Praktikat diletante te MASH po largojnë nga bankat e shkollës adoleshentet
Tiranë- Partia Socialiste vazhdon që të denoncojë rastet kur kjo qeverisje po e shtyn vendin drejt një degradimi përsa i përket sistemit arsimor në Shqipëri. Sekretarja e Komisionit të Arsimit Ledi
Tiranë- Partia Socialiste vazhdon që të denoncojë rastet kur kjo qeverisje po e shtyn vendin drejt një degradimi përsa i përket sistemit arsimor në Shqipëri. Sekretarja e Komisionit të Arsimit Ledi Shamku tha ka dalë dje në një komunikim me mediat duke thënë se ka kohë që Partia Socialiste, e shqetësuar për degradimin sistematik të arsimit në Shqipëri ka ndërmarrë një praktikë opozitare të mbështetur mbi principe politike europeiste dhe mbi ekspertizat më të mira teknike që eksperienca kombëtare e ndërkombëtare ofron. “Por, shefat e arsimit në këtë vend, pa u ndalur as edhe një herë të vetme të dialogojnë me realitetet dëshpëruese të vendit, analizat për këtë vijojnë t’i zëvëndësojnë me improvizime diletante. Problemi tashmë shtrohet, se praktikat diletante të Ministrisë së Arsimit, po marrin në qafë jo vetëm të ardhmen e një brezi fëmijësh dhe aspetativat e fundme të një sërë familjesh, por po komprometojnë zhvillimin normal të Shqipërisë”, tha ajo. sipas Shamkut sot, mbi 700 mijë nxënës në Republikën e Shqipërisë, mbi 700 mijë fëmijë e adoleshentë në proces edukimi, janë shndërruar në kavie të arrogancës e të paaftësisë së Ministrisë së Arsimit. Një nga shfaqjet më therëse të kësaj arrogance qe ndërrimi i beftë i arsimit të detyrueshëm nga 8 në 9 vjeçar, pa ndërmarrë më parë ndonjë studim teknik për efektet e këtij eksperimenti. Kështu plot dy muaj më parë, ne patëm kërkuar të shqetësuar se ç’do të bëhej me ata nxënës, që sot ndjekin vitin e parë të shkollës së mesme, të cilët, për arsye të shumta, përfshi këtu edhe rrokopujën që ka marrë sistemi arsimor, do të konsiderohen mbetës. “Ç’do të bëhej me ta, pasi vitin që vjen, 2008-2009, nuk do të ketë vit të parë? Ministria si gjithnjë replikoi pa sinqeritet, duke thënë se po punon me mësues, prindër e nxënës dhe se do t’i japë zgjidhje problemit. Por sikurse i paralajmëruam rruga që Ministria e Arsimit dhe Shkencës kishte ndërmarrë ishte pa zgjidhje. Urdhëresa e Ministrit, dt. 7 maj 2008, përmes një loje të turpshme fjalësh thotë se nxënësit e klasës IX të shkollës së mesme, që rezultojnë mbetës në përfundim të vitit shkollor, do shlyejnë me provim lëndët e mbetura në pranverë të vitit pasardhës dhe ata që rezultojnë kalues do të regjistrohen në klasën X - e cila në fakt nuk do të ekzistojë në atë vit! Me kë tallen zotërinjtë? E përkthyer, kjo dmth që adoleshentët tanë do të nxirren në rrugë! Dhe do t’u duhen plot tre vjet nga jeta për të mbaruar vitin e parë. Dhe kjo do t’i ndodhë gjithë atij brezi që sot është në vit të parë: do të jetë po i njëjti problem gjatë katër vjetëve të shkollimit të tyre, pasi, me këtë sistem po kjo situatë do të përsëritet edhe për tri vjet të tjera”. Përballë kësaj gjendjeje penalisht të dënueshme Partia Socialiste i drejtohet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe qeverisë shqiptare të revokojë Udhëzimin e mësipërm dhe të ndëshkojë ideatorët e këtij akti të papërgjegjshëm, si shprehje e një vullneti minimal për të përmirësuar çka është e mundur në këto kushte emergjence të panevojshme.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj