Braçe: Ndërhyrje politike për grabitjen e pronës së 33 familjeve në Kolonjë
Tiranë- Në vijim të publikimit të fakteve, që kanë të bëjnë me cenimin e të drejtës së pronësisë, si dhe përfitimit të padrejtë të pronësisë, deputetët e Partisë Socialiste, Erion Brace dhe Alfred Dalipi
Tiranë- Në vijim të publikimit të fakteve, që kanë të bëjnë me cenimin e të drejtës së pronësisë, si dhe përfitimit të padrejtë të pronësisë, deputetët e Partisë Socialiste, Erion Brace dhe Alfred Dalipi kanë njohur dje mediat me një tjetër rast flagrant. Në vijim të denoncimeve të mëparshme, për grabitjet alarmante të pronave nga zyrtarë të lartë shtetërorë përmes veprimit dhe mosveprimit të tyre. Bashkë me deputetët në këtë komunikim me mediat kanë qenë dhe dy përfaqësuesit e 33 familjeve, Tomorr Mezini dhe Kujtim Cane, të dy nga rrethi i Kolonjës, nga fshati Vrëpckë.
Erion Braçe:
Si gjithnjë, të përfshirë në këtë grabitje pronash apo në krim, janë jo vetëm personat e interesuar, por edhe gjykatat, dhe mbi të gjitha Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave, me veprime dhe mos veprime të qëllimshme, në favor të korrupsionit. Njëherësh dhe një sërë institucionesh zyrtare, edhe pse në dijeni të plotë të faktit, apo krimit, sërish në mënyrë të qëllimshme, nuk reagojnë për të bërë drejtësi. Do doja të sillja në vëmendje faktin se çështja e pronësisë, e të drejtave të pronësisë, dhe korrupsionit me to, kishin ndikim të drejtpërdrejtë dhe indekset më të larta që kondicionuan renditjen tonë mizerabël, në rang listën e lirisë ekonomike për vitin 2007 dhe më pas edhe në rang listën e vendeve në sondazhin e famshëm, “Doing buisiness.
Do të doja të sillja faktin se edhe në publikimin e fundit, sondazhi për korrupsionin, pronat zënë vendin e parë si shqetësim i qytetarëve ende i pazgjidhur dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave, zë vendin e parë si institucioni jo transparent dhe i korruptuar. Vijmë të faktet konkrete. Më 1999, AKK e pronave në Kolonjë, së bashku me Gjykatën e Shkallës së parë, kanë marrë vendim për t’i dhënë rreth 700 ha pyje dhe kullota pyjore vetëm dy personave nga fshati Vrëpckë. Siç konfirmon një raport i hollësishëm më firmë dhe vulë të qeverisë së Berishës, i nënshkruar nga Alibeaj, atëherë Drejtor i Departamentit të Kontrollit në kryeministri, qoftë vendimi i gjykatës, qoftë vendimi i AKK-së, në Kolonjë, është marrë pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa asnjë dokument që vërteton pronësinë e këtyre dy personave. Ai është marrë thjesht me vërtetim, dhe ai vërtetim i pambështetur në asnjë provë, në asnjë fakt, apo dokument zyrtar të periudhës së mëparshme, që vërtetonte pronësinë, pra vetëm në thashetheme. E konfirmon pikërisht ky dokument zyrtar, i firmosur nga Myqerem Tafaj dhe më pas nga Enkeled Alibeaj. Sot, Ministri i Drejtësisë, atëherë drejtor i departamentit të antikorrupsionit pranë kryeministrit. Ndërkohë, që po e njëjta gjykatë, ajo e shkallës së parë, e kolonjës, e konfirmuar më pas edhe nga Apeli i Korçës, ka marrë vendimin që njeh pronësinë e truallit, 700 ha, 33 trungjeve të familjarëve të fshatit, që i përfaqësojnë këto marrdhënie ndërgjyqëse, me prokurë të posaçme, këta dy zotërinj. Pavarësisht se janë marrë këto vendime që në vitin 2000, sot jemi në vitin 2008, AKK në kohë të ndryshme, nuk zbaton këto vendime për t’i kthyer pronësinë 33 trungjeve familjare të fshatit Vrëpckë. Ky është skandal. E gjithë historia vazhdon të trashet, ku një sërë institucionesh, duke filluar nga departamenti i luftës anti-korrupsion, për të vazhduar te avokati i shtetit, sepse është përzier edhe ai në këtë histori, konfirmon zyrtarisht me shkresë, Guxim Zenelaj, që vendimet qoftë të shkallës së parë, qoftë të AKK po në Kolonjë, qoftë të Agjencisë në Tiranë, kanë qenë të paligjshme. Pra, dy institucione të rëndësishme, konfirmojnë paligjshmërinë e këtyre vendimeve dhe z, Alibeaj rekomandon që: AKK të rishqyrtojë në përputhje me hapësirat ligjore vendimet sa më sipër të komisionit të kthimit dhe kompensimit në Kolonjë. Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës, ajo e Mjedisit, pyjeve dhe administrimit të ujërave, në bashkëpunim me avokaturën e shtetit, të gjejnë mjetet juridike për kundërshtim në gjykata, të akteve sa më sipër, me të cilat kanë fituar pronësinë mbi këtë pyll, nga shtetasit Ali dhe Nevruz Mezini. Për zbatimin e rekomandimeve dhe detyrave sa më sipër, të njoftohet zyrtarisht Departamenti i Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Anti korrupsion pranë Këshillit të Ministrave. Pavarësisht se merren këto vendime, natyrisht para disa muajsh, AKK e pronave e merr në shqyrtim po përsëri çështjen dhe po përsëri i jep atyre, që e kanë fituar pronën në mënyrë të paligjshme. Për të ardhur te fakti se pse ndodhë e gjitha kjo. Sepse ky parlament, vazhdon të mbajë brenda tij njerëz që ndërhyjnë dhe përdorin pushtetin e tyre legjislativ për të favorizuar hajdutë të pronave. Kam përpara një shkresë tjetër dhe që është më skandalozja, në vëmendje edhe të Kryetares së Kuvendit, në të cilën z. Pëllumb Abeshi, që është Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, pasi vihet në dijeni nga z. M.Tafaj, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe natyrisht më pas nga z. Alibeaj, pasi vihet në dijeni me këtë çështje skandaloze dhe se e pohon edhe vet këtu, vë një shënim me dorë: z. Alibeja, ka qenë rekomandimi i deputetit tënd.” Kjo mban datën 6.3.2007. Urdhëroni dhe shikojeni firmën e zotërisë në fjalë. Pra, bëhet fjalë për një ndërhyrje politike të një deputeti, te Alibeaj, sot është Ministër i Drejtësisë. Ai ka detyrë të na i gjejë këtë deputet që ka ndërhyrë dhe dihet përkatësia politike. Ja ku është shkresa. Pra, në këtë moment të gjitha këto institucione nuk marrin vendim në mënyrë të qëllimshme, duke shkelur ligjin thjesht dhe vetëm, për shkak të ndërhyrjeve politike, në favor të atyre që kanë grabitur 700 ha pyje, të 33 trungjeve familjar të fshatit Vrëpckë. Kjo është e gjithë historia dhe siç e kemi vendosur praktikën, kjo dosje do t’i shkoj Presidentit të Republikës, ku janë një mal me vendime të paligjshme të marra nga institucionet dhe siç janë raportet, që vërtetojnë paligjshmërinë në rastin kësaj prone. Do t’ia dërgoj unë në emër të Grupit Parlamentar Socialist dhe në emër të 33 familjeve të fshatit Vrëpckë. Kjo dosje do t’i mbërrijë edhe Prokurores së Përgjithshme, me kërkesën për të filluar hetimet për veprime dhe mos veprime, apo për krim aktiv dhe pasiv, të një sërë zyrtarësh të shtetit shqiptar, të përfshirë në grabitjen e 700 ha pyll dhe kullota pyjore në fshatin Vrëpckë, të rrethit të Kolonjës.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj