Faqja e Pare | Politike | Beqja: Duhet të prishen menjëherë kontratat e vdekjes me firmat spekulante në miniera

Beqja: Duhet të prishen menjëherë kontratat e vdekjes me firmat spekulante në miniera

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

"Situata është tejet kritike në këto miniera ndaj duhen marrë masa radikale për të mbyllur shpellat e vdekjes, deri sa të garantohet

 

"Situata është tejet kritike në këto miniera ndaj duhen marrë masa radikale për të mbyllur shpellat e vdekjes, deri sa të garantohet jeta e atyre që punojnë në këto galeri. Të sigurohet ndërkohë shpërblimi i minatorëve gjatë kohës së nevojshme që do të bëhet garantimi i jetës brenda këtyre minierave. Duhet menjëherë të prishen kontratat e vdekjes me firmat spekullante dhe të zbatohen masa të ashpra ligjore për shfrytëzuesit e paliçensuar". 

Tiranë- Partia Socialiste e Shqipërisë ka quajtur dje të patolerueshëm faktin që pothuaj përditë po vdes nga një minator në vendin tonë dhe qeveria nuk merr asnjë masë, madje më keq akoma, hesht në lidhje me këto jetë të humbura për të fituar bukën e gojës. Lidhur me këtë nënsekretari për Programin Politik në Partinë Socialiste, Ilir Beqja ka dalë dje në një komunikim me mediat duke marrë shkas edhe nga vdekja e minatorit më të fundit Mehmet Rama dy ditë më parë në Minierë. "Vdekja e minatorit Mehmet Rama është në vazhdën e vdekjeve të paralajmëruara. Nga dje, një familje humbi kryefamiljarin dhe fëmijët nuk e kanë më babanë e tyre. Në emër të PS, i shprehim ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit", tha ai. sipas Beqes, qeveria është përgjegjëse për situatën e rëndë të krijuar në minierat e Bulqizës dhe Batrës ku çdo muaj humb jetën një minator. Ministria përkatëse duhet të kishte marrë me kohë përgjegjësitë politike. Nuk mund të vazhdohet me konkluzionet cinike që fajtor ishte minatori. Nuk mund të lehtësohet shpirti me transferimin e përgjegjësisë tek Prokuroria. Para kësaj shurdhërie vrasëse të qeverisë, Partia Socialiste nuk mund të heshtë.  Më tej nënsekretari për Programin Politik në PS ka kërkuar që të merren masa në lidhje me këtë çështje që ditë për ditë po merr jetë njerëzish të pafajshëm duke e quajtur si një situatë alarmante. "Situata është tejet kritike në këto miniera ndaj duhen marrë masa radikale për të mbyllur shpellat e vdekjes, deri sa të garantohet jeta e atyre që punojnë në këto galeri. Të sigurohet ndërkohë shpërblimi i minatorëve gjatë kohës së nevojshme që do të bëhet garantimi i jetës brenda këtyre minierave. Duhet menjëherë të prishen kontratat e vdekjes me firmat spekullante dhe të zbatohen masa të ashpra ligjore për shfrytëzuesit e palicensuar", tha ai. Duke përfunduar denoncimin e këtij fakti përpara mediave, Ilir Beqja nënvizoi se "qeveria, për ironi, nuk mund të vazhdojë të mburret me rritjen e të ardhurave nga eksporti i kromit. Kjo pasuri kombëtare që duhet të ishte një burim mirëqenieje, po shpërdorohet bashkë me jetën e atyre që punojnë aty". 
 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative