Komisioni i Medias: Pollo në interpelancë, nuk vjen në komision dhe pas tre kërkesave
Tiranë- Deputetët anëtarë të Komisionit Parlamentar të Medias gjatë mbledhjes së këtij komisioni kanë vendosur të thërrasin në interpelancë parlamentare ministrin e Arsimit dhe Shkencës Genc Pollo
Tiranë- Deputetët anëtarë të Komisionit Parlamentar të Medias gjatë mbledhjes së këtij komisioni kanë vendosur të thërrasin në interpelancë parlamentare ministrin e Arsimit dhe Shkencës Genc Pollo. Dy çështjet kryesore për të cilat do të raportojë para deputetëve janë situata në shkolla dhe statusi i profesorit. Pasi ministri Pollo refuzoi tre herë të paraqitej në komisionin parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, anëtarët e komisionit me konsensus kanë vendosur thirrjen e tij në një interpelancë parlamentare ku do të japë përgjigje për shumë çështje. "Me mosardhjen e tij ministri ka shkelur e dhunuar respektin ndaj institucioneve dhe Parlamentit" ka deklaruar dhe Kryetarja e komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Valentina Leskaj. Sipas saj motivet e mungesës së ministrit Pollo nuk janë arsye të qenësishme për të anashkaluar komisionin". Kryetarja e Komisionit tha se Pollo ishte thirrur për dy çështje shumë të rëndësishme, mbi gjendjen në arsim dhe "statusin e profesorit", një çështje kjo që lidhet me shkelje ligjore, pasi ende nuk janë nxjerrë akte nënligjore në ligjin "Për arsimin e lartë", i cili është miratuar një vit më parë. të pajustifikuara i ka quajtur mungesat e ministrit edhe kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, njëkohësisht anëtar i komisionit, i cili e quajti jonormale mosardhjen e ministrit të Arsimit për tre herë radhazi. "E quaj jonormale mosardhjen në Parlament të z. Pollo, pavarësisht arsyeve që mund të ketë pasur, të cilat uroj të kenë qenë arsye objektive dhe të qenësishme dhe besoj komisioni nuk mund ta vazhdojë debatin si monolog, pa qenë prezent ministri", tha ai.
Vlereso artikullin



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj