Faqja e Pare | Politike | Bello: Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja e Remzi Hoxhes një krim i shëmtuar politik

Bello: Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja e Remzi Hoxhes një krim i shëmtuar politik

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Partia Socialiste ka reaguar pas ndryshimit të masës së sigurisë për Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Arben Sefgjini

 

Tiranë- Partia Socialiste ka reaguar pas ndryshimit të masës së sigurisë për Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Arben Sefgjini, nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Sefgjini është në gjykim për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Deputeti socialist, Marko Bello ka dalë dje në një konferencë për shtyp. duke thënë se tha se vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda dëshmon qartë kapjen në nivelin më të lartë të drejtësisë, në shërbim të kryeministrit të vendit dhe qëllimeve të tij politike". Bello akuzon kryeministrin Berisha, në atë kohë president, si përgjegjës për zhdukjen e Remzi Hoxhës duke thënë se rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja e Remzi Hoxhës është realizuar përmes urdhrave vertikal, në hierarkinë shtetërore të vendit në vitin 1995. Kështu sipas tij, kryeministri është i interesuari kryesor për moszbardhjen e këtij krimi politik. Pikërisht është një gjë e tillë që e detyron Sali Berishën të gënjejë dhe të sulmojë hapur dhe dhunshëm, "njëlloj si Toto Rina dhe Xhovani Bruska, prokurorët që hetojnë dhe mbrojnë akuzën në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj përgjegjësve të SHIK" siç tha Bello. 

Marko Bello : 

Në një akt të paprecedent për një akuzë aq të rëndë si rrëmbim dhe torturë ndaj 3 personave, njëri prej të cilëve i zhdukur, një gjykatë në Tiranë vendosi dje të gjykojë në gjendje të lirë Arben Sefgjinin, ish drejtori i SHIK për Tiranën, aktualisht drejtor i përgjithshëm i tatim/taksave të Republikës, i akuzuari kryesor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.

Në një vend normal demokratik, ku funksionojnë pushtetet e ndara dhe të pavarura, ky vendim nuk do të komentohej. Por, në shtetin e Sali Berishës, ky vendim dëshmon qartë kapjen në nivelin më të lartë të drejtësisë, në shërbim të kryeministrit të vendit dhe qëllimeve të tij politike, mbi të gjitha përpjekjeve të tij për t'i shpëtuar drejtësisë, duke përdorur pushtetin shtetëror. Dje shqiptarët panë se si Sefgjini zbarkoi në dyert e gjykatës i rrethuar nga gorillat e tij mbrojtëse, në një provë të qartë force për të intimiduar pushtetin gjyqësor.

Nga hetimi dhe dëshmitë e deritanishme, rezulton se krimi i rrëmbimit, torturimit dhe më pas zhdukjes së shtetasit Remzi Hoxha është një krim i shëmtuar politik, i realizuar përmes urdhrave vertikal, në hierarkinë shtetërore të vendit në vitin 1995. Oficeri i SHIK, Avni Koldashi ka dëshmuar qartazi se është urdhëruar prej eprorit të tij, Arben Sefgjini për të kryer aktin e rrëmbimit ndaj shtetasve R. Hoxha dhe Ziso Kristopulli.  Në rregulloren e SHIK, i cili në 1995 ishte sanksionuar si strukturë operacionale e armatosur, funksionimi ishte i garantuar përmes urdhrave gojore të drejtuesit më të lartë ndaj vartësit. Është afër mendsh që Koldashi u urdhërua nga Sefgjini, Sefgjini nga Gazidede, ndërsa ky i fundit nga eprori i tij direkt, ish Presidenti Sali Berisha.

Sali Berisha është i interesuari kryesor për moszbardhjen kurrë dhe varrosjen përgjithnjë të së vërtetës tashmë të ndriçuar, të këtij krimi të pastër politik. Kjo e detyron Sali Berishën të gënjejë dhe të sulmojë hapur dhe dhunshëm, njëlloj si Toto Rina dhe Xhovani Bruska, prokurorët që hetojnë dhe mbrojnë akuzën në Gjykatën e krimeve të rënda ndaj përgjegjësve të SHIK. Prandaj ai dje, përpara anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD kërcënoi, demotivoi dhe nëpërkëmbi prokurorin e çështjes Xhevat Hana, duke deklaruar "se unë nuk mund t'i besoj këtij prokurori, pasi ky ka nxjerrë të pafajshëm Zani Caushin". Duke nxjerrë nga goja një gënjeshtër me brirë dhe duke manifestuar një sjellje aspak të denjë për një zyrtar të lartë, Sali Berisha demonstroi edhe njëherë se ai është autori dhe frymëzuesi i drejtpërdrejtë i kërcënimeve kriminale ndaj prokurorit Xhevat Hana, familjes së tij, madje edhe ndaj Avni Koldashit dhe dëshmitarit Ziso Kristopulli.

Po dje, në parlament, ministri i tij i Brendshëm, Bujar Nishani deklaroi pa iu dridhur qerpiku se opozita nuk mund të kërkojë nga ai të gjejë eshtrat e Remzi Hoxhës, kur ajo nuk ka zbuluar kockat e të persekutuarve të vrarë nga regjimi komunist. Turp për një ministër të Brendshëm, i cili e ka detyrë funksionale që në bashkëpunim me organin e prokurorisë të kontribuojë në zbardhjen e krimit dhe arrestimin e kriminelëve.

Megjithatë Nishani tha një gjë të vërtetë: Remzi Hoxha është rrëmbyer, torturuar dhe vrarë pa gjyq, madje i janë zhdukur edhe kockat, njësoj si mijëra shqiptareve nën diktaturën e Enver Hoxhës. Vetëm se kësaj radhe për nevoja politike te dikaturës së Sali Berishës. 
 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
4.00
Powered by ANA Creative