Faqja e Pare | Politike | Klosi: Qeveria e përfshire në një proçes korruptiv për kartat e identitetit

Klosi: Qeveria e përfshire në një proçes korruptiv për kartat e identitetit

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Jemi në prag të muajit qershor 2008, muaji i premtuar nga qeveria disa herë se do e gjente Shqipërinë me një system, i cili do të fillonte të prodhonte

 

Jemi në prag të muajit qershor 2008, muaji i premtuar nga qeveria disa herë se do e gjente Shqipërinë me një system, i cili do të fillonte të prodhonte kartat e identitetit ndërkohë që sot, qeveria shqiptare në një proçes të mbuluar me korrupsion, paaftësi dhe mosdëshirë për të bërë asnjë një punë në këtë vend ndodhet para gjykatave e akuzuar nga të 40 kompanitë që morën pjesë në tender përveç asaj fituese. Po ashtu u gjet një situatë krejt në amulli me kompaninë fituese, e cila nuk merr përsipër të realizojë as me afat dhe as me cilësisinë e kërkuar nga tenderi kombëtar i shpallur sistemin e kartave të identitetit. Sot nuk ka kompani që mund të marrë qoftë edhe teorikisht përgatitjen e kartave deri në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2009. 
 

Tiranë - Përsa i përket kartave të identitetit, Sekretari Organizativ i PSSH dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Blendi Klosi deklaroi dje në një deklarim për median se, “sot që flasim jemi në prag të muajit qershor 2008, muaji i premtuar nga qeveria disa herë se do e gjente Shqipërinë me një system, i cili do të fillonte të prodhonte kartat e identitetit ndërkohë që sot, qeveria shqiptare në një proçes të mbuluar me korrupsion, paaftësi dhe mosdëshirë për të bërë asnjë një punë në këtë vend ndodhet para gjykatave e akuzuar nga të 40 kompanitë që morën pjesë në tender përveç asaj fituese. Po ashtu u gjet një situatë krejt në amulli me kompaninë fituese, e cila nuk merr përsipër të realizojë as me afat dhe as me cilësisinë e kërkuar nga tenderi kombëtar i shpallur sistemin e kartave të identitetit.

Sot nuk ka kompani që mund të marrë qoftë edhe teorikisht përgatitjen e kartave deri në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2009. Prandaj ne jemi shumë të shqetësuar dhe kërkojmë me forcë kryeministrit, ministrisë përkatëse dhe gjithë shoqërisë shqiptare, që të kërkojë me ngulm realizimin e këtij projekti në mënyrë sa më të shpejtë. Po ashtu si anëtar i delegacionit në Parlamentin Evropian, në takimin e fillim javës me drejtuesit më të lartë të PE, si z. Barrozo, nga ata u shpreh qartë, se Shqipëria pa i realizuar këto dy proçese, do të jetë gjithmonë e më larg për realizimin sistemit të vizave, që megjithëse ka një dëshirë pozitive nga parlamentarët evropianë, që për gjithë Ballkanin perëndimor të ketë mundësi të lehtësimit të sistemit të vizave, përsëri Shqipëria fatkeqësisht si pasojë e korrupsionit, paaftësisë dhe makutërisë së administratorëve të tij të lartë, do të ngelet shumë më larg se vendet e tjera të rajonit, pasi pa një sistem unik të regjistrit kombëtar të votuesve dhe pa një sistem të plotë të kartave të identitetit të shtetasve shqiptarët do të duhet ta harrojnë procesin e lehtësimit të vizave dhe të lëvizjes së lirë në Bashkimin Evropian.

Prandaj për këto arsye, unë përsëri ngre shqetësimin që Berisha duhet t’i përgjigjet kërkesës sonë për interpelancë parlamentare. Ministri i Brendshëm duhet të jetë pjesë e debatit parlamentar, që opozita shqiptare dhe qytetarët të kenë mundësi të njohen me projektin, me afatet dhe natyrisht të bëjnë presionin maksimal, që k’u proçes të jetë sa më i shkurtër dhe sa më i mirë për qytetarët shqiptarë. Ne vazhdojmë të bëjmë presionin tonë jo vetëm si pjesë e plitikës. Kërkojmë që kjo të jetë një zgjidhje sa më të plotë për qytetarinë shqiptare. Qytetaria shqiptare sot ka nevojë që të jetë e identifikuar dhe qytetarët që të kenë një regjistër unik kombëtar të jenë pa pajisur me karta dhe natyrisht hapësia për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme rritet shumë duke mos patur këto dy sisteme.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
5.00
Powered by ANA Creative