Braçe: Pushtetarët të rikthehen në punë, të vijojnë hetimet për krimin shtetëror të Gërdecit.
Tiranë- Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Erion Braçe, ka ngritur dje zërin në lidhje me zvarritjen që po i bëhet çështjeve të ndryshme në institucione të larta të shtetit
Tiranë- Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Erion Braçe, ka ngritur dje zërin në lidhje me zvarritjen që po i bëhet çështjeve të ndryshme në institucione të larta të shtetit, për shkak të fluturimeve” të një pas njëshme që bëjnë krerët e vendit. Braçe e ka quajtur një preçedent tejet skandaloz për seriozitetin e shtetit shqiptar e më pas dhe të Kuvendit të Republikës, mungesën e krerëve të shtetit. Duke iu referuar faktit që dje nuk është zhvilluar seancë parlamentare për shkak se Topalli mungonte, Braçja vijoi se ky preçedent, tashmë ka fituar qytetari të turpshme, ku është përsëritur disa herë, me paratë publike të shqiptarëve, që edhe një vit më tepër, nuk nxjerrin dot muajin për shkak të varfërisë. Mjafton të thuhet sipas deputeti të PS se vetëm biletat e udhëtimit familjar të tyre, vlejnë sa 120 pensione minimale në qytet dhe 240 në fshat. “Sot është e enjte, dita e përcaktuar nga Kuvendi për punë në seancë plenare. Sot në kalendar, qe vendosur me votim të deputetëve, rendi i ditës në të cilin ishin përcaktuar tre projektligje. Por, sot Kuvendi nuk punon, sepse Kryetarja e tij është në udhëtim familjar malli jashtë shtetit, me paratë publike të shqiptarëve. Edhe ky fakt i turpshëm - që kur Kryetarja ikën jashtë shtetit dhe Kuvendi ndërpret seancën plenare, është i përsëritur”. Duke iu referuar Kalendarit të Punimeve të Kuvendit, deputeti socialist vijoi se “sot në Kuvend, duhej shqyrtuar, diskutuar e debatuar, ndërkohë që ne shpresonim edhe miratuar, ligji për pensionet e parakohshme të minatorëve, të propozuar nga ne dhe që synon afrimin e masës financiare të paguar për ta me pensionin minimal të pleqërisë në qytet, me një faturë financiare, për më pak se 1 milion dollarë në vit. Kjo kur minatorët po vriten çdo javë pa pritur rritjen e trajtimit financiar të tyre”. Por, në Kuvend endet edhe kërkesa e prokurorisë për leje, për të marrë nën procedim penal ish-ministrin e mbrojtjes. Siç opozita kishte paralajmëruar, Parlamenti, me dëshirë dhe nën presionin e Berishës, po pengon hetimet për krimin shtetëror të Gërdecit, me 26 të vrarë e 300 të plagosur, hetime të cilat kanë mbetur në vend. “Natyrisht, që ky pengim nuk po ndodh për shkak të rregullave parlamentare, por në mënyrë të qëllimtë po pengohet drejtësia nga Sali Berisha dhe familja e tij e përfshirë në këtë krim shtetëror. Kryetarja e Kuvendit, natyrisht, si gjithnjë po bën shërbesën e denjë të Sali Berishës të vënë kësaj rradhe nën akuzë”.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj