Sections
Newsletter
Email:
Sondazh
A do te pershpejtohet procedura per heqjen e imunitetit te Fatmir Mediut?
Faqja e Pare | Politike | Topalli kërkon viza Shengen në Bruksel, asnjë të dhënë për përmbushjen e standardeve

Topalli kërkon viza Shengen në Bruksel, asnjë të dhënë për përmbushjen e standardeve

image

Bruksel- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli është paraqitur dje në Bruksel duke kërkuar liberalizimin e vizave për shqiptarët

 

Bruksel- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli është paraqitur dje në Bruksel duke kërkuar liberalizimin e vizave për shqiptarët. Në fjalën që ajo mbajti në Konferencën “Prespektiva Europiane për EJL” Topalli u shpreh se nuk ka përse BE të aplikojë standarde të dyfishta mes vendeve të Ballkanit porsa i takon lëvizjes së lirë të qytetarëve në hapësirën Shengen. Sipas saj “Shqipëria ka nënshkruar MSA-në në qershor të vitit 2006. Ne presim me optimizëm që në fund të muajit tetor të këtij viti të gjithë parlamentet kombëtare të vendeve anëtare të BE-së ta kenë ratifikuar MSA-në. Shqipëria ka hapur negociatat për liberalizimin e plotë të vizave. Muri i Shengenit është një problem serioz për qytetarët shqiptarë, sërish të izoluar dhe në pamundësi për të lëvizur të lirë” tha ajo. Megjithëse nuk ka dhënë ndonjë të dhënë për përmbushjen e standardeve nga shqiptarët, Topalli, ka pretenduar se po aplikohen standarde të ndryshme për vende të ndryshme sa i takon regjimit të vizave. “Unë shpresoj se BE do të jetë më elastik me Shqipërinë në lidhje me këtë çështje”, ka kërkuar ajo. 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment
  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative