“Lider të së Ardhmes”- zhvilluar me studente te Universitetit Marin Barleti ne kryeqytet
Fondacioni “Qemal Stata” në bashkëpunim me Partinë Laburise Britanike fillojnë sot një program intensiv trajnimesh dhe debatesh publike me qëllim zgjerimin e kapaciteteve politike të të rinjve
Fondacioni “Qemal Stata” në bashkëpunim me Partinë Laburise Britanike fillojnë sot një program intensiv trajnimesh dhe debatesh publike me qëllim zgjerimin e kapaciteteve politike të të rinjve si dhe nxitjen e aktivizimit të tyre në politikë duke krijuar gjeneratën e re të Liderëve të së Ardhmes. Ky program do të shtrihet në çdo qark të vendit dhe do të zgjasë 1 vit.
Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Qemal Stafa, Saimir Tahiri në shpalljen e këtij programi deklaroi: “Unë sot në fakt kam privilegjin që në emër të Fondacionit Qemal Stafa dhe Partisë Laburise Britanike të anoncoj një program intensiv aktivitetesh që fillon sot e në kuadër të së cilit do të zhvillohen trajnime dhe debate publike në të gjithë qarqet e vendit, aktivitete që synojnë përfshirjen e të rinjve në politikë dhe krijimin e gjeneratës së re të politikanëve.
Vetëm duke rritur kapacitetet e rinisë, por edhe duke nxitur aktivizimin e tyre në vendimmarrjen politike, duke ndërtuar me sukses gjeneratën e re të atyre që do të marrin në dorë dhe do të përcaktojnë zhvillimet e pritshme të vendit, ne do të mund të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët.
Në Shqipërinë tonë ku korrieri i picave vjen më shpejt se policia, ku dështimi shitet për sukses dhe gënjeshtra për të vërtetë, në këtë vend ku të jesh i ndershëm dhe punëtor nuk përben më virtyt, por premisë për të mbetur përjetësisht i varfër, na lind për detyrë t’i provojmë injorancës, varfërisë, korrupsionit dhe paaftësisë se nuk kanë më shokë ndërmjet nesh. Dhe këtë duhet ta bëjmë sot, jo nesër, sepse kjo është ajo që ne të gjithë meritojmë.
Ne të gjithë bashkë kemi përgjegjësi për të ardhmen e vendit, në dallim nga maxhoranca e sotme, që vetëm përgjegjësi dhe përkushtim për të ardhmen tonë nuk ka. Ne kemi përgjegjësi jo vetëm për atë që mund të bëjmë vetë, por kemi përgjegjësi edhe për bashkëmoshatarët tanë që enden rrugëve në kërkim të një pune apo të bashkëmoshatarëve tanë që jetojnë në fshat, e që ndryshe nga ju nuk mësojnë, por janë të detyruar të punojnë bashkë me prindërit për të siguruar bukën e gojës. Duhet të flasim edhe me zërin e tyre. Ashtu siç kemi përgjegjësi edhe për ata që vijnë pas, pra për brezat e nesërm që meritojnë një të ardhme më të mirë. E kjo përgjegjësi kalitet tani, kalitet sot dhe jo më vonë.
Misioni ynë në këtë program është i dyfishtë, të zgjerojmë botëkuptimin tonë për politikën, jo me përçmim por me gjykimin e ftohtë të një qytetari të kujdesshëm, dhe ç’është më e rëndësishme, të aktivizohemi me të gjitha kushtet, edhe sikur kjo sipërmarrje të kërkojë energji pafund për të hedhur poshtë murin e ndryshkur të politikës së vjetër. Ne mund të mos dimë nëse do jemi të suksesshëm ose jo, mund të mos dimë nëse do ia dalim apo jo, por një gjë e dimë të sigurt, se pa e provuar nuk mund të dimë asgjë përveç se të shohim si spektatorë përtacë ata që padrejtësisht luajnë me fatin tonë pse ne nuk provuam. Dhe me lejoni që këtë të mos e konsideroj arsye të vlefshme.
Pikërisht ky është qëllimi i këtij programi, të formojë një aksion të madh rreth të cilit do të mblidhen energjitë dhe kapacitetet më të mira të rinisë së sotme, të atyre që bëhen gati sot për të qeverisur nesër.
Së fundi do të doja t’ju falenderoja duke ju ftuar të bëheni pjesë aktive dhe thelbësore e këtij programi, të bëhemi të gjithë pjesë e të njëjtit rrugëtim, që është rrugëtimi ynë për të krijuar liderët e të ardhmes.
2. Evazioni është gërryes i bazës tatimore dhe për pasojë dhe të të ardhurave. Çështja e evazionit është në esencë një problem ligjor me aspekte ekonomike. Ky problem është mjaft shqetësues në Shqipëri. Sa më i madh evazioni aq më shumë duhet të ngrihen përqindjet e tatimeve që të kompensohen të ardhurat që duhen mbledhur. Tatimpaguesit e ndershëm për pasojë duhet të paguajnë përqindje më të larta tatimore. Ka gjithmonë kosto dhe përfitime që shoqërojnë evazionin. Përfitimet për tatimpaguesit janë më pak tatime të paguara ndërsa kostot janë të lidhura me penalitetet. Prandaj për të ulur evazionin propozohet rritja e probabilitetit për ta zbutuar dhe nga ana tjetër rritja e penaliteteve ndaj tatimpaguesve që janë zbuluar. Prania e tre komponentëve si: Investigimi, Informacioni dhe Njësia e Ekonomisë Informale, do të kompletonte aktivitetet e masave shtrënguese dhe kjo do të plotësohej me rishikimin e neneve të Kodit të Procedurave Penale për shkeljet në fushën e tatimeve.
3. Legjislacioni është një nga fushat e debatuara. Sistemi tanishëm ligjor tatimor përmban plot kontradikta, mbivendosje, mospërputhje dhe hapësira brenda vetes dhe përkundrejt ligjeve të tjera që nevojiten të adresohen. Mungesa e qartësisë i krijon mundësinë inspektoreve tatimore që të interpretojnë ligjin sipas dëshirës duke i hapur rrugën korrupsionit të mundshëm dhe nga ana tjetër bëhet pengesë serioze për investitorët dhe tatimpaguesit e tjerë. Ky material propozon rishikimin e legjislacionit ekzistues për të identifikuar kontradiktat dhe parregullsitë dhe harmonizimin e legjislacionit me ligjet e tjera të shtetit dhe të EU. Në një nënndarje të veçantë është trajtuar problemi i Biznesit të Vogël i cili është dhe ai votues i programeve të qeverive të ndryshme dhe meriton një vend të veçantë në trajtimet tatimore që lidhet me veçanësitë që karakterizon bizneset e këtyre përmasave.
4. Suksesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) në përmbushjen e detyrës së saj ndaj shtetit, e cila konsiston në mbledhjen e tatimeve, për të cilat tatimpaguesit detyrohen t’i paguajnë në bazë të ligjit, është në varësi të aftësive, ekspertizës dhe motivimit të personelit të saj për të kryer një punë efektive. Në mënyrë që të arrihet ky objektiv, është e nevojshme që DPT të punësojë njerëzit më të përshtatshëm për detyrat e saj dhe t’i sigurojë atyre trajnimin e nevojshëm. Sidoqoftë, me tepër se kjo, ato do të duhet të nxiten dhe të motivohen duke ju krijuar kushte të drejta dhe të barabarta punësimi, ku secilit t’i llogariten qartë veprimet dhe arritjet e tij. Atyre që realizojnë mirë detyrat, duhet t’u njihet kjo gjë dhe të shpërblehen në mënyrën e duhur. Ngjashmërisht, pritet që ato që nuk do t’ i realizojnë detyrat me efektivitet dhe do të jenë të korruptuar do të trajtohen në përputhje. Për të arritur këtë duhet të vihen në punë sisteme të qarta dhe të rregullta që kuptohen dhe pranohen përgjithësisht si të drejta dhe të arsyeshme dhe që zbatohen dhe vrojtohen në mënyrë të vazhdueshme.
5. Ky material nënvizon faktin që Teknologjia e Informacionit (TI) duhet të jetë ndihmësja më besnike e administratës tatimore. Nëpërmjet këtij funksioni bëhet e mundur arritja e një kontrolli plotësisht të integruar të tatimpaguesve dhe pagesave e deklarimeve që ato bëjnë për të gjitha tatimet që menaxhohen nga DPT-ja. Ky është funksioni që duhet të ndjekë kërkesat e stafit teknik të administratës tatimore për menaxhim dhe t’ i përgjigjet me raporte të detajuara për çfarë ndodh me tatimpaguesit dhe pagesat e tyre.
TI dhe pse është mbështetur me një projekt të financuar nga Komisioni Evropian (CARDS) nuk po i përgjigjet si duhet zhvillimeve të kërkuara prandaj materiali propozon dhënien e funksioneve të IT një kompanie private për menaxhim, si dhe domosdoshmërinë e lidhjes on- line të zyrave tatimore.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj