Xhafaj: Mazhoranca nuk e ka vullnetin për reformën në drejtësi
Tiranë- Sekretari për çështjet ligjore në PS, Fatmir Xhafa tha dje se mazhoranca nuk e ka vullnetin për bërë reformat në përgjithësi dhe ato në drejtësi në veçanti. Sipas tij, kryeministrit Berisha
Tiranë- Sekretari për çështjet ligjore në PS, Fatmir Xhafa tha dje se mazhoranca nuk e ka vullnetin për bërë reformat në përgjithësi dhe ato në drejtësi në veçanti. Sipas tij, kryeministrit Berisha kujtohet të flasë për reformën në drejtësi sa herë që i tërheqin veshin ndërkombëtarët."Kjo është një mazhorancë që nuk ka vullnet për të bërë një reformë reale në drejtësi. Nëse do të shihnim me kujdes ka së paku Rreth tre muaj që kur është miratuar ligji për organizmin në gjyqësor nuk ka absolutisht asgjë të re sepse nuk është në planet dhe objektivat e shumicës. Mazhoranca dhe kryeministri i këtij vendi flet për reforma në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë për atë në drejtësi sa herë që do të kujtohen ndërkombëtarët. Por nga ana tjetër në zyrat e kuvendit është Pakti Kombëtar në drejtësi i cili është i iniciuar nga PS për ato arsye që tashmë dihen dhe është mbështetur nga të gjitha forcat politike për vlerat që ai mbart", tha Xhafaj. Ai sqaroi se konturi kushtetues i prokurorisë së përgjithshme i përfolur ditët e fundit nuk mund të ndryshojë dhe se duhet të ndalen sulmet e kryeministrit mbi Gjykatën Kushtetuese. "Është vendosur në Paktin për Drejtësinë dhe për të cilin ne kemi rënë dakord për hir të vërtetës të dy palët. Për hir të vërtetës kemi diskutuar dhe kemi rënë dakord për një dokument të përbashkët dhe është vendosur se cilët janë konturet dhe nuk mendoj se në këtë dokument të përbashkët tashmë, nuk ka ndryshim të pozicionit kushtetues që ka sot organi i prokurorisë brenda sistemit të drejtësisë", deklaroi ai. I Pyetur për kohën se kur do të fillojë reforma, Xhafaj sqaroi se kjo është një përgjegjësi që i takon mazhorancës. "Nuk jemi ne që kemi përgjegjësine politike dhe parlamentare si dhe instrumentat e nevojshëm që të sjellim projekte. Është detyre e mazhorancës, për këtë është votuar mazhoranca dhe për këtë e ka marrë përgjegjësinë politike, kushtetuese dhe institucionale mazhoranca aktuale", tha ai.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj