Kryeministri, qeveria e tij, ngatërruan shkronjat në daljen e tyre të parë publike
Dje, deputeti i Gërdecit, që është graduar si kryetar i maxhorancës, me një arrogancë të denjë për të dhe të ushqyer, nga përgjegjësi `
Erion Braçe
Dje, deputeti i Gërdecit, që është graduar si kryetar i maxhorancës, me një arrogancë të denjë për të dhe të ushqyer, nga përgjegjësi kryesor i tragjedisë, krimit shtetëror të Gërdecit, Sali Berisha deklaroi: Gërdeci është i mbyllur. Që Sali Berisha, qeveria e tij, deputetët e tij, të përfshirë në vrasje, donin të varrosnin këtë krim që ditën e parë që ndodhi, kjo është në vëmendjen e kujtdo shqiptari të ndershëm.
Kryeministri, qeveria e tij, ngatërruan shkronjat në daljen e tyre të parë publike, për të fshehur vdekjen baxhanakut të tij në Gërdec. Ne i shprehëm ngushëllime kryeministrit dhe familjes së tij. Por, vdekjen e një njeriu, mund ta mbajnë sekret vetëm diktaturat më mizore dhe shpellat e Al Kapones. Ai nuk vdiq në Korenë e Veriut, por vdiq 15 km larg Tiranës. Vdekja mister e tij, mban ende të pazbardhur misterin e 25 vdekjeve të tjera, por edhe misterin e implikimit familjar të Sali Berishës në krimin e Gërdecit.
Ne deputetët e Partisë Socialistë të Shqipërisë, nuk mund të lejojmë kurrë që kjo çështje të mbyllet pa ndëshkuar deri përgjegjësin e fundit për vrasjen e 26 shqiptarëve në Gërdec. Nuk do të ketë parlament, nuk do të ketë prokuror apo gjykatës, që të shpëtojë vrasësit nga ndëshkimi. Sikur 100 vjet të duhen për të arritur drejtësinë, në emër të atyre që vdiqën në Gërdec, të foshnjes në bark të nënës, kjo kohë do të mbushet çdo minutë, me përpjekje ligjore për të ndëshkuar krimin makabër të qeverisë së Sali Berishës.
Së dyti, deputeti i Gërdecit quajti të mbyllur edhe çështjen e shpërblimit të të dëmtuarve në Gërdec. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, shkoi më larg, duke treguar 100 mijë dollarët të paguar për shpenzime varrimi, si krenari të qeverisë së Sali Berishës, më të korruptuar në Europë. Kjo tregon natyrën barbare të qeverisë së Sali Berishës, që pasi të vret në mënyrën më mizore, të kujton paratë e varrimit, si tregues të efektivitetit të qeverisjes së saj saj. Ky është Sali turpi, apo turp Qeveria!
Natyrisht, që ne e identifikuam këtë sjellje barbare qysh kur Kryeministri Sali Berisha i vuri çmim, 2 milion lekë, jetës së çdo individi që vrau në Gërdec. Pikërisht për këtë arsye, dhe çështja e dëmshpërblimit në Gërdec, nuk do të mbyllet, deri kur i dëmtuari i fundit, të marrë qindarkën e fundit për dëmin e pronës së tij, të cilin ai e vlerëson vetë. Ne e kemi paraqitur në Kuvend këtë projektligj, ku Sali Berisha, po pengon miratimin e këtij projektligji në Kuvend. Deputeti i Gërdecit, e quajti një iniciativë qesharake, këtë iniciativë ligjore, që synon t'ju jap 4.000 të dëmtuarve në Gërdec, dëmshpërblim në masën 100 %, të të gjitha pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, të dëmtuara plotësisht, si dhe në masën 100 %, për ato pasuri që kanë humbur vlerën e përdorimit dhe mund të rehabilitohen. Dhe duke bërë diferencën nga mënyra se si Sali Berisha i "dëmshpërbleu" njerëzit në Gërdec, kemi vendosur nenin 3, në të cilin thuhet, evidentimi i pasurisë pronë private, të dëmtuara, do të kryhet nga vetë të dëmtuarit, nëpërmjet plotësimit të formularëve tip, të miratuar me vendim të km. Pra, ky projekt ligj, që është i ndryshëm nga ai, apo ato vendime, me anë të të cilave, që Sali Berisha e quan Gërdecin aksident teknologjik dhe ka marrë përsipër të dëmshpërblejë ata njerëz atje, synon së pari ç’dëmtim 100 % të dëmit të shkaktuar atje dhe së dyti, në vlerat që përcaktojnë vet banorët e dëmtuar në Gërdec. Qeveria pas atij krimi shtetëror e ka humbur të drejtën morale për të vendosur çmim për pronën që e shkatërroi me korrupsion dhe krim në Gërdec. Së fundmi, çështja e dëmshpërblimit, nuk do të mbyllet deri ditën kur qeveria të paguajë deri qindarkën e fundit për të rikuperuar dëmtimin, gjymtimin në trupin e çdo njeriu të plagosur në Gërdec, që Zoti ia fali jetën dhe jo qeveria. Qeveria ua mori atë.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj