Beqja: Mosindeksimi për muajt maj e qershor është një vjedhje e pastër qeveritare
Tiranë- Nënsekretari i Partisë Socialiste të Shqipërisë për Programin, Ilir Beqja ka dalë dje në një konferencë për shtyp duke ngritur problemin e mosindeksimit të pensioneve nga qeveria
Tiranë- Nënsekretari i Partisë Socialiste të Shqipërisë për Programin, Ilir Beqja ka dalë dje në një konferencë për shtyp duke ngritur problemin e mosindeksimit të pensioneve nga qeveria. “dje, kryeministri i Shqipërisë, në shfaqjen e tij të çdo të mërkure, deklaroi, në delir të plotë papërgjegjshmërie, se nuk do të zbatojë detyrimin ligjor të indeksimit të pensioneve në datën 1 maj. Madje bëhet fjalë për moszbatim të një vendimi të datës 1 shkurt 2006 që mban firmën e tij. Dje, ministrat e financave, drejtësisë dhe punës, me heshtjen e tyre, u provuan shqiptarëve se udhëhiqen nga një klan që nuk ka asnjë lidhje me shtetin ligjor”, tha tha Beqa duke shtuar se kryeministri deklaroi se do të rrisë pensionet vetëm në datën 1 korrik. Lidhur me këtë Beqa ka vijuar se i kujtojmë kryeministrit dhe klanit të ministrave të tij, se, së pari, kanë detyrim të indeksojnë pensionet për të ruajtur vlerën e tyre reale. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it dhe përcaktimeve të vendimit 61, të 1 shkurt 2006, i kujtojmë kryeministrit të vendit se inflacioni i pensionistëve është 6.3 % në muajin mars dhe 6.2 % në muajin prill. Pasi të zbatojë këtë detyrim ligjor, kryeministri le t’u thotë pensionistëve shqiptarëve se sa do t’ua rrisë realisht pensionet. “I kujtojmë kryeministrit dhe klanit të ministrave të tij, se mos indeksimi për muajt maj e qershor është një vjedhje e pastër qeveritare. Kryeministrin e vendit në mbulimin e dështimeve të tij, nuk mund ta ndihmojnë as neologjizmat leksikore, dhe as sulmet që i bën medias. I kujtojmë të vetëquajturit “Sali Premtimmbajtësi” se pasi ka konsumuar më shumë se 2/3 e mandatit të tij, për pensionistët e qytetit nuk ka realizuar as 1/4 e premtimit të programit qeveritar për dyfishimin e pensioneve”, vuri theksin ai. Nënsekretari për programin politik në PS tha gjithashtu se midis pensionisteve dhe pensionistëve të Shqipërisë ka edhe 64 vjeçarë. “I kërkojmë Sali Berishës që, të paktën, të mos tallet me bashkëmoshatarët e tij”, përfundoi socialisti Beqa deklaratën e tij përpara medias.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj