizoi Leskaj. Më tej ajo shtoi se problemet e brendshme, problemet që keni me presidentin e vendit nuk mund t’i zgjidhni në kurriz të institucioneve të shtetit.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj