Edi Rama: Të shkëputet zinxhiri i humbjes së jetëve të minatorëve, qeveria të marrë përgjegjësitë
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së minatorit Mehmet Rama Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama shpreh hidhërimin e thellë për humbjen e një tjetër jete në “galeritë e vdekjes”, në Bulqizë
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së minatorit Mehmet Rama
Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama shpreh hidhërimin e thellë për humbjen e një tjetër jete në “galeritë e vdekjes”, në Bulqizë. Partia Socialiste e Shqipërisë është në solidaritet të plotë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e minatorit Mehmet Rama, i cili shënon viktimën e 12 në galeritë e vdekjes përgjatë 12 muajve të fundit. Ky zinxhir i humbjes së jetëve njerezore duhet këputur, është shprehur Rama, duke i kërkuar Kryeministrit dhe qeverisë marrjen përsipër të përgjegjësive për pasigurinë e jetës në Shqipëri dhe njëkohësisht marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të ndaluar humbjet e njëpasnjëshme të jetëve njerëzore. Partia Socialiste e Shqipërisë ka bërë gati dhe prej kohësh ka depozituar në Kuvend një projektligj, për rritjen e pensionit të këtyre minatorëve, teksa është e angazhuar që jetët e këtyre njerëzve të jenë të sigurta si në punë ashtu edhe në shtëpi, ndërsa familjet e tyre të kenë një mirëqënie reale, duke mos mos i kthyer në skllevër të këtyre galerive në shekullin e 21-të.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj