Leskaj: Kryeministri nuk mbulon dot premtimet e pambajtura me sulme ndaj medias
“Nuk e kanë fajin mediat që varfëria është rritur me ritme galopante, nuk e kanë fajin mediat që Kryeministri nuk ka realizuar të paktën atë që ka premtuar vet për rritjen e pagave dhe pensioneve
“Nuk e kanë fajin mediat që varfëria është rritur me ritme galopante, nuk e kanë fajin mediat që Kryeministri nuk ka realizuar të paktën atë që ka premtuar vet për rritjen e pagave dhe pensioneve, apo që qeveria nuk ka bërë indeksimin e pagave dhe pensioneve, i cili duhej bërë në Maj, sipas Ligjit të miratuar nga Parlamenti dhe vendimit të qeverisë së tij”
Tiranë- Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë njëkohësisht kryetare e komisionit parlamentar të medias Valentina Leskaj ka dënuar dje dhunën verbale që kreu i qeverisë Sali Berisha po bën në mënyrë të përsëritur ndaj medias në Shqipëri. Dy ditë më parë kryeministri akuzoi mediat “Të dalësh me tituj se nuk do të rriten pensionet dhe nuk do të kompensohet rritja e çmimeve, duke huazuar fjalorin popullit, mund të them se ky qëndrim është një hibrid i shpirtkazmërisë dhe shpirtzisë”, por një deklaratë e tillë mund të quhet thjesht sulmuese për interesat e kryeministrit në një kohë kur deklaratat e mediave janë të vërteta. Kështu, lidhur me deklaratën e mësipërme të Kryeministrit që i konsideron mediat si shpirtzeza Kryetarja e Komisionit Parlamentar të medias Valentina Leskaj, tha dje se nuk ndjehen aspak e çuditur sepse ky është një qëndrim i përsëritur i tij. “Deklarata e Kryeministrit nuk më ka çuditur sepse është brenda vetes. Megjithë sforcon që përpiqet të bëjë kjo deklaratë është kthim në identitet që nxjerr krye sa herë që mediat kritikojnë qeverinë”, tha ajo. Sipas Leskajt jo shumë larg, kohë më parë Kryeministri përsëri sulmoi mediat për çështjen e Gërdecit dhe kjo ka qenë në vëmendjen e të gjithëve se si ai i sulmoi ato, pasi i vunë në dukje shkeljet. Kjo tregon se megjithë sforcon Kryeministri e ka të vështirë të ndryshojë, tha ajo. “Nuk e kanë fajin mediat që varfëria është rritur me ritme galopante, nuk e kanë fajin mediat që Kryeministri nuk ka realizuar të paktën atë që ka premtuar vet për rritjen e pagave dhe pensioneve, apo që qeveria nuk ka bërë indeksimin e pagave dhe pensioneve, i cili duhej bërë në Maj, sipas Ligjit të miratuar nga Parlamenti dhe vendimit të qeverisë së tij”, vijoi numri një i socialistëve kuvendorë. Pra, sipas kreut të komisionit parlamentar të mediave një deklaratë e tillë e hedhur në drejtim të mediave nga kreu i ekzekutivit nuk është aspak e pranueshme. Kjo për vetë faktin se nuk e kanë fajim mediat për mosarritjet e kësaj qeverie dhe nuk e kanë fajin mediat për dështimet e saj. “Pozita e vështirë e kryeministrit për mosmbajtjen e premtimeve nuk mund të kalohet me sulm ndaj mediave”, ka nënvizuar Leskajt në deklaratën e saj.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj