Faqja e Pare | Politike | Shorti i ILDKP, katër deputetëve të Kuvendit do t’ju kontrollohet pasuria

Shorti i ILDKP, katër deputetëve të Kuvendit do t’ju kontrollohet pasuria

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka hedhur dje shortin për hetim të imtësishëm të pasurive të zyrtareve. Janë 152 zyrtarë

 

Tiranë- Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka hedhur dje shortin për hetim të imtësishëm të pasurive të zyrtareve. Janë 152 zyrtarë të cilëve do t’u bëhet një hetim i plotë i pasurive nga 3800 deklarimeve që ky institucion bën çdo vit. Kontrolli i plotë i pasurive është procedurë ligjore e përvitshme. Këtë vit shorti ka përzgjedhur 4 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, të cilëve do tu hetohet shumë imtësisht pasuria. Kërkatësisht kanë Paskal Milo, deputet dhe njëkohësisht kreu i Partisë Demokracia Sociale, Blendi Klosi deputet i Partisë Socialiste, Gëzim Musabelliu deputet i Partisë Socialdemokrate, si dhe Sami Gjergji deputet i Partisë Demokratike. Gjithashtu në listën e zyrtarëve që do t’u hetohet pasuria nuk janë vetëm deputetë por janë edhe dhe punonjës të tatimeve, doganave, ministrive si dhe gjyqtarë e prokurorë. Kryetarja e Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive Fatmira Laskaj, në një fjalë që ka mbajur në hedhjen e këtij shorti, ka drejtuar një thirrje të gjithëve duke iu kërkuar bashkëpunim ndërinstitucional në mënyrë që hetimi të jetë sa më i plotë dhe transparent. “Është qëllim në vetvete i çdo institucioni që të përcjellin një bashkëpunim të mirë ndërinstitucional. Me mirëkuptimin e përbashkët mund të realizojmë më së miri dhe me transparencë hetimin e deklarimit të pasurive“ tha Laskaj. Ajo shtoi se ky është kontribut që japim në luftën kundër korrupsionit.  
 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative