Faqja e Pare | Politike | PS: Fund pengesave të qëllimta e kriminale në Kuvendin e Shqipërisë, për hetimin e Gërdecit

PS: Fund pengesave të qëllimta e kriminale në Kuvendin e Shqipërisë, për hetimin e Gërdecit

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Partia Socialiste ka ngritur dje shqetësimin për pengesën e qëllimshme që po i bëhet në Kuvendin e Shqipërisë, hetimit të tragjedisë së Gërdecit

 

PS: Po bllokohet për qëllime kriminale hetimi për tragjedinë e Gërdecit  

Tiranë- Partia Socialiste ka ngritur dje shqetësimin për pengesën e qëllimshme që po i bëhet në Kuvendin e Shqipërisë, hetimit të tragjedisë së Gërdecit. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Erion Braçe ka ngritur dje shqetësimin lidhur me bllokimin e hetimeve dhe në mënyrë flagrante, pengimin e drejtësisë për të hetuar plotësisht, gjetur e ndëshkuar ligjërisht, autorët dhe përgjegjësit e krimit shtetëror të Gërdecit. “Kjo vepër kriminale, e paraparë si e tillë nga Kodet Penale dhe procedurat në fuqi, po konsumohet me vetëdije të plotë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe drejtuesja e saj. Qysh më 25 Prill 2008, Prokurorja e Përgjithshme ka kërkuar nga Kuvendi, leje për të thelluar hetimet duke ri ngritur lart në rangun e përgjegjësve politik dhe shtetëror, me kërkesë për procedim penal ndaj ish ministrit të Mbrojtjes”, tha Braçe dhe tashmë jemi një muaj më pas dhe qëllimisht nën interesin e drejtpërdrejtë, presionin po të tillë të Sali Berishës në Kuvend, nuk është kryer asnjë veprim procedural ndërkohë që është bërë çdo veprim burokratik për të penguar drejtësinë të ndëshkojë ligjërisht. “Pasoja e këtij veprimi të qëllimtë, nuk është thjesht stopimi i hetimeve, por mbi të gjitha e shprehur në faktin tejet provues: për vjedhje skrapi janë arrestuar deri tani 20 vetë, kurse për vrasjen e 26 personave e plagosjen e 26 vetave e 330 të tjerëve, janë arrestuar vetëm 3 vetë”, tha ai. Sipas Braçes PS nuk pajtohet dot me këtë fakt, ashtu siç nuk pajtohet me faktin që kryeministri më i korruptuar në Europë ta klasifikojë krimin shtetëror të Gërdecit, çdo mbledhje qeverie si aksident teknologjik. “Pas çdo përpjekje, Sali Berisha nuk mund të shlyej faktin se ishte përfshirë familjarisht në krimin e Gërdecit. Pikërisht për këtë arsye, në emër të atyre njerëzve që kanë humbur jetën në Gërdec, vazhdojmë të apelojmë, për të çliruar hetimin nga pengesat e qëllimta kriminale në Kuvendin e Shqipërisë”, vijoi ai. 

Braçe: Topalli të mos bllokojë më nismën e PS për dëmshpërblimin e të dëmtuarve të Gërdecit  

Tiranë- Socialistët kanë shprehur dje papajtueshmërinë e thellë me qëndrimin barbar të Kryeministrit Berisha në aspektin social të trajtimit të ngjarjes së Gërdecit. Dhe javës që shkoi, në media të ndryshme, është bërë publik fakti, që qeveria s‘ka marrë absolutisht asnjë iniciativë, s’ka shpenzuar absolutisht asnjë qindarkë, jo për të shpërblyer, por për të kuruar këta persona që humbën pjesë të trupit të tyre në Gërdec, persona të cilët mbetën të gjymtuar, në duar, në këmbë, në fytyrë, në sy dhe në çdo pjesë tjetër të trupit, që korrupsioni i tmerrshëm i Gërdecit i dëmtoi. Lidhur me këtë Braçe dje ka shprehur shqetësimin edhe lidhur me mënyrën se si Kryetarja e Kuvendit po vazhdon të trajtojë një nismë ligjore të ndërmarrë nga deputetët socialistë, lidhur me kompensimin financiar të dëmeve të shkaktuara në Gërdec. “Po ju them në linjë, për mënyrën se si qeveria ka trajtuar Gërdecin, se si qeveria ka trajtuar krimin shtetëror të Gërdecit, se si qeveria në mënyrë barbare ka trajtuar njerëzit e goditur në Gërdec. Kërkojmë që projektligji i paraqitur prej nesh, të hyjë sa më parë në punën e komisioneve, veçanërisht komisionit të ekonomisë dhe çështjeve sociale, për t’ju dhënë mundësi gjithë të dëmtuarve në Gërdec, që së pari ta përcaktojnë vlerën e dëmit vullnetarisht dhe së dyti, qeveria t’i shpërblejë qindarkë për qindarkë, të atij dëmi, që ata njerëz e vlerësojnë të tillë”, ka kërkuar dje Braçe.  

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
1.50
Powered by ANA Creative