PS: Mosrealizimi i regjistrit të popullsisë, ndëshkim politik për shqiptarët
Dështimi para pak ditësh i tenderit ndërlidhës së zyrave të gjendjes civile, është një ndëshkim politik për të mos u dhënë shqiptarëve anjëherë një regjistër kombëtar të pamanipulueshëm dhe të qartë duke minuar kështu me iniciativë dhe projekt. Shërbimi i gjëndjes civile me arsimtarë, zgjidhje folklorike
Dështimi para pak ditësh i tenderit ndërlidhës së zyrave të gjendjes civile, është një ndëshkim politik për të mos u dhënë shqiptarëve anjëherë një regjistër kombëtar të pamanipulueshëm dhe të qartë duke minuar kështu me iniciativë dhe projekt shumë të veçanftë, që u realizua nga zyra e OSBE-së në Shqipëri. “Database” e ekspertëve të këtyre institucioneve, nuk gjendet asnjë aspekt i profilizuar për të dhënë garanci të këtij proçesi, që ai të realizohet
Tirane – Sekretari Organizativ i PSSH dhe deputeti I Kuvendit të Shqipërisë Blendi Klosi deklaroi dje në një deklarim për median:
Ne emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, do të doja të ngrija përsëri dy shqetësime kryesore për dy nga reformat më jetësore të demokratizimit të jetës së vendit dhe realizimit të standardeve në Shqipëri. Atë të realizimit të regjistrit kombëtar të shtetasve dhe të pajisjes së shqiptarëve me karta identiteti. Të dyja këto proçese, tashmë mbulohen me afera korruptive, paaftësi totale të amdinistratës dhe paqartësi teknike për zgjidhjen e tyre. Po e çojnë Shqipërinë gjithmonë e më larg afateve dhe kërkesave të integrimit evropian dhe kërkesave të kohës e po ashtu jashtë çdo afati për realizimin e këtyre proçeseve në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Regjistri kombëtar i shtetasve, ka një paqartësi totale për zgjidhjen e këtij proçesit përfundimtar. Askush, asnjëherë në asnjë vend, në asnjë tryezë debate, nuk paraqet sot zgjedhjen përfundimtare se si do realizohet regjistri kombëtar i shtetasve, regjistër unikal, shumë i rëndësishmë për demokratizimin e jetës së vendit. Dështimi para pak ditësh i tenderit ndërlidhës së zyrave të gjendjes civile, është një ndëshkim politik për të mos u dhënë shqiptarëve anjëherë një regjistër kombëtar të pamanipulueshëm, dhe të qartë duke minuar kështu me iniciativë dhe projekt shumë të veçanftë, që u realizua nga zyra e OSBE-së në Shqipëri. “Databaze” e ekspertëve të këtyre institucioneve, nuk gjendet asnjë aspekt i profilizuar për të dhënë garanci të këtij proçesi, që ai të realizohet.
Mungesë të plotë transparence për opozitën dhe publikun, nuk kemi si opozitë asnjë përgjigje të paktën për kërkesat për interpelancë me kryeministrin e vendit dhe Ministrin e Brendshë, z. Nishani, për të na shpjeguar në mënyrë të plotë proçesin e realizimit të këtij sistemi. Një sistem shumë i rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. I kërkojmë nga ky podium edhe strukturave kombëtare që të jenë pjesë pjesë e proçesit të transparencës dhe të na ofrojnë gjithmonë e më shumë hapësirë ne si opozitë që të njihemi me këtë proçedurë. Nuk ka asnjë mundësi reale qoftë edhe teorike që ky proçes të realizohet në kohë dhe me cilësi. Pra, do doja të kujtoja këtu se kodi elektoral, ai ekzistues, kërkon të paktën 6 muaj përpara ditës së zgjedhjeve, që qytetarët të njihen me listat e zgjedhësve dhe në qoftë se ky sistem do të realizohet nga regjistri kombëtar që po përgatitet, shtetasit shqiptarë, votuesit shqiptar, opozita shqiptare, por dhe qytetaria shqiptare, do e kenë të pamundur të njihen paraprakisht me listat, duke ia lënë si gjithmonë historisë shqiptare të përgatitjes së listave në muajin e fundit apo në ditën e fundit para votimit, për ta bërë proçesin të korruptuar dhe të atakuar politikisht.
Deri tani nuk ka një zyrtar të vetëm, i cili të marrë përsipër që ky sistem do të ketë një bazë unike të dhënash dhe të jetë një sistem, i cili është i azhornueshëm me kapacitete të plota administrative dhe një sistem i cili mund t’u ofrojë qytetarëve atë standard, të cilën e kanë të domosdoshëm në kuadër të integrimit evropian.
Hipotezat e Kryeministrit Sali Berisha janë aq qesharake, sa dhe injorante që sistemi arsimor mund të shërbejë me laptopet e tyre në malësi, për të ngritur regjistrat e zyrës së gjendjes civile. Mendoj se Shqipëria do të duhet të largohet urgjentisht nga këto zgjidhje folklorike, të një detyre kaq të rëndësishme për qytetarinë dhe modernizimin e jetës së vendit në Shqipëri
Tiranë- “Hipotezat e Kryeministrit Sali Berisha janë aq qesharake, sa dhe injorante që sistemi arsimor mund të shërbejë me laptopet e tyre në malësi, për të ngritur regjistrat e zyrës së gjendjes civile. Mendoj se Shqipëria do të duhet të largohet urgjentisht nga këto zgjidhje folklorike, të një detyre kaq të rëndësishme për qytetarinë dhe modernizimin e jetës së vendit në Shqipëri”, - ka deklaruar dje Sekretari Organizativ i PSSH dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Blendi Klosi.
Në këtë deklarim Klosi theksoi se, “kodi elektoral, ai ekzistues, kërkon të paktën 6 muaj përpara ditës së zgjedhjeve, që qytetarët të njihen me listat e zgjedhësve dhe në qoftë se ky sistem do të realizohet nga regjistri kombëtar që po përgatitet, shtetasit shqiptarë, votuesit shqiptar, opozita shqiptare, por dhe qytetaria shqiptare, do e kenë të pamundur të njihen paraprakisht me listat, duke ia lënë si gjithmonë historisë shqiptare të përgatitjes së listave në muajin e fundit apo në ditën e fundit para votimit, për ta bërë proçesin të korruptuar dhe të atakuar politikisht. Deri tani nuk ka një zyrtar të vetëm, i cili të marrë përsipër që ky sistem do të ketë një bazë unike të dhënash dhe të jetë një sistem, i cili është i azhornueshëm me kapacitete të plota administrative dhe një sistem i cili mund t’u ofrojë qytetarëve atë standard, të cilën e kanë të domosdoshëm në kuadër të integrimit evropian. Hipotezat e Kryeministrit Sali Berisha janë aq qesharake, sa dhe injorante që sistemi arsimor mund të shërbejë me laptopet e tyre në malësi, për të ngritur regjistrat e zyrës së gjendjes civile. Mendoj se Shqipëria do të duhet të largohet urgjentisht nga këto zgjidhje folklorike, të një detyre kaq të rëndësishme për qytetarinë dhe modernizimin e jetës së vendit në Shqipëri.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj