Faqja e Pare | Politike | Leskaj: PS brenda javës propozon draftin paraprak për diskutim lidhur me reformën zgjedhore

Leskaj: PS brenda javës propozon draftin paraprak për diskutim lidhur me reformën zgjedhore

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Kryetarja e Grupit Parlamentar Socialist Valentina Leskaj ka folur dje në lidhje me reformat më të fundit në vend dhe konkretisht për dy reformat më të përfolura kohët e fundit siç

 

Tiranë- Kryetarja e Grupit Parlamentar Socialist Valentina Leskaj ka folur dje në lidhje me reformat më të fundit në vend dhe konkretisht për dy reformat më të përfolura kohët e fundit siç janë ajo në drejtësi dhe zgjedhore. Sipas numrit një të socialistëve kuvendorë përket çështjes së reformës zgjedhore, PS ka kohë që ka ngritur grupin e punës i cili po punon për mendimin e Kodit Elektoral. Gjithçka sipas saj në zbatim të atyre ndryshimeve që u bënë në Kushtetutë lidhur me reformën zgjedhore. Leskaj ka konfirmuar se ka një grup pune në PS i cili po punon për amendimet e Kodit Zgjedhor dhe gjithashtu është shprehur shumë optimiste që brenda javës  do të ketë një draft paraprak i cili do të ketë nevojë të diskutohet në rradhë të parë edhe brenda PS por edhe më gjerë. Gjithashtu në një intervistë Leskaj ka folur edhe për reformën në drejtësi duke thënë se edhe për këtë reformë është duke u punuar me seriozitet në rradhët e PS. Ajo ka shprehur besim që përfaqësuesit socialistë në nënkomisionin për reformën në drejtësi që është ngritur në komisionin e ligjeve janë të gatshëm që të tregojnë në të gjithë reformat ose në gjithë projektet që vijnë nga qeveria.  

Zonja Leskaj, flitet shumë për dy reformat siç janë ajo zgjedhore dhe reforma në drejtësi, por ku mund të themi se jemi konkretisht në lidhje me këto dy reforma?  

Natyrisht që këto dy reforma ne i kemi konsideruar si reforma jetike dhe prandaj jemi angazhuar shumë seriozisht në këto dy reforma. Natyrisht unë mund të jap përgjigje për pjesën që i përket PS, porsa i përket pjesës tjetër është pala tjetër që i jep përgjigje. Porsa i përket çështjes së reformës zgjedhore, ne si PS ka kohë që kemi ngritur grupin e punës i cili po punon për mendimin e Kodit Elektoral. Pra në zbatim edhe të atyre ndryshimeve që u bënë në Kushtetutë lidhur me reformën zgjedhore. Do të thotë që ndryshimet natyrisht që diktojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ka një grup pune në PS i cili po punon për amendimet e Kodit Zgjedhor dhe besojmë që brenda javës  do të kemi një draft paraprak i cili do të ketë nevojë të diskutohet në rradhë të parë edhe brenda PS dhe natyrisht të asaj që do të ketë një diskutim tjetër.  

A ka “de jure” një komision të reformës zgjedhore, pasi dihet që afati i përcaktuar nga kuvendi për komisionin e posaçëm ka përfunduar? 

“De jure” nuk ka asnjë komision të reformës sepse komisioni i reformës zgjedhore i ka mbaruar mandati shumë kohë më parë dhe në bazë të mandatit ai komision nuk ekziston më, por do të thotë që ne nuk kemi një komision të reformës zgjedhore aktualisht. Ne jemi në diskutim të kësaj çështje po si PS paraprakisht ne kemi punuar për t’i dalë përpara, për të mos vonuar reformën zgjedhore, për të qenë në kohë lidhur me amendimet e Kodit. Kjo në mënyrë që Kodi Zgjehdor të mos bëhet pengesë për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme. Për këtë arsye grupi i ekspertëve po punon dhe thashë brenda javës do të ketë një draft paraprak.  

Po përsa i përket ndryshimeve për sistemin? 

Sistemi do të mbetet ai që është miratuar në Kushtetutë, do të thotë një sistem proporcional, rajonal me lista shumë emërore dhe nuk od të ketë korrigjime të tjera besoj. 

Zonja Leskaj, ju jeni kryetare e grupit parlamentar socialist, çfarë mund të thoni në lidhje me reformën në drejtësi? 

Përsa i përket reformës në drejtësi natyrisht që siç e kemi thënë ka një nënkomision i cili është ngritur me një vendim të parlamentit dhe me propozim të PS. Sigurisht që ky komision të fillojë nga puna ka nevojë për ushqim, pra ka nevojë për materiale, ka nevojë për reforma dhe është qeveria e cila duhet të sjellë propozimet në mënyrë që komisioni të ketë material për të vazhduar më këtë reformë.  

Mendoni se do të zgjasë dhe shumë deri në arritjen e një përfundimi të kësaj reforme?   

Unë besoj që jemi në prag. Besoj që përfaqësuesit tanë në nënkomisionin për reformën në drejtësi që është ngritur në komisionin e ligjeve janë të gatshëm që të tregojnë në të gjithë reformat ose në gjithë projektet që vijnë nga qeveria.  

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative