Berisha vendos të ndërtojë central nuclear pa u konsultuar me shqiptarët
Ndërkohë që populli italian ka vendosur të mos lejojë ndërtimin e centraleve nukleare në Itali me referendum popullor, Kryeministri Berisha vendos ta ndërtojë pa marrë mendimin e shqiptarëve për një vepër të tillë madhore me ndikim në jetën e tyre
Tiranë - Ndërkohë që populli italian ka vendosur të mos lejojë ndërtimin e centraleve nukleare në Itali me referendum popullor, Kryeministri Berisha vendos t’i ndërtojë pa marrë mendimin e shqiptarëve për një veprë të tillëë madhor me ndikim në jetën e tyre. Kryeministri Berisha deklaroi në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera” se Shqipëria është gati për të ndërtuar një central bërthamor për Italinë. Duket se në shenjë servizilizmi të hapur ndaj qeverisë italiane të sapozgjedhur, Kryeministri Berisha ka vendosur të mbajë premtimin që ministri Italian aktual i Ekonomisë Xhulio Tremonti ju beri italianëve gjatë procesit zgjedhor muaj më parë..
Ndërkohë, kompania italiane “Enel SPA” është gati që të pranojë mundësinë e ndërtimit të një impianti bërthamor në Shqipëri, në rast se qeveritë shqiptare dhe italiane arrijnë një marrëveshje bashkëpunimi.
ITALI - Kompania italiane “Enel SPA” është gati që të pranojë mundësinë e ndërtimit të një impianti bërthamor në Shqipëri, në rast se qeveritë shqiptare dhe italiane arrijnë një marrëveshje bashkëpunimi. Kështu ka deklaruar sot pas intervistës së Berishës “Corriere della sera”, zyrtari i kompanisë “Enel SPA”. “Në rast se arrihet një marrëveshje mes dy qeverive, ne do vlerësojmë këtë projekt”, tha ky zyrtar për “Thomson Financial News”. Ky zyrtar tha se përfaqësues të kësaj kompanie kanë qenë në dhjetor në Shqipëri dhe kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për një projekt qymyri, por nuk kanë bërë asnjë bisede për një impiant bërthamor.
“Centrali Bërthamor? Po faleminderit. Nuk ështe nevoja të premtojë ulje fiskale italianave përtej Adriatikut, tashmë është “falenderimi” i Shqipërisë dhe i kryeministrit të saj”-Kështu është përgjigjur kryeministri Berisha në një intervistë të publikuar sot në gazetën prestigjioze italiane “Corriere della Sera” pyetjes së gazetarit për ndërtimin e një centrali bërthamor italian në Shqipëri. “Ky vend ofron të gjitha garancitë për të prodhura energji bërthamore të sigurtë. Do të kemi sistemet më të mira. Asnjë nuk do të ketë frikë në Mesdhe.”- siguron Kryeministri, ndërsa nuk përcakton nëse ky central atomik do të ndërtohet brenda 5 vitesh, ashtu sic flitet nga qeveria italiane. “Pesë vjet është një term i mundur. Kjo varet nëse atëherë do të ketë një marrëveshje mes qeverive tona”- tha Berisha. Për kreun e qeverisë shqiptare “Vendimi i marrë është që të mos përjashtojmë shqiptarët nga ky potencial i madh i energjisë bërthamore”.
Në vazhdim të intervistës publikuar dje në “Corriere della Sera” në lidhje me marrëdhëniet me qeverinë italianë Berisha shprehet i bindur se do ketë marrëdhënie të ngushta ndërsa nuk mohon aleancat e vjetra duke kujtuar se Prodi mbetet një mik i vjetër, “Ndërkohë- thotë ai- kërkojmë miqësi të reja. Silvio është Luani i Gadishullit Apenin. Ka bërë shumë për Italinë dhe për miqtë e tij. Do të kemi marrëdhënie të ngushta! Dhe shumë shpejt do ta ftoj në Shqipëri."



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj