Faqja e Pare | Politike | Institucionet e shtetit shqiptar të tregohen serioze ne privatizimin e ARMO-s

Institucionet e shtetit shqiptar të tregohen serioze ne privatizimin e ARMO-s

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Socialistët i kanë kërkuar qeverisë që të jetë serioze deri në fund lidhur me privatizimin e kompanisë më të madhe të përpunimit të naftës në vendin tonë. Nënkryetari i grupit të PS, Braçe

 

Tiranë- Socialistët i kanë kërkuar qeverisë që të jetë serioze deri në fund lidhur me privatizimin e kompanisë më të madhe të përpunimit të naftës në vendin tonë. Nënkryetari i grupit të PS, Braçe lidhur me hapjen e procedurave të tendetir për këtë tha dje se “Sot jemi një ditë më pas dhe kemi parë vetëm një proces të paraqitjes dhe të hapjes së ofertave të kompanive pjesëmarrëse në tenderin për privatizimin e kompanisë ARMO. Ashtu si edhe qeveria, ne jemi në një proces vlerësimi të kësaj procedure. Natyrisht që dje na ra në sy diferenca shumë e madhe në çmim midis kompanisë që u rendit e para dhe kompanisë që u rendit e fundit, gati 13 herë. Ajo që ne na intereson është që të njihemi dhe të ketë transparencë mbi ofertat e paraqitura, veçanërisht mbi pjesën e rëndësishme të propozimeve që kompanitë kanë bërë për zhvillimin e kompanisë ARMO në katër vitet që vijnë, veçanërisht po e theksoj edhe njëherë tjetër për propozimet, që ato kanë bërë për zhvillimin e uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Angazhimi ynë, presioni ynë i këtyre ditëve, i dha efektet e para dje dhe ne vazhdojmë ta ndjekim me seriozitet të madh gjithë procesin e vlerësimit përfundimtarë të kompanisë fituese”. Ai ka kërkuar që institucionet e shtetit shqiptar të tregohen serioze deri në fund dhe të garantojnë një plan zhvillimi të qartë të të gjithë industrisë së naftës në vend dhe veçanërisht një plan zhvillimi shumë të qartë të uzinës në Ballsh. “Ne do të shpresonim që secila nga kompanitë që janë paraqitur dje në tender të jenë kompani origjine dhe të aplikojnë gjatë proceseve të zhvillimit të industrisë sonë të naftës veçanërisht të kompanisë ARMO, teknologji të mirëfilltë të kohës dhe të perëndimit për t’i dhënë fund kohës së teknologjive sovjetike që u instalua me shumicë gjatë 50 viteve në Shqipëri”, tha nënkryetari i grupit të PS.  

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative