Faqja e Pare | Politike | Islami: Reforma zgjedhore do të mbarojë brenda sesionit parlamentar të verës

Islami: Reforma zgjedhore do të mbarojë brenda sesionit parlamentar të verës

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

“Brenda sesionit të verës ne jemi të angazhuar dhe unë besoj që ky sesion vere do të mbyllet me përfundimin e të gjitha ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që ka të bëjë me atë që në Shqipëri quhet reforma zgjedhore”

  

“Brenda sesionit të verës ne jemi të angazhuar dhe unë besoj që ky sesion vere do të mbyllet me përfundimin e të gjitha ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që ka të bëjë me atë që në Shqipëri quhet reforma zgjedhore”  

Tiranë- Partia Socialiste ka shprehur edhe njëherë dje angazhimin e saj për mbylljen sa më shpejt të një reforme të rëndësishme siç është ajo zgjedhore. Deputeti socialist, bashkëkryetar i komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Kastriot Islami i është përgjigjur dje interesimit të mediave se deri ku është reforma zgjedhore dhe çfarë po bën PS në lidhje me realizimin e saj. “Tashmë reforma pritet të kalojë në aspektin ligjor, sepse konceptimi i saj përmes përcaktimit të sistemit zgjedhor është i qartë, nëpërmjet amendamenteve kushtetuese. PS ka tashmë një platformë të qartë dhe për më tepër me një përcaktim kushtetues. Një grup i rëndësishëm juristësh po e detajojnë atë dhe po e përkthejnë në nene që do të pasqyrohen në Kodin Zgjedhor. Të gjitha mekanizmat parlamentarë janë prezent dhe në momentin që do të jenë të gatshme këto përcaktime, përmes neneve ligjore, do të jenë në funksionim të gjithë mekanizmat e parlamentit shqiptar për të realizuar ndryshimet në kodin zgjedhor dhe të asaj që quhet reforma zgjedhore. Mund t'iu siguroj për një gjë që brenda sesionit parlamentar të verës gjithçka do të jetë e përfunduar”, tha Islami. I pyetur në rast se do të ngarkohet një komision parlamentar në nivel politik apo në nivel teknicienësh në lidhje me arritjen e përfundimit të kësaj reforme, Islami është përgjigjur se “që të gjithë mekanizmat kuvendore janë prezent në parlamentin shqiptar, pra komisionet konsiderohen elementë politikë të organizimit të parlamentit shqiptar natyrisht çdo parlament ka asistencën teknike dhe profesional që do të vihet në funksion në rastet që do të jetë e nevojshme, ndërkohë që partitë politike të gjitha kanë ekipet e tyre me teknicienë dhe profesionistë për të hartuar draftet sapo të jenë bërë amendamentet përkatëse”. Gjithashtu deputeti i Partisë më të madhe të opozitës është shprehur shumë optimist në lidhje me arritjen e përfundimeve pozitive përsa i përket reformës zgjedhore që në këtë sesion parlamentar duke thënë se parashikohet që të mbyllet gjithçka përpara sesionit parlamentar të verës. “Brenda sesionit të verës ne jemi të angazhuar dhe unë besoj që ky sesion vere do të mbyllet me përfundimin e të gjitha ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që ka të bëjë me atë që në Shqipëri quhet reforma zgjedhore”, ka përfunduar argumentin e tij Islami.  

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative